“Status quoja” ose “konflikti i ngrirë” në Kosovë, lufta në Ukrainë, etika protestante dhe teoria e njohur e Ustinovit

Opinione

“Status quoja” ose “konflikti i ngrirë” në Kosovë, lufta në Ukrainë, etika protestante dhe teoria e njohur e Ustinovit

Nga: Agron Shabani Më: 20 mars 2023 Në ora: 18:15
Autori Agron Shabani

Siç dihet, fati, Zoti, natyra dhe gjeografia, kanë vendosur asisoj që shqiptarët dhe serbët të jenë fqinj ose komshi të njëri tjetrit. Ndërkaq, kushtet, rrethanat, padrejtësitë ose naivitetet e ndryshme historike, politike, ushtarake, paradoksale, reaksionare dhe anakronike të fuqive të mëdha, i kanë "bashkuar" dikur (përdhunshëm) shqiptarët me serbët, në kuadër të mbretërive ose federatave të ndryshme të serbëve ose sllavëve të jugut. Përderisa, luftërat ose konfliktet e përgjakshme ose shekullore nga e kaluara, e sidomos lufta e fundit në Kosovë: shqiptarët dhe serbët, i kanë bërë rival, kundërshtar ose armiq të përbetuar ose historik-kundër njëri tjetrit. Ky është fakti ose realiteti i njohur në marrëdhëniet ose raportet e përgjithshme shqiptaro-serbe.

Ndërkaq, edhe dialogu ose bisedimet e derisotme në mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, Vjenë, Paris, Berlin, Uashington, apo diku tjetër: Si duket, janë mbajtur ose zhvilluar vazhdimisht sipas skenarit ose diktatit të njohur "urbi et orbi","ultima ratio", "sine qua non" etj., të përkthyera në pranimin ose ratifikimin e pakusht të "asociaciacionit" ose "dodik republikës serbe" ne Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, ku ndodhën "Trepça", Ujmani dhe pasuritë tjera vitale ose kapitale të Kosovës dhe shqiptarëve! Ky është një lajm i keq për lirinë (çlirimin), popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin e pavarur, ligjorë, sovran, integral, qytetar, parlamentar dhe demokratik të Kosovës në kuptimin e bërjes së politikës dhe diplomacisë së asgjësë për asgjë!

Luftërat e njohura liridashëse, çlirimtare ose patriotike siç ishte lufta e lavdishme UÇK-së: Nuk na mësojnë kurrë t'i duam pushtuesit e deridjeshëm, apo armiqtë e ndryshëm shekullor ose gjakatar, por t' i urrejmë ose injorojmë ata së bashku me projektet ose planimetritë e tyre makabre, funebre, djallëzore ose satanike-kundër nesh. Se këndejmi, luftërat e lartpërmendura çlirimtare, heroike dhe patriotike, siç ishte lufta e njohur e UÇK-së, të mbiquajtura ose titulluara shpesh edhe si prindërit (baballarët) dhe të lindurit (fëmijët) e parë të një kombi dhe shteti: E kanë efektin dhe mesazhin e njohur determinant ose paradigmatik të përmirësimit dhe përmbarimit të paradokseve, naiviteteve ose padrejtësive të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike dhe të tjera nga e kaluara. Në instancë të fundit, sipas idealeve, koncepteve, formulave ose doktrinave të shquara të luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike: Lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit ose dëshmorit, shpëtojnë lirinë, tokën, nderin, moralin, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmërinë e kombit." Kosova dhe shqiptarët, tani e me tepër se dy (2) dekada vazhdojnë të jetojnë me diktatin dhe monopolin e përgjithshëm të "iluminatit" ose "triumfiratit të lartë ndërkombëtar".

Ndaj, çdo njeri normal dhe racional në këtë botë dhe mbi këtë tokë, i cili i ka vetëm dy fije ose fara truri (jo fara kungulli ose pocerrke) në kokën e tij, dhe i ka lexuar vetëm dy faqe libri ose gazete gjatë tërë jetës së tij, e kishte të qarte faktin se edhe të ashtuquajturit "kalorësit" ose "gardianët e fortë" nga i ashtuquajturi "shteti dhe pushteti i pavarur, autonom, sovran, legjitimi, integral ose i pavarur" i Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcës, Donika Gërvalles dhe atij tjetrit ose asaj tjetrës: Sipas të gjitha gjasave (99 % ose 1OO %)-do e pranojnë si "macen në thes", apo si ".djallin (dreqin) në shishe ose gastare"-karremin ose gogolin e madh të "asociacionit" ose "zajednicës serbe", të përkthyer në "republikë serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës.

2. Ujqërit e ngopur dhe delet në numër....

Se këndejmi, Aleksandër Vuçiçi dhe vuçiçët tjerë serb: Që nga fillimi i dialogut ose negociatave të gjata ose maratonike me palën kosovare, e sidomos në takimet e fundit me Albin Kurtin dhe delegacionin e tij në Bruksel të Belgjikës, në Ohër të Maqedonisë së Veriut e gjithandej, i janë qasur dialogut ose negociatave të diktuara dhe moderuara nga Borelli, Lajçaku, Eskobari, Pallmeri, Grenelli dhe përfaqësues të tjerë të Brukselit dhe Uashingtonit, me moton e njohur supersticioze, triumfaliste, nënçmuese ose proteksioniste:" vukovi siti a ovce na broju!" (ujqërit e ngopur dhe delet në numër)! Kështu që fitues absolut edhe kësaj radhe, kanë dalë "ujqërit" ose hienat e Serbisë në raport me qengjat (manarët) ose "delet e buta" të Kosovës! Me ç ‘rast, "vitrinës së madhe" të sukseseve dhe rezultateve të lakmueshme të politikës dhe diplomacisë serbe në raport me politikën dhe diplomacinë e Kosovës (kuptohet me ndihmën ose presionin e madh të Brukselit, Moskës dhe Uashingtonit)-pos demarkacionëve kufitare të Kosovës në favor të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, enklavave, eldoradove, apendikseve ose "komunave të pavarura serbe" në Graçanicë, Shtërpca dhe gjithandej Kosovës, "pronave ose pasurive të patundshme" të kishave, manastireve, popave, vlladikave ose kalluxherëve serb në Deçan, Pejë, Prishtinë dhe kudo tjetër, tashti do e kenë edhe "dodik republikën serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, të ngjashme ose analoge me "republikën serbe" në Herceg Bosne. Albi Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Bislimi, ose shqiptarët e Kosovës ndërkaq, do e fitojnë të "trashtë e surles", gjegjësisht "liberalizimin e vizave" dhe në fund zbrazjen e tërësishme të Kosovës nga shqiptarët e saj autokton ose etnik, si dhe ikjen ose emigrimin tyre masiv në Gjermani, Francë, Itali ose diku tjetër si "instrumente" ose "vegla të reja freskuese" manuale, mekanike, industriale, teknologjike etj. Plus tribunali ose gjykata speciale kundër ish Presidentit Thaçi dhe komandantëve ose çlirimtarëve të tjerë shqiptar në Den Hagë! Ndryshe nga kjo, duke iu referuar politologjie dhe filozofisë politike: Lufta e re në Kosovë, mund të filloi ose rifilloi pikërisht atëherë kur qeveria (pushteti), politika dhe diplomacia e Kosovës, mendojnë, besojnë ose janë të bindur verbërisht se në raport me paqen ose "pajtimit historik" me Serbinë, çmimi i lirisë dhe pavarësisë së përgjithshme shtetrore, nacionale, politike, territoriale ose gjeografike të Kosovës nga Serbia pushtuese, kriminale, gjakatare, imperiale ose kolonialiste, ka qenë i lirë, apo krejt falas ose gratis! Në këtë prizëm, ka vetëm një dilemë ose problem të thellë, dubioz ose tepër serioz në politikën dhe diplomacinë e Kosovës: Padituria, nebuloza, stupiditeti, jo profesionalizmi, animoziteti, indolenca, amoroziteti, poroziteti, heterogjeniteti, inkompaktibiliteti, anarkoindividualizmi, anarkoliberalizmi dhe invaliditeti i thellë intelektual, profesional, institucional dhe funksional, të përkthyer dhe përmbledhur në fatalitet ose vetëvrasje të përgjithshme shtetërore, nacionale, historike, territoriale, gjeografike, etnike, politike dhe diplomatike të Kosovës dhe shqiptarëve në emër të "politikës dhe diplomacisë" së asgjësë për asgjë!

U mor vesh se nuk janë shqiptarët dhe serbët si gjermanët, anglezët, francezët, italianët ose kombet tjera industriale dhe kapitaliste të Perëndimit, të cilët pas luftërave ose konflikteve të gjata ose shekullore kundër njëri tjetrit: I kanë bashkuar, duke i bërë miq, partner ose aleat të njëri tjetrit, edukata, kultura, nderi, morali, arsimi, shkenca, industria, teknologjia, tregtia, ekonomia, lufta, konflikti, interesi, nevojat, kërkesat dhe përvojat e ndryshme jetësore, materiale, dialektike ose ekzistencialiste në kuadër të BE-së (UE-së), NATO dhe kështu me radhë...sipas maksimës ose etikës së njohur protestante: "Ata që i kanë bashkuar Zoti dhe natyra, le të mos i ndajë dhe përçajë më njeriu!" Këto fakte, argumente, mësime ose leksione të shumta nga e kaluara ose përvojat e hidhura me serbët, nuk ka qenë dashur të fshihen, harrohen, shpërfillën, injorohen, anashkalohen dhe të falën brenda ditës nga ana e politikës dhe diplomacisë së Kosovës, në emër të lezeteve, qelepirëve ose interesave të ndryshme pushtet mbajtëse, politike, karrieriste, profiteriste, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, manifakturave, nomenklaturave dhe të tjera nga brenda dhe jashtë saj. Apo...?! Në politikë të lartë dhe diplomaci, çastet ose momentet e ndryshme "solemne" gjatë të të cilave nënshkruhen (firmosen) ose ratifikohen marrëveshjet ose traktatët e diktuara ose imponuara nga qarqet, strukturat, koniunktura ose politikat e ndryshme ditore ose periodike, shpeshherë janë jetëshkurtër, të papërfillshme, jo serioze, jo valide dhe jo funksionale. 3. Lufta në Ukrainë dhe teoria e njohur e Ustinovit:

Si për të nxitur ose stimuluar nostalgjinë së bashku me sentimentët ose emocionet e ndryshme fetare dhe historike të botës kristiane ose perëndimore nga e kaluara, në njërën anë, si dhe për të zhvendosur, eklipsuar ose katapultuar vëmendjen, interesimin ose koncentrimin e madh të botës së pasur industriale dhe kapitaliste të Perëndimit ndal luftës së paprovokuar kriminale, gjakatare, imperiale, kolonialiste dhe apokaliptike të Rusisë kundër Ukrainës, e sidomos për të shpëtuar ose nxjerrë faqebardhë Presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin (të akuzuar së fundmi për krime lufte nga tribunali ose gjykata ndërkombëtare) së bashku me admiralitetin dhe gjeneralitetin e tij ushtarak ose luftarak, në anën tjetër: Persona (individ), grupe ose qarqe të ndryshme fetare (klerikaliste), radikale, ekstremiste ose ultranacionaliste në Rusi: Duke përfituar nga tërmeti i fundit katastrofal në Turqi, si dhe krizat e njohura sociale, politike dhe ekonomike në sfond, vazhdojnë t'iu sugjerojnë ose rekomandojnë z. Putin dhe gjeneralëve e admiralëve të tij, për një sulm të fuqishëm dhe të befasishëm ndaj Turqisë, sipas skenarit të njohur "bellum omnium contra omnes", në atë mënyrë që të pushtohen Kinstantinopoja (Stambolli), Nikeja (Izmiri), Angora (Ankaraja) dhe qytete ose territore tjera të Turqisë në favor të siç thuhet: "të së drejtës natyrore dhe historike të Rusisë në Stamboll (Kostandinopojë) dhe qytete ose vendbanime tjera legjitime të Rusisë, të aneksuara ose okupuara dikur nga selxhukët ose turqit osmanlinj!"

Se këndejmi, nuk ka dhe nuk do këtë kurrë shërim, por vetëm shtyrje ose shumëzim të sëmundjes ose nacionalizmit ruso-madh ose serbo-madh, të përkthyer në kryengritje ose mobilizim të përgjithshëm të shtresave ose kategorive me të pazhvilluara dhe prapambetura të popujve dhe shteteve ruso-serbe-kundër shteteve, njerëzve, popujve (kombeve), feve dhe kulturave tjera. "Belum Omnium Contra Omnes"! (....)

Mundësisht edhe një luftë të re në Kosovë, sulmin e Izraelit kundër Iranit, Arabisë Saudite dhe të ngjashme. Në këtë spektër të kontestueshëm dhe dubioz, zeusët ose zotërat e ndryshëm të luftës, në fillim vazhdimisht i stisin, imagjinojnë, trillojnë, inskenojnë dhe krijojnë armiqtë ose kundërshtarët e tyre së bashku me ambientet, situatat ose atmosferat e ndryshme shpërthyese, normative, kognitive, aproksimative, aglutinative, imagjinare, fiktive, konfliktuoze, violente, infantile, patologjike, konfliktuoze, dramatike ose eskalative....duke pritur dhe besuar ose shpresuar se armiqtë ose kundërshtarët e tyre, patjetër do e humbasin luftën....Pastaj, kënaqen, dehën ose ekzaltohen duke parë ose shikuar, se si armiqtë e tyre, vuajnë, pësojnë, vriten, vdesin ose shuhen nga luftërat, tërmetet ose fatkeqësitë tjera.

Më pastaj, i humbin edhe luftërat e ndryshme shkatërrimtare ose apokaliptike që ua kanë imponuar ose shkaktuar vet, si Vladmir Putini së bashku me admiralitetin dhe gjeneralitetin e tij ushtarak ose luftarak-Ukrainës, apo si Millosheviçi, Vuçiçi, Daqiçi, Shesheli, Arkani dhe të tjerët, dikur shqiptarëve, kroatëve ose popujve tjerë në Ballkan ose ish Jugosllavi!

Dhe, meqë sipas intelektualit dhe disidentit të njohur ruso-sovjetik, Petar Ustinov:"Lufta e popujve të varfër dhe të sunduar-kundër shfrytëzuesve, eksplatuesve, pushtuesve ose sundimtarëve të tyre, është terrorizëm, ndërkaq terrorizëm i pastër është lufta e popujve dhe shteteve të mëdha dhe të fuqishme -kundër shteteve dhe popujve me të vegjël dhe të pafuqishëm.": Atëherë, gjithnjë sipas mendimit të mesipërm të intelektualit dhe disidentit të njohur rususo-sovjetik (Ustinov): Del se terrorizëm mund të quhet edhe lufta e përgjakshme, shkatërrimtare, imperiale, kolonialiste dhe apokaliptike e Rusisë-kundër Ukrainës, ose anasjelltas: "lufta çlirimtare, heroike dhe patriotike e Ukrainës-kundër Rusisë. Apo...!?

"Nuk e dijë nëse lufta është alternativë ose tehuajsim i paqes dhe lirisë, apo paqoja dhe liria, alternativë ose tehuajësim i luftës?! (George Clemenceau)

Ndonëse, sipas John F.Kennedyt: Njerëzimi patjetër do duhej t'u jep fund luftërave ose konflikteve të ndryshme, duke e zbritur (ulur) spiralen e dhunës dhe shkatërrimit, përpara se luftërat e ndryshme, t'i japin fund njerëzimit ose civilizimit tonë. Kjo në radhë të parë për faktin se paraqitja ose zbulimi i energjisë bërthamore, e sidomos i armëve të ndryshme nukleare ose atomike, sipas politologëve, filozofëve ose socio psikologeve të shumtë: Sikur e kanë nxitur ose përshpejtuar nevojën imanente ose imediate për zgjidhjen emergjente të luftërave, konflikteve ose problemeve ekzistues siç është lufta në Ukrainë etj. Në instancë të fundit, të gjitha luftërat ose konfliktet e ndryshme, në radhë të parë i shpalosin ose deshifrojnë dështimin e politikës dhe diplomacisë, gjegjësisht, muskujt ose ambicien e humanizmit dhe intelektit njerëzor. Në këtë prizëm sipas Nikolla Makiavellit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyrje ose armëpushime të ndryshme në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt. Lufta asnjëherë nuk pyet, nuk vendos ose nuk përcakton se kush kishte të drejtë në luftë, por vetëm kush shpëtoi ose mbeti i gjallë nga lufta. Ndaj, mu për këtë ne gjithmonë sikur dimë, flasim dhe mendojmë me shumë mbi luftën, vdekjen ose rëniet heroike në fushën e nderit ose frontet e luftës, se sa për të gjallët, paqen, jetën dhe ardhmërinë tonë individuale dhe kolektive.

Apo, "të bashkohemi kundër luftës pushtuese, imperiale, kolonialiste, shkatërrimtare dhe apokaliptike të Rusisë në Ukrainë (së pakut me heshtje, me luftën e fjalëve, ose duke bërë sehir), duke e parë ose shikuar botën se si sillet ose rrotullohet rreth e përqark "shtetit dhe popullit të madh ose qiellor" të Rusisë, duke takuar njerëz, ushtar ose komandant të ndryshëm nëpër llogore, trashe, rrogoze ose istikame të luftës, për të folur ose biseduar me ta për gazeta, radio, agjensi lajmesh ose stacione të ndryshme televizive....Duke i numëruar ose llogaritur krimet, viktimat ose të rënët në luftë së bashku me sakatët ose invalidët e panumërt, dhe në fund, po patëm rastin ose mundësinë, t'u japim armë ose t'i armatosim ushtarët ose luftëtarët e Ukrainës në luftë kundër Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike, para së rusët të na vrasin ose zhdukin të gjithë neve!" Blasfemi politike dhe diplomatike. Horror. Apo, ?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat