Insistimi ndërkombëtar në dialog është vazhdim i padrejtësve historike ndaj kombit shqiptar

Opinione

Insistimi ndërkombëtar në dialog është vazhdim i padrejtësve historike ndaj kombit shqiptar

Nga: Luz Tomaj Më: 17 mars 2023 Në ora: 07:33
Autori Luz Tomaj

Dialogu Kosovë – Serbi zhvillohet vite me radhë, mjerisht, i inicuar nga Serbia, e cila është egzekutore e krimeve gjenocidiale ndaj shqiptarve, respektivisht Kosovës. Një gjë të tillë, nuk e shënon historia. Për më teper, ndërmjetësuesit ndërkombëtar – BE madje edhe SHBA, nuk përpiqen që, në dialog, të vijë në shprehje edhe drejtësia, nuk e kuptoin fare se, në proces janë dy shtete – Serbia agresore, egzekutore e krimeve gjenocidiale dhe, Kosova viktimë e Serbisë.

Ndërmjetësuesve, nëse fjala iu shkon në vesh, nuk iu shkon edhe në tru, në kokë fare. Ndaj, edhe komunikimi verbal nuk ka efekt.

Në fillim do i veçojë dy momente themelore, të cilat nuk e kanë mbështetjen juridike.

Së pari, çështja e themelimit të çfarëdo asociacioni, është e drejtë e qytetarëve, qoftë individual, grupor apo e donjë institucioni. Nëse asociacioni themelohet në përputhje me legjislacionin, askush nuk mund ta pengojë. Me fjalë tjera, që në fillim të procesit, është dashur që Kosova të refuzojë çdo insistim të Serbisë dhe të ndërmjetësuesve, për një asociacion me kompetenca jashtligjore, dhe

Momenti i dytë shtrohet pyetja se dialogu a është ndërshtetror apo çka.

Derisa BE e konsideron dialog ndërshtetëror, Serbia, me fjalë dhe me kushtetutë, Kosoven e konsideron si pjesë të Serbisë. Nëse edhe BE-ja bën marrëzira, Kosova është dashur që nga fillimi, të rrefuzon dialogun derisa Serbia nuk e pranon shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Kosova duhet t’ua përkujtojë ndërkombëtarve padrejtësitë historike ndaj kombit shqiptar.

Të dhënat historike flasin se, në agjendën e Serbisë, vazhdimisht ishte zhdukja e shqiptarëve ndërsa bashkësia ndërkombëtare, në veçanti Europa, nuk ishte fare objektive. Objektiviteti, mjerisht po i mungon edhe sot e kësaj dite.

Nëse Shqipria, së paku shtresa aktuale politike, nuk okupohet fare me situaten kombëtare, Kosova duhet të përpiqet dhe, t’ua përplas në tryezë edhe ndërmjetësuesve edhe institucioneve europiane dhe botërore.

Kombi shqiptar, është i vetmi, së paku në Europë, i cili është i shpartalluar – Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mali I Zi, Greqi….. ndonëse është kombi më i vjeter. Serbët erdhen në Ballkan dhe u koncentruan rreth Beogradit të sotëm – Pashalluku i Beogradit, me kalimin e kohës e okupuan pjesën e madhe të Dardanisë.

Serbia bëri gjenocid ndaj shqiptarëve me 1912 dhe në vazhdimsi.

Në fakt, në nëntor të vitit 1912, Serbia e riokupoi Kosovën. Mjetet informative europiane, informonin se Serbia, bënte krime ndaj shqiptarve, çfarë historia botërore e të kaluares nuk kishte shënuar – vrasje, kallje të fshatrave dhe çkamos tjeter.

Po në nëntor 1912, ndodhi edhe pranimi i shtetit të Shqipërisë, i cili, nuk e mbulonte as gjysmen e trevës shqiptare.

Në këtë aspekt, shkrimtari dhe politikani anglez -HUGH SETON-ËATSON, i cili, përveç tjerash, në fillim të Luftes II, kishte qenë përfaqsues i diplomacisë angleze në Beograd, në librin NATIONS and STATES (kombet dhe shtetet) botuar me 1977, përveç tjerash, bënë fjalë edhe për ish Jugosllavinë. Si problem të radhës i sheh shqiptarët. Në fakt, shkruan Hugh, shqiptarët në ish Jugosllavi janë më shum se kombi malazez apo maqedon, janë të koncentruar përbuz kufirit me Shqipërinë, ndaj, kërkesa për formimin e Republikes së 7 të ish Jugosllavisë apo, për bashkimin me Shqipëri, nuk mund të refuzohet.

Përndryshe, pas krimeve gjat vitit 1912, Serbia nuk kishte të ndalur me vrasje dhe me shpërnguljen me dhunë të shqiptarve për në Turqi dhe gjetiu. Është i mirnjohur plani i Serbis, sipas propozimit të Qubrilloviqit, në vitin 1937, i cili kishte deklaruar se, nëse Gjermania i shpërngul jevrejt, nëse Rusia transferon miliona nga një pjesë në pjesën tjetër të kontinentit, nuk do ndodh donjë luftë botërore nëse Serbia shpërngul disa qindra mijëra shaqiptarë. Pas Luftes II, po ky Qubrilloviqi, anëtar i akademisë së shkencave edhe të Serbisë edhe të Rusisë, në Qeverinë e parë të ish Jugosllavisë, nominohet Ministër i agrokultures dhe, me reforma të ndryshme, shpërngul kosovarët dhe sjell serb dhe malazez në Kosovë, me qëllim të ndryshimit të strukturave të popullatës.

Në vazhdim, në sipërfaqe del A. Rankoviqi, bashkëpuntor i afërt i Titos. Përveç pozitave tjera, e kishte edhe postin e udhëheqsit të Shërbimit të sigurimit shtetror – UDB-së. Përveç maltretimeve fizike të shqiptarëve, kishte vazhduar, në mënyrë permanente, edhe me shpërnguljen, nën presion të shqiptarëve. UDB-në e përbënin serbët dhe malazezët dhe nji numer I vogël i shqiptarve të “zgjedhur”

Me përqindje, në vitin 1956, në Kosovë, kështu ishte struktura e UDB-së dhe popullatës:

Pjesmarrja në UDB popullata

Serbët 58.3% 23.5%

Malazezët 28.3% 3.9%

Shqiptarët 13.3% 64.9%

Struktur kjo e cila funkcionoi deri në vitin 1967 kur edhe u zbulu lidhja dhe veprimet e tij me shërbimet ruse, kur, Rankoviqi u largua nga të gjitha postet.

Kur do e kuptojë Europa se, në kontinent, e vetmja është Serbia, e cila pretendon okupime, pretendon se të gjith serbët duhet me qenë nën një ombrellë, që edhe aty ku gjindet një serb, duhet të quhet Serbi!!!

Nuk është sekrete se Kryetari I Serbisë Vuçiq dhe Daçiq, ishin bashkëpuntorët më të afërt të Millosheviqit. Ate që bëri Millosheviqi, në agjendë e kanë edhe Vuçiq dhe Daçiq.

Serbët në Kosovë, në asnjë mënyrë nuk janë të kanosur. Përkundrazi, janë të privilegjuar. Me manipulime të ndryshme politike, edhe Vuçiq edhe serbët e Kosoves, kërkoin konflikt dhe mospranimin e shtetit të Kosovës.

Nuk ka turp më të madh!!! Kaluan 24 vite nga lufta, 15 vite nga shpallja e pavarësisë, në aspektin e gjenocidit, të kërkesës për dëme të luftes, akoma, nuk u ndërmuar edhe asnjë hap.

Kosova, vërtetë akoma nuk është anëtare e OKB. Gjykata ndërkombëtare e drejtsisë është institucion i OKB dhe iu shërben shteteve anëtare. Megjithatë, Statuti i gjykates në fjalë, kur flet për palët, në mënyrë decidive thot se, përveç

shteteve anëtare të OKB-së, para gjykatës mund të paraqiten edhe shtetet joanëtare. Dallimi është se shtetet joanëtare, e kanë për obligim paguarjen e shpenzimeve të procedures.

Lëvizni more lëvizni!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat