A hyri edhe Albini në “grushtin” e ndërkombëtarëve!?

Opinione

A hyri edhe Albini në “grushtin” e ndërkombëtarëve!?

Nga: Florim Zeqa Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 06:53
Florim Zeqa

Vendi ka nevojë per ndërrim të çasjes qeverisëse e jo ndërrim të figurave politike në pushtet. I quajta figura politike, pasi të tilla janë. Të gjithë liderët partiak deri tek ky i fundit që erdhën në pushtet, të gjithë përfunduan në duart e ndërkombëtarëve.

I padëgjueshmi i deridjeshëm i ndërkombëtarëve

Edhe pse me rezistencë dhe shumë vështirësi, edhe Albin Kurti hyri në grushtin e ndërkombëtarëve. Ndodhi kështu për të mbajtur pushtetin në gjysëm shtet apo ishte i shantazhuar! Këtë mbetët të na tregojë kryeministri ynë, i padëgjueshmi i deridjeshëm i ndërkombëtarëve.

Republika e Kosovës ditëlindjen e 15-të është duke e pritur me qeverisjen më kredibilitetin më të lartë qytetarë si asnjëherë më parë, por edhe me 1001 probleme të brendshme dhe të jashtme; me krizë sociale dhe energjetike, në veçanti në veri të vendit, ku komuniteti serbë që nga paslufta e shtrytëzon energjinë elektrike të Kosovës pa pagesë!

Nuk është e largët koha kur Albin Kurti kundërshtonte çdo gjë dhe gjithçka, përfshirë edhe pagesën e rrymës në veri nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Kryeministri i vendit Albin Kurti deklaronte, madje edhe zotohej se nuk do të subvenciononte energjinë elektrike për serbët në veri të vendit. Mirëpo, po e bën krejtësisht të kundërtën e asaj çfarë ka deklaruar. Për çdo muaj ‘Qeveria e Kosovës’ është duke paguar miliona euro të rrymës së shpenzuar në veri nga paratë e taksapaguesve të varfër të pjesës jo serbe të Kosovës!

Siq dihet, njëri ndër rekomandimet e kuvendit ishte që Qeveria e Kosovës obligohej të gjente zgjidhje brenda afatit 6-mujor për të shtrirë sistemin e faturimit në komunat veriore gjë e cila akoma nuk ka ndodhur dhe nuk dihet nëse do të ndodhë me këtë qeveri!

“Më mirë të mos ish kanë Hajra”

Albin Kurti tashmë ka filluar të përballet me realitetin e krijuar pas 17 shkurtit 2008, respektivisht të ballafaqimit me përgjegjësitë politike që ka marrë Kosova nga marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave serbe në Veri të vendit.

Situata në të cilën ndodhet Albin Kurti mes pranimit të realitetit dhe deçertifikimit të vendimeve politike nga kryeministrat paraprakë, më kujton situatën në të cilën ishte ndodhur “Harja”, i cili në pamundësi për të gjetur zgjidhje në situatën enigmatike, kishte folur vet me vete, “Më mirë të mos ish kanë Hajra”! Kur e dëgjuan fqinjët e pyetën, çfarë problemi ki o Hajrë!? Ai iu përgjigjet shkurt, Hajra ma mirë të mos ish kanë!

Prandaj edhe Albin Kurti ndodhet në të njëjtën situatë sikur të Hajrës! Tani ai e ka kuptuar çfarë të bën pushteti! Të bën horë, të bën të jesh ose të mos jesh siq e bëri Albin Kurtin në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara në Bruksel për normalizimin e marrëdhënjeve shqiptaro-serbe me koston e Asociasionit për shqiptarër e shumçka tjetër!

Edhe përkundër premtimeve të shumta për ndryshim, edhe me Albin Kurtin qeverisja e vendit mbeti e njëjtë dhe e pandryshuar në aspektin e brendshëm të zhvillimit ekonomik dhe atij social, e të mos flasim për politikën e jashtme, ku kemi përkeqësim dhe degradim total të imazhit të shtetit tonë në botë dhe pa asnjë njohje ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme “byro politike” e LVV-së

Mosarritja e asnjë njohje të vetme nga ‘Qeveria Kurti’, përjashto njohjen nga Izraeli në Uashington më 4 shtator 2020, mosarritja e asnjë njohje nga tri qeveritë paraprake përgjatë katër viteve të fundit flet shumë për katandisjen e politikës së jashtme të Kosovës.

Siq dihet, njohja e fundit e Kosovës para se të ndodhë njohja nga Izraeli, ndodhi pikërisht në shkurt të vitit 2018 nga shteti i Barbados. Kështu pra, në këtë përvjetor të 15-të të shtetit të Kosovës duhet ta kujtojmë edhe “vdekjen klinike” të politikës së jashtme.

Nga ajo kohë e deri më sot asnjë njohje si produkt i politikës së jashtme, gjegjësisht Ministrisë së Punëve të Jashtme, madje asnjë sinjal pozitiv për njohje të reja!

Ministria e Punëve të Jashtme më shumë ngjet një “byroje politike” sesa një diplomacie të mirëfillt të një shteti sovran!

Emërimi i anonimëve politik në krye të përfaqësive tona diplomatike, ka bërë që Ambasadat e Kosovës të jenë jofunksionale dhe të papërfillshme nga vendet respektive ku përfaqësohemi si shtet i pavarur dhe sovran!

Kosova mbase është i vetmi vend në rajon dhe më gjerë ku nëntoka kriminale ende është mbi ligjin dhe vendos për gjithçka natën e ditën dhe ku për shkak të mossundimit të ligjit pandëshkueshmëria e kriminelëve është bërë normë, ndërkaq pabarazia qytetare është bërë rregull e pashkruar në (pa) drejtësinë kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat