Hasta la vista Kosova

Opinione

Hasta la vista Kosova

Gëzim Muçolli Nga Gëzim Muçolli Më 19 mars 2023 Në ora: 14:09
Josep Borrell

Josef Borrell i Fontelles, politikan dhe ekonomist spanjoll më nënshtetësi të Argjentinës, ish kryetar i Parlamentit Europjan (2004-2007), ish ministër spanjoll i punëve të jashtme(2018-2019) dhe aktualisht Përfaqësues i Lartë i UE për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, po tregohet shumë aktiv në bisedimet e detyrueshme midis Kosovës dhe Serbisë.

Edhe në Ohër ishte mjaft i vendosur që ta mbyllte këtë takim europjançe, dmth. të ishte sukses i tij personal, pa u mërzitur fare pse është duke u dukur si treguesi më i drejtpërdrejtë i fytyrës së asaj pjese të korruptuar të Europës që paturpësisht i vë në baraspeshë viktimën dhe agresorin, pa u lodhur të vendoset drejtësia njëherë e përgjithmonë.

Josef Borrell (Reino de Espana) dhe Miroslav Lajçak (Slovenska republika), janë politikanë të fuqishëm që flasin në emër të UE ku ata përfaqësojnë dy shtete që ende nuk e kanë njohur pavarsinë e Republikës së Kosovës, edhe pse kanë kaluar 15 vite nga shpallja e saj!

Sidomos Borrell është shumë i zellshëm dhe jep urdhëra, sidomos kosovarëve sikur të ishte governator i conquistaderes nga Imperio Colonial Espanol të dikurshëm.

Ai urdhëron: “Menjëhere, kur them menjëhere - them menjëhere”!!!

Edhe ne dimë të urdhërojmë zotëri Josef Borrell:

-Kryeji detyrat që të takojnë dhe shpëtoje nga shkatërrimi Unionin Europjan sepse ke edhe pozitën për çka paguhesh!

Po ta përsëris:

- Shpëtoje UE-në, sepse qe 15 vite i doli boja mosunitetit sepse atëhere e akoma sot, ende 5 shtete anëtare të UE ende nuk e njohin shtetin e pavarur të Kosovës!

Nuk po shohim Unitet e Europa unike pa unitet nuk mund të qëndrojë e të garantojë paqen!

Hapi i parë që duhet ta bëni, është të kërkoni menjëherë që duke filluar nga Spanja, këto 5 shtete ta njohin Republikën e Kosovës dhe ti dërgojnë ambasadorët e tyre në Prishtinë!

Mos e harro as Argjentinën, që e duam shumë, senor Borrell!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat