Diçka nga "Dialektika e Iluminizmit" ("Dialektik der Aufklärung")

Opinione

Diçka nga "Dialektika e Iluminizmit" ("Dialektik der Aufklärung")

Nga: Agron Shabani Më: 24 mars 2023 Në ora: 15:23
Agron Shabani

Theodor W. Adorno (1903-1969), ishte njëri ndër akterët ose protagonistët e shquar ose kryesor të të ashtuquajturës Shkollës Filozofike të Frankfurtit, themelues i filozofisë kritike në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar dhe bashkautor me Max Horkheimerin i njërit prej shkrimëve më influencuese të lëvizjeve sociale dhe politike në kontekstin e njohur (global ose universal) gjatë vitit 1968 me titull" Dialektik der Aufklärung" ("Dialektika e Iluminizmit), si dhe i shumë shkrimëve ose veprave tjera në fushën e filozofisë, sociologjisë etj. Ai njihet botërisht si një ndër mendjet më të ndritura ose gjeniale të mozaikut ose panoramës së gjithëmbarëshme intelektuale dhe kulturore të Europës ose tërë globit tonë tokësorë. 
Se këndejmi, kontributi i tij në teorinë kritike të shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare, mbërthen një shumëllojshmëri ose gamë dhe spektër të gjërë referencash, preferencash, interferimesh, ndikimësh ose influencash të ndryshme: Duke filluar nga neokantizmi, intuicionizmi, ekzistencializmi hegelian, dhe neomarksizmi perëndimor- ortodoks ose heterodoks dhe fenomenologjia e Husserlit, për të arritur deri tek interferenca dhe influenca kontradiktore e psikonalizës së njohur frojdiane dhe jungiane. Ndërkohë që Adorno ishte edhe eksplorues, florues dhe një kultivues i zelshëm dhe tepër akribik i filozofisë së artit, kulturës, letërsisë, estetikës dhe sociologjisë shoqërore ose sociale, asaj muzikore dhe kulturore etj.  'Opus magnusi' i tij i fundit qe një tekst i papërfunduar me titull "Teoria estetike" (1969). Edukata, kultura, morali, karakteri, disiplina, akribiteti, luciditeti, subtiliteti dhe testamenti i njohur intelektual ose multidimenzional i Theodor Adornos, burojnë nga edukimi familjar operistik ose pianiistik, i marrur ose mësuar që në fëmijëri nga mësimet ose leksionet e para që i mori në vitet 20-ta nga pedagogu dhe kompozitori i shquar austriak, Alban Bergu, ndjekës i shkollës së famshme vijeneze të udhëhequr nga filozofia e muzikës atonale dhe serializmi i njohur akademiko- operistik i Arnold Schönbergut etj. Kjo do thotë se Theodor Adornoja gjeti mënyrën sublime dhe relevante për t’ua bashkëngjitur kërkesave sociale dhe ekzistencialiste edhe aspiratat e veta shkencore ose sociofilozofike. Në këtë rrafsh gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin determinant dhe paradigmatk së bashku me frymën e njohur mondane, metropolitane, perandorake ose multikulturore të Vijenëz famoze ku u shkollua (edukua) dhe formua Theodor Adorno si dijetar ose personalitet intelektual. Aty pra ku Gjeneral Picolomini, Eugen Savojski, Maria Terezia, Franc Jozefi dhe shumë të tjerë, kanë lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në historinë e përgjithshme të kontinenit dhe republikës së vjetër. Në Vjenë....ku Arnold Schönbergu, Alban Bergu, Mozarti, Straussi, Bachu dhe shumë kompozitor dhe dirigjent të tjerë me famë botërore, edhe valët e Danubit së bashku me melodinë e lehtë të gjethëve dhe atyre luleve të bukura në "Prather" të Vjenës së lashtë dhe madhështore, i kanë ngritur ose shndërruar ne nota, polifoni ose simfoni pikante, ekskluzive ose ekzotike në kuadër të Orkestrës ose Filharmonisë së famshme të Vjenës. U mor vesh se edukata, kultura, arsimi, shkenca, pushteti, politika, diplomacia, feja ose religjioni nuk janë vetëm imitim (mimesis) ose "riprodhimin i sofistikuar" i metodave të njohura shkencore dhe humaniste në çastet ose momentet e "shkëlqimit" të tyre më të madh, por edhe diçka tjetër përtej tyre. E sidomos në ravijezimin, konturimin, eksplorimin dhe unifikimin ose konvencionalizimin e pikëpamjeve, traditave, vlerave, parimëve, qëndrimëve dhe diversitetëve të njohura fetare dhe kulturore të popujve dhe kulturave të ndryshme ("ekskluzive" dhe "ekzotike") në mes Lindjes dhe Përendimit, si dhe në ngritjen dhe formimin e mendimit, edukates, kultures, arsimimit dhe vizionëve të njohura shkencore dhe humaniste mbi njeriun, shtetin dhe shoqërinë e përgjithshme njerëzore dhe qytetare pa dallim.

 

Se këndejmi, një intelektual i shquar dhe kulimant, apo një shkenctar ose dijetar i madh si Adorno,, nuk ngopën kurrë së kërkuari dhe fituari dritën e madhe të dijes ose diturisë, edhe përmes vrimës së gjilperës, deri në çastët ose momentët e fundit të jetës së tyre. Ndryshe nga kjo, gjithënjë sipas Th. Adornos dhe M. Horkheimerit: Në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, kulturor, shtetror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, ushtarak (luftarak), shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik (sidomos mediat e shkruara dhe eletronike), shpeshherë ose vazhdimisht mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. E tërë kjo si duket vjen ose ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një "dialektike" identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik, politik ose diplomatik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës, politikës sè lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale. Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të shquhej dhe karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues, si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize. Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze ose skllavopronare e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit, në kohën e celebrimit, brilimit ose florimit (shkëlqimit) të saj me të madh, sipas asaj se:" ai që është zgjedhur, paramenduar ose paragjykuar si kundërshtar ose armik, shihet, paragjykohet, stigmatizohet, skizmatizohen, linçohet, demonizohet (satanizohet), kriminalizohet dhe luftohet deri në fund si kundërshtar i madh ose armik."  Kujtoj se kjo ndodhë për faktin e një "ideologjie" të importuar ose trafikuar (kontrabanduar) shtetrore, nacionale, politike, informative, kulturore, historike, gjeografike, sociale, ekonomike, materialiste, ekzistencialiste etj., e cila, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër kundërshtare, antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për t'u bartur, transformuar dhe promivuar nga ana e saj si ideologji shtetformuese (shtetrore), nacionale, politike, diplomatike, historike, gjeografike, fetare, letrare, kulturore, informative (gazetareske), publicistike etj.  "Asociacioni","zajdnica" ose "dodik republika serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, në instancë të fundit, nuk është veç pasojë e "politikës dhe diplomacisë së keqe" të Kryeministri Kurti, Presidentës Osmani, Kreydiplomatës Gërvalla etj., siç trumpetojnë, bërtasin dhe ulurojne përdite nga kampi (blloku) i opozitës kosovare, por edhe pasojë e pashmangshme e pararëndësve (paraardhësve) të tyre. Plus e raportit ose konstelacinonit të ri politik, diplomatik, ushtarak, gjeostrategjik ose gjeopolitik në 

në botë, si pasojë e luftës në Ukrainë etj. Nuk shkon gjithëmonë me fajësimin, skizmatizimun, stigmatizimin, paragjykimin, linçimin, demonizimin ose satanizimin e Albin Kurtit, Vjosa Osmanin ose dikujt tjetrër nga shtetit, pushteti, politika dhe diplomacia e Kosovës për agjenda, narrativa, solucione, diktate ose monopole të ndryshme që vijnë nga Brukseli, Uashingtoni ose dikush tjetër nga brenda dhe jashtë Kosovës. Ndaj, mu për këtë Theodor Adorno dhe Max Horkheimer në "Dialektikën e Iluminizmit" pos tjerash, tek koncepti i arsyes instrumentale ose subjektive, gjëtën ose zbuluan faktorët ose shkaqët kryesore dhe iracionale të krizave ose katastrofave të ndryshme njerëzore, humanitare, sociale, politike, ekzistencialiste etj.  Duke u inkurajuar dhe angazhuar për iluminizmin dhe racionalizmin e njohur kitik ose kriticizmin racional e dialektik, i cili do duhej të përshtaste njeriun me racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive). Domethënë, do duhej të ishte një proces çmitizues dhe demistifikues-kundër mitëve, dogmave, fetishëve , fobive, paranojave ose totemëve të reja- më të qëndrueshme, me të rezistueshme dhe më të rrezikshme se sa ato të vjetrat. E sidomos atyre të arsyes instrumentale ose subjektivo-sugjestive. Këtu mbase qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në narrativin ose kapitullin që flet për “Industrinë kulturore”;- koncept që Adorno dhe Horkheimeri e favorizonin më tepër në krahasim me atë të “kulturës masive”, gjegjësisht, politike, agjituese ose propagandistike. Aty pra, ku përthithja e kulturës shtetrore, nacionale, institucionale, politike, diplomatike, ushtarake, çlirimtare ose patriotike, respektivisht reduktimi dhe mono-dimensionalizimi i tyre, shihen si rrjedhim ose rezultat i një administrimi negativ nga ana e autoritetit dhe totalitetit social dhe politik, në funksion të logjikës së sundimit, karierës, sundimit dhe përfitimit, në mundësinë latente ose permanente për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave elementare ose ekzistencialiste të shtetit, popullit ose shoqërisë. E sidomos përmes stisjes, rimimit, valorizimit, shquarjes ose glorifikimit të tepruar të politikanëve ose figurave qëndore të shtetit dhe pushtetëve të ndryshme ditore ose periodike në Kosovë nga ana e disa mediave të shkruara dhe elektronike.

 

Erich Frommi ndërkaq, si mik dhe koleg i Adornos dhe Horkheimerit, respektivisht si përfaqësues i spikatur ose eminent i shkollës elitare të sociofilozofisë dhe sociopsikologjisë politike të Frankfurit së bashku me shkrimin e tij me titull "Të jesh, apo të kesh": Edhe sot e kësaj dite vazhdonë të jetë prezent dhe tepër aktual tek shtetët dhe shoqëritë e ndryshme në konsolidim e sipër dhe tranzicion...Në "kapitalizmin" dhe "demokracinë e lartë kosovare" ose ballkanike- sidomos. Gjithnjë duke menduar në neurozat, psikozat, destruksionet, dekonstruksionet, padrejtësitë, violencat, patologjitë, turbulencat, sfidat, udhëkryqet ose anomalitë e ndryshme (objektive dhe subjektive) të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë shqiptare ose kosovare nepër faza të ndryshme fluide, hektike, turbulente dhe tepër agresive ose dinamike të konsolidimit të ngadalshëm dhe tranzicionit, të cilat; nëse nuk studiohen dhe analizohen me kujdes dhe preferenca të njohura shkencore, profesionale ose akademike, mund të jenë fatale ose jetike për fatët dhe ardhmërinë e gjithëmbarshme të popullit (kombit) dhe atdheut tonë. Ndërkohë që Erich Frommi në veprën e tij :"Të jesh apo të kesh" ( "të je, apo të ke"? ): Në radhë të parë angazhohet për njeriun, liderin ose politikanin e lirë, të suksesshëm, të pasur, sovran, integral, autonom, legjitim, indogjen, autokton dhe autentik në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë, pavarësinë, moralin, guximin, forcën, reflektimet, individualitetin, subjektivitetin, spontanitetin, dinjitetin, intimitetin, autenticitetin, vizionet, idealet, simbolet, eksluzivitetin dhe integritetin e tij optimal ose maksimal. Të ndodhurit e vazhdueshëm (ose permanent) dikund në mes "lirisë së rrezikuar" dhe "robërisë së qetë"... I bëjnë shqiptarët te reflektojnë paksa me ndryshe në një kohë kur durimi ose vetëbesimi ynë individual dhe kolektiv së bashku me të ashtuquajturën "intelegjencen emocionale", kontemplative, komprehensive, politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike etj... tek një pjesë e konsiderueshme e "civilizimit të lartë" dhe "përprimtar" (monitor ose observator të përkohëshëm në vendin tonë) -vazhdojnë të përceptohen dhe akceptohen si faktorët, indikatorët ose predikatorët kryesorë dhe determinant në kuadrin e sociopsikologjisë kognitive, intrinznike, ekstrinznike, temporale dhe asaj reflektive, komplementare, suplementare, kontemplative, superlative etj. (...)  Janë kohë sprovash dhe testimësh të ndryshme të atyre që po shkojnë ndaj atyre të tjerëve që po vijnë. Kërkohët punë, durim, urtësi e madhe, pjekuri dhe mençuri. Në të kundërten, nuk mund të ketë "Homo Psychologicus", " Homo Politicus" apo "Homo Magnus" të përjetshem, ashtu siç nuk mund të ketë "Robinson Cruso", "Homo Economicus" ose " Homo Primarius" të ndarë ose privilegjar nga të tjerët, mendojnë kështu Sigumnd Freudi, Karl Gustav Jungu, Alfred Adleri dhe shumë psikolog të tjerë. Në instancë të fundit, të të gjithë politikanët ose qytetarët e mundshëm të një shteti apo shoqërie të mirëfillët, homogjene, ligjore, demokratike, përparimtare, integrale, kompakte dhe unike, duhet të jenë miq, aleat, partner, klient, aspirant, pretendent dhe participant të mirëfillët dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Pa dallim funksioni, pozite, statusi, partie, krahine, rajoni, koncepti politik ose ideologje.

Por, si duket në Kosovë dhe Shqipëri, akoma nuk dihet se cka (çfarë) e mirë dhe me vlerë, si dhe çka (çfarë) është pleh, kallp ose qelb nga ato që thuhen, flitën ose shkruhën publikisht.

 

Një digresion:

Distinkcioni (distinksioni) i kulturës, civilizimit, evulocionit, revolucionit, emancipimit, religjionit, nderit, moralit, shkencës, teknikës, politikës dhe diplomacisë moderne ose bashkkohore, së bashku me "ligjët" e njohura të Malthusit dhe Parkinsnonit, anominë (ndjenjen e keqe ose disfunksionale të jetës ose karierës shkencore, intelektuale ose profesionale pa vlera, deshmi, cak, limit ose qëllim të caktuar ose paraprak), amnezionin, animozitetin, amorozitetin, inhibilitetin, nebulozën, stupiditetin, indolencën, mediokritetin, naivitetin, dogmatizmin, nihilizmin, demagogjinë, hipokrizinë, diabolinë, skizofreninë, patologjinë, narkolepsinë dhe anomalitë tjera objektive dhe subjektive të personit ose individit në raport me kolektivitetin, apo me popullin (kombin), shtetin, pushtetin ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare: Ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë, filozofisë, sociologjisë dhe psikologjisë politike. E përse (pse) jo edhe të historisë, antropologjisë, epistemologjisë, ontologjisë (gneseologjisë), logjikës dhe disciplinave tjera shkencore ose humaniste. Gjithashtu, politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, afazia (pëngesa në të folur dhe menduar ose logjikuar), semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, mutacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.


Se këndejmi, ndërkohë që revolucioni i njohur (antiborxhez) në Francë së bashku me revolucionin industrial në Angli: Asokohe pos tjerash i sollën ose afirmuan arsimimin, emancipimin, moralin, kulturën, disciplinën dhe fitorën epokale ose historike të vlerave, parimëve, postulimëve, ideve, vizionëve, idealeve dhe teorive të njohura shkencore, humaniste, sekulare ose avangardiste-përballë rendëve ose sistemëve të ndryshme natyrore, ordinare, primitive, absolutiste, klerikaliste, klasike, tradicionale, borxheze, skllavopronare, feudaliste dhe të tjera së bashku me solidaritetin e njohur social, manual, mekanik, fizik (organik), sindikalist, politik, fizikën sociale (sociofizikën) etj... Revolucioni i njohur në SHBA-s, e solli dhe afirmoi të drejtën sovrane, legjitime, natyrore, historike, gjenealogjike, etnike ose biogjenetike për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetrore, nacionale dhe politike nga çizmja, kurora ose tutelja e huaj koloniale, imperiale, hegjemoniste, ekspanzioniste, politike, sociale, ekonomike, ushtarake ose militariste. Në të kundërten, sipas maksimës ose idiomës së njohur greke :"Të marrëve, të paditurve, të robëruarëve dhe fukararënjëve, askush nuk u jep bukë, para, liri ose drejtësi, por vetëm shëmbuj të ndryshëm, leksione dhe këshilla.


"Prirja", "arti","talenti" ose tendenca e njohur dogmatike, hipokrite dhe demagogjike për të qenë gjithëmonë i koniukturëshem, i nomenklaturëshem ose i pranueshëm, vasal dhe servil për të gjitha konujkturat dhe nomenklaturat e mundshme nga vendi dhe bota, të ngjanë në demagogji, hipokrizi, hedonizëm ose makiavelizëm politik etj. Gjegjësisht, në një mision robust ose korpulent të Herkulesit  me 78 djemt ose kalamajt e tij grindavec që e mohonin dhe vrisnin vazhdimisht njëri tjetrin.

 

P.S. Atëherë, ndaj kujt reagon Shopenhaueri? Do pyesnin me këtë rast Theodorn Adorno, Max Horkheimeri, Erich Frommi, Herbert Marcuse, Ernst Blochu dhe filozof të tjerë të shkollës elitare të Frankfurtit mbi Majnë.

 

Schopenhauri, reagon ose protestont kryesisht ndaj Hegelit dhe përpjekjes së tij madhështore ose metaestetike për të rihyjnëzuar dhe reinkarnuar botën dhe natyrën tonë me ndihmën e shqisës së gjashtë, intelegjencës së brendshme shpirtërore dhe emocionale si dhe sensit etik ose filozofik të historisë. Duke i "përdhosur dhe demonizuar" kështu edhe botën, edhe natyrën, ashtu siç kishte bërë dikur me herët në Antikë, Aristoteli. Filozofia e Hegelit është një filozofi e frymës, idesë, idealit, vizionit, racionalitetit, subjektit, aktivitetit, e lirisë, e vlerave të njohura hyjnore dhe universale të jetës së njeriut në tokë. Ajo është pra një filozofi e pozitivitetit, e mbjelljes së optimizmit të antropomorforizuar në ide ku qielli me yje, është lebroz. Për të shmangur dualizmin e njohur në mes shpirtit dhe natyrës, të subjektit dhe objektit,  natyra shkrihet në shpirtë, objekti në subjekt dhe kështu me radhë. Natyra identifikohet me 'procesin praktik dhe teorik' të dëshirave, orekseve dhe ngashërrimeve të përbashkëta, të kënaqësive dhe dhimbjeve të ndryshme objektive dhe subjektive etj. Në këtë 'ritual' ose 'celebrimë të përbashkët' të shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartënjerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi "fenomenologjitë" e ndryshme të shpirtit, natyrës etj. Filozofia idealiste ose filozofia hegeliane, lëvizë ose penetron nga ilegjimiteti i deduksionit (të çështjes ose materies në vetvete) duke filluar nga dukuria e ligjit të shkakësisë dhe induksionit, që është një ligj i parimit të arsyes subjektive në objektivitet dhe racionalitet e kështu me radhë. Për më tepër ndërkaq, Schopenhaueri e pranon edhe tutelen e filozofisë fetare, duke u shprehur më pas se "parimi i ndërgjegjës dhe arsyes, nuk është primar ose prijetar i çdo gjëje, dhe se bota nuk është vetëm si pasojë e tyre dhe në përputhje me to." Jo, por, ai me anë të një analizë të shkëlqyer, ose tepër brilante, në menyrë lucide dhe akribike na tregon dhe sqaron se vullneti për të jetuar mishërohet tek të gjitha qeniet dhe lëvizë ose penetron tek të gjitha gjërat në një luftë të përjetshme ose maratonike për përmbushjen e ëndrrave të pandërprera, të rilindura vazhdimisht, për arritjen e përhershme të caqëve ose qëllimëve të reja etj. Është një "stuhi infernale dhe interaktive që nuk pushon asnjëherë", ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të plotësimit të vetvetës, si dhe nevojave të tyre jetësore ose ekzistencialiste, të shkëputur nga materia, të lëkundur nga nevoja tek mërzia dhe nga mërzia tek nevojat e reja, pa arritur dot ndonjëherë një qëllim të limituar ose përfundimtar. Vullneti për të pushtuar, sunduar ose dominuar, na vë në gjumë ose agoni edhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në levizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë. Ndryshe nga kjo, ndarja dhe thellimi i dy sferave filozofike, sferës racionale, të kufizuar nga parimi i arsyes, dhe asaj iracionale, të pakufizuar nga vullnetit për të jetuar dhe dominuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën aty ku vllneti bëhet Pavetëdije individuale dhe kolektive. Deskriptimi i jetës, botës dhe natyrës, sipas Shopenhauerit, është qëllimi kryesor i filozofisë. Por, Schopenhaueri gjithashtu e kundërshtonte 'panteizmin' e Spinozës ose "pandiabolizmin" e tij. Ndaj, pavarësisht nga të qënit të tij si "ateist i parë i sinqertë dhe i palëkundur", gjegjësisht si "profet i madh" i Anti-Zotit ose Anti-Krishtit: Fridrih Niçe është pikërisht ai që më shumë se të gjithë e ndjen prekjen, tmerrin, rrebelimin dhe skandalizimin e hyjnores ose profetikës. Si autor dhe protagonist i madh jo vetëm i njeriut, por i të gjithë dramës së njohur njerëzore dhe natyrore, Fridrih Niçeja është "mbinjeriu" ose ai që e dominon njeriun e xhindosur dhe diabolik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat