Pse u acarua Kujtim Shala?!

Opinione

Pse u acarua Kujtim Shala?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 26 mars 2023 Në ora: 16:27
Autori Faton Mehmeti

Sharjet, ofendimet dhe kërcënimet verbale janë të shpeshta në kuvendin e Kosovës. Të tilla nuk mungon as në seancën e fundit, këtë të enjte derisa kryeministri Kurti fliste në foltore për dialogun me Serbinë u dëgjua sharje e rëndë. 

Sharjet nuk është se s’kanë ndodhur, mirëpo jo nga njeriu që pak ose askush nuk e priste.

"Phuu ta q*** tradhtarin e nanës”…kështu shau kryeministrin deputeti i LDK-së, Kujtim Shala. 

Dhe të mendosh se Kujtim Shala është profesor në universitet, akademikun me të cilin mburret. 

LDK është për të ardhur keq. Pas këtij veprimi  kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në bazë të rregullores së Kuvendit, i ka shqiptuar vërejtje për gjuhë jo parlamentare deputetit Shala. 

Edhe pas vërejtjes ndaj tij, fatkeqësisht akademiku nuk kërkoi falje për ofendimin ndaj Kurtit, por duke ironizuar, kërkoi që vërejtjen t’ia dërgojnë me postë. 

Çfarë niveli i ulët nga dikush që e quan vetën dhe partinë ku është si shtëpi e intelektualëve dhe përdor atë fjalor ordiner. Edhe më të rëndë e bën sjellja e tij më vonë me ironizim në vend të kërkim faljes. Gjuha fyese nuk duhet të ketë vend në institucionin më të lart vendimmarrës në vend, aty ku duhet të jetë tempulli i demokracisë dhe respektimit të diveristetit dhe divergjencave. 

Edhe më skandaloze dhe tmerruese bëhet kur gjuha ordierene përdoret nga ata që shihen si ajka e parlamentarizmit dhe nivelit intelektual. 

Me shumë gjasë, humbja e privilegjeve ka ndikuar keq tek profesor Shala, Sjelljet e tilla s’duhet të ndodhin më asnjëherë, janë imazh i keq për vendin. 

Mirëpo, askush pos vetes nuk i ka faj Kujtimit që është në opozitë. Duke i shkuar pas njeriut që solli në rrënim LDK, është Kujtimi është shkaktar pse Kurti është në pushtet e rrjedhimisht vet në opozitë. 

Andaj, siç thoshte edhe Azem Shkreli duhet shikuar vetën në pasqyrë, aty është vendi i reflektimit jo sharjet dhe ofendimit ndaj rivalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat