Hiqni dorë nga përçarja në Krahinën e Mollës së Kuqe!

Opinione

Hiqni dorë nga përçarja në Krahinën e Mollës së Kuqe!

Nga: Dashnim Hebibi Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 17:20
Autori Dashnim Hebibi

Kush është gazi i flakës në Krahinën e Mollës së Kuqe? Mungesa e unitetit midis shqiptarëve në Luginën e Preshevës ( Krahinës së Mollës së Kuqe) po i thellon edhe më shumë problemet! Fryma e përçarjes është shumë e madhe në ato treva.

Na duhet një unitet!

Të ftohen edhe veprimtarët e Krahinës së Mollës së Kuqe, që nuk janë në skenën politike lokale, që veprojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Veriore, diasporë dhe të bashkohen,  për të mirën e asaj etnie. Larg inateve, larg egos, po bashkimit! Jemi në një situtë shumë serioze. Besoj shume, se kjo mundet te arrihet. Të bëhemi bashkë në një sofër uniteti, për hirë të gjakut të atdhetarëve, gjeneratës së re dhe ardhmërisë.

Nuk është ajo tokë, vetëm e atyreve që janë në politikë me pozita, por ka veprimtarë të shumtë, që kanë punuar e punojnë pa qenë pjesë e një subjekti politikë andej. Të mos shikojmë dhe të mos na dëgjohet zëri. Krahina e Mollës së Kuqe është e çdo shqiptari!

Të mos luhet me fatin tonë, të mos mbetet ai vend i shkretë, pa të rinjë, shumë shtëpi të mbyllura, prindër të vetmuar, tokë e bingove, kazinove... ajo tokë ka lind Akademikë, trima të fjalës e pushkës! Nuk jam për debate televizive sa për klikime, jam për ti shërbyer për unitet. Kjo përçarje dihet ku çon ujë! Armiqësimi po na shkatërron dita ditës!  Urrejtja prodhon më shumë urrejtje; respekti fal gjithçka.

Ka ajo pjesë e Peonis Dardane, personalitete apolitike, që të hartojnë një plan dhe ti ftojnë në një takim të gjitha partitë politike dhe të diskutojnë dhe ti lëjmë inatet me një anë dhe të ecim te para në këtë situatë, ku e gjithë bota është drejtuar nga Kosova, që të mos mbetet anash edhe kësaj here Krahina e Mollës së Kuqe!

Për mungesë të diskutimit, planet dështojnë; me shumë këshilltarë, ato kryhen. Fjalët e mira janë pemët e jetës! Ai që e do korrigjimin e do jetën! Të mos shtyhemi, se kush po ofendon më shumë! Ai që pranon gabimin dhe nuk e përsërit është e ardhmja! Tekefundit, të gjithë njihemi mes veti! Të gjithë kemi ndejtur bashkë! Të jesh në një subjekt tjetër politikë të mos shikohet si armik! Të mos vonohemi, se jemi humbës! Mundemi dhe besoj në unitet! Të mos presim! Faji është jetim! ( Shkruan publicisti, poeti, shkrimtari, studiuesi dhe ambasadori i paqes, Dashnim Hebibi në profilin e tij ne Facebook) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat