Eksterritorialiteti i Kishave serbe në Kosove është Ri kolonizim i Kosovës

Opinione

Eksterritorialiteti i Kishave serbe në Kosove është Ri kolonizim i Kosovës

Nga: Milazim Maraj Më: 16 mars 2023 Në ora: 19:11
Milazim Maraj

Në vitin 1830 ishin vetëm 40-50 mijë serbë ( shënim nga Vaso Çubriloviqit).

♦ Dr. Fahri Xharra, nxjerr në dritë një argument që flet shumë: “Në një shënim të Vasa Çubrilloviçit” shkruan së në vitin 1830 kishte vetëm 40 apo,50.mij serb deri të pashallëku i Beogradit. Ata ishin të vendosur në kisha ortodokse të cilat i kishte okupuar Rusia. Madje Dr. Fahri Xharra thotë së edhe kjo shifër është e pa besueshme në kuptimin që është e fryrë.

Numri i serbëve u rrit, për një kohë kaç të shkurtër. Kurse numri i shqiptarëve zbriti tmerrshëm. Studimet gjermane konstatojnë që 22 milion shqiptarë janë në Turqi pra vetëm në Turqi, nuk kemi ndonjë statistikë të shqiptarëve të shpërngulur në shtetet tjera. Nëse këto shënime vlerësohen në dritën ngjarjet pas këtyre viteve në trojet shqiptare shihet qartë së vazhdon më tutje e njëjta politike agresore, vetëm në forma dhe rrethana të reja. Këmbëngulja serbe për eksterritorialitet të kishave që i quajnë serbe(kishat tona) dhe rreth tyre siguron hapësira 20 e më shumë hektarësh tregon qëllimin e tyre.

Tregon së ky qellim është i pa ndryshueshëm, është ai i para dy shekujve. Ata do të fillojnë me ri kolonizimin e këtyre tokave. Përsëri, synojnë, ndryshimin demografik në këtë pjesë të Dardanisë. Masatë që kishte marrë nga viti 1830, nuk ndryshojnë aspak nga ato të viteve 1980 dhe lufta që e bëjnë tani pas vitit 2000. Mbyllja e shkollave, vrasja e mësuesve, helmimi masiv i nxënësve me helme luftarake të ndaluara më konventa ndërkombëtare, 450 masakra në vitin 1998/99 ndaj popullatës pasive shqiptare, fshahja dhe kërcënimi i atyre që i tregojnë varrezat masive të shqiptarëve. Vrasje e fëmijëve rreth 1500 fëmijë shqiptarë në vitin 1999 në Kosovë, dhunimet seksuale të20.000 grave.

Shpërngulja masive e shqiptarëve dhe projektet për kthimin e krimineleve serb të shpërngulur. Projektet e më hershme për të ndaluar lindjen e shqiptarëve, poshtërimet e grave shqiptare, presionet, shantazhet, plaçkitjet, dhuna nga policia dhe ushtria serbe ndaj shqiptarëve. Tortura që u behët shqiptarëve që kalojnë nëpër Serbi, arrestime dhe vrasja e tyre në burgje serbe, dhe në fund projekti i realizuar për Kosovën tokë e djegur.

Kjo luftë nuk po ndryshon, deri sa në parlamentin e Kosovës deputetet tonë përplasën me inate, personale ndaj njeri tjetrit për çështje hiq të rëndësishme për kombin dhe atdheun tonë. Parlamenti i Kosovës kurrë nuk e vuri në rëndë vrasjen e 10 shqiptarëve të pa fajshëm dhe shpërnguljen e 13.000 shqiptarëve nga fshatrat e veriut të Mitrovicës, që u shpërngulën me dhunë nga shtëpitë dhe tokat e veta në vitin 2000 para syve të KVOR-it francez. Ministria për kthimin e të shpërngulurve do të duhej të merrej së pari më këta të shpërngulur pastaj të i shikojnë listat e serbe që janë shpërngulur, jo nga dhuna por, për të ikur dënimeve nga krimet e bëra ndaj shqiptarëve ose eventualisht ndonjë hakmarrjes nga familjarët e dëmtuar nga ata.

Për thirrje që të vrasin shqiptarët, për kërkesën e armëve, për djegien e shtëpive të tyre. Kjo është edhe më e rëndë kur sheh që edhe vëllezërit tonë nga Shqipëria nuk ndjejnë dhimbjet tona, ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me armiqtë tonë shekullor për interesa të ulëta, duke lënë anash gjithçka është kombëtare dhe interes i atdheut dhe kombit të tyre. Shtatë biznesmen shqiptar të lidhur me oligarkët rus, biznesmen shqiptarë të Kosovës me ata serb, dhe sjellja në Kosovë e produkteve serbe tregojnë zhgënjim marramendës. Këta të mjerë nuk e shohin grumbullimin e oligarkëve rus në Beograd dhe pjesët tjera të Serbisë. Ky është një zbarkim i ri i Rusisë në Gadishullin Ilirik. Statusi i tyre prej refugjatit të ikur nga lufta në Ukrainë është (perde moderne) për të kamufluar këtë pjesë të mozaikut të (Botës Ruse). Asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi ekspansionit i Rusisë.

Serbia është një ishull rus në Evropë dhe sa më shumë të rritet dhe fuqizohet është sukses i Rusisë në realizimin e projektit të saj për Botën ruse. ASK në Kosovë bashkë me Kishat serbe janë dy faktor pionier që Rusia i ka përdorur në të gjitha etapat e historisë. Vajtimet e krokodilit për të drejtat serbe në Kosovë do të jenë refren monoton në historinë tonë sa dot të drejta që u jepen. Këto bisedime24 vjeçare nuk do të sjellin paqe në Gadishullin Ilirik, përkundër gëzimeve të diplomatëve aktiv të kësaj kohe. Këto projekte do të jenë detonator për shpërthime të ardhshme. Serbia nuk turpërohet për asgjë.

Përkëdhelja e saj nga Evropa dhe SHBA është mundësi e llastimit të mëtutjeshëm të saj. Ne duhet të u kthehemi shpejt obligimeve tona. Nuk do të kemi jetë të lumtur në Kosovën me popullatë të vuajtur. Sa më shpejt të u kthehemi çështjeve të rëndësishme kombëtare duke aktivizuar terë potencialin tonë, intelektual dhe profesional që e kemi brenda dhe jashtë Kosovës. Mendoni për pasardhësit tonë. Dënimet historike nuk do të ndërrojnë gjë në pasojat e humbjes së kësaj kohe tepër të çmueshme, tepër të rëndësishme. Mos tradhtoni besimin e njerëzve tuaj që u besuan aq shumë. Që u nderuan me postet që keni dhe jetën me standarde që siguruat. Tregohuni të arsyeshëm JU LUTËMI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat