Demokratë, reflektoni! Foltore, liro zyrat e PD!

Opinione

Demokratë, reflektoni! Foltore, liro zyrat e PD!

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 27 mars 2023 Në ora: 12:50
Skënder Sadri Kapiti

PD zyrtare është partia e cila do bëjë shkëputjen e Shqipërisë nga tranzicioni; PD zyrtare është partneri më  besnik në Shqipëri i SHBA-ve; PD zyrtare nuk është politikë allishverishesh  e spekulimesh me lloj-lloj akrobacish korruptive dhe as politike amorale vetëm për interesa të ngushta pesonale sic ka bërë PD-ja e elitës së vjetër drejtuese të saj,  sic bën e është  edhe  Foltorja sot, e cila pretendon fitoren në aleancë me Ilir Metën e Vangjel Dulen.

Demokratë që po mbështesni foltoren, po bëni gabim shumë të madh, po i bëni dëm të madh vetes tuaj,Partisë Demokratike dhe shqiptarëve; po konsumoheni dhe po harxhoni energji kot duke shkuar e mbështetur interesin personal të një individi e të një grupi interesi kunder interesave tuaja dhe atij kombëtar të përgjithshmëm.

Po gaboni sepse po mbështesni atë grupim që nuk e njohin SHBA-të dhe as ligji shqiptar si parti politike.   Mos thoni nesër se nuk e ditëm, se do jetë vonë të pendoheni atëhere.

Mos harroni se SHBA-të gjithmonë kanë mbështetur Partinë Demokratike.Demokratë është  koha që të bashkohemi fort por duke u ndare  nga e kaluara,  nga tranzicioni e korrupsioni dhe te ndaheni nga ishkomunistët dhe ishspiunët dhe jo t’i votoni ata.

Nuk është as demokratike, as nacionaliste e as  konservatorizëm të hysh në kualicion politik me komunisto-socialistët dhe me ishspiunet e sherbetoret e komunizmit.

Foltorja   nuk po lënë  gjë pa bërë: duke sharë,shpifur ,trilluar e sajuar kundër Bashës, Alibeajt dhe të tjerëve të PD-së institucionale për të corientuar e helmuar opinionin e sidomos demokratët me qëllimin e vetëm që PD të humbë thellë në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, aq sa më armik politik i PD-së  është  Foltorja se sa Rilindja dhe Edi Rama. Në një kohë kur krejtësisht ndryshe sillet PD zyrtare e cila as nuk fyen , as nuk përgojon askënd, por fton për bashkim, për pajtim dhe për të dalë, mbështetur dhe pranuar  në zgjedhje edhe me kandidatët e Foltores. 

Ju grupi i interesit që e keni shfrytëzuar PD-në vetëm për interesa personale e familjare e  që jeni ata në krye të Foltores, pra njëkohësisht që jeni e vjetra politike e koruptuar,  dhe që duhet të shkoni: lërini të lirë demokratët e vërtetë që të kthehen në shtëpinë e tyre, te PD-ja , dhe lironi zyrat e saj që i keni marrë peng. 

Ju kandidatët për kryebashkiakë të Foltores e te LSI-së, lironi zyrat e Partisë Demokratike që keni uzurpuar dhe shkoni se i keni mjaftueshëm ato të Partisë së Lirisë të Ilir Metës. 

Demokratë që keni mbetur akoma  te Foltorja kthjellohuni dhe kthehuni te shtëpia juaj, të Partia Demokratike.

Ejani te Partia Demokratike se ajo është e hapur dhe e lirë për të gjithë demkratët. 

PD-ja sinqerisht ju ftoi shumë herë duke pranuar edhe kandidatët që i kishin votuar ata të Foltores që të kandidojnë për PD-në, dhe jo me socialistët LSI-istë  e turlifarëh të tjerë.

Si mund t’i votojë demokrati, demokracia dhe qytetaria ata kandidatë të Foltores e të LSI-së të cilët mbajnë të pushtuara Selitë e Partisë Demokratike, dhe a u beson kush këtyre që nëse do fitojnë Bashkitë , a mund që Bashkitë të jenë institucione ne shërbim të publikut e të qytetarëve, kur këta janë zaptuesit e Selive të PD-së institucionale e ligjore?!

 Si mundet që këta kandidatë të Foltore-LSI të pretendojne se do fitojnë kur ata janë kandidatura të të shpallurve non grata dhe të ishspiunëve të sigurimit të shtetit?! 

Dhe a mund të fitojnë ata kandidatë sado të mirë që të jenë, kur ata janë përfaqësues të atyre me rekorde korrupsioni e non gratoje për korrupsion dhe akoma më keq janë kandidatë të atyre të cilët protestojnë kundër   SHBA- ve?! 

Demokratë kthjellohuni dhe shikoni përparë , mos lejoni t’u mbajë peng dhe prapa e kaluara dështake,penguese  e bllokuese, e kaluara komuniste dhe ajo e korrupsionit. 

Duhet ndëshkuar e dëbuar e vjetra, trashëgimia komuniste dhe ajo korruptive ; duhet cliruar shoqëria dhe sistemi prej tyre. Mos u mashtroni prej atyre që flasin për revolucion demokratik kur në fakt janë për regresin revolucionar, për ta mbajtur peng demokracinë, drejtësinë, shoqërinë dhe shtetin shqiptar. 

Demokratë është koha dhe shansi ofron fitoren e PD-së, por koha është e shkurtër dhe në rast se nuk fitohen këto zgjedhje, kjo është  e do vijë për meritë dhe si  shërbim që Berisha e foltorja dhe socialistët e LSI-së po i bëjnë rilindjes  dhe Edi Ramës, “Trekëndëhit të Bermudës”. 

Foltoristë mos e merrni per dobesi faktin se PD ua liroi zyrat juve pavarësisht se vendimi i një gjytari pro jush doli dhe rezultoi vendim bakalli, dhe këtë  PD e bëri për hatër e ne funksion të bashkimit, dlirësisë, tolerancës e miresjelljes. Por sot përfundimisht  kur kushtetuta,ligji, drejtesia e demokracia, dhe ndërkombëtarët njohin si PD, këtë që është ligjore e zyrtare . Duhet të lironi të gjitha zyrat e PD-së sepse ajo është pronare ligjore e tyre , dhe zyrat  nuk janë të uzurpatoreve foltoristë e lsi-istë. Lironi , sepse atëhere do nderhyjnë organet shtetërore e ligjore për lirimin e tyre,e pastaj do të zhurmoni e shpifni sic e keni zakon,  se ja zyrat i mori Rama dhe ua dha    Bashës e  Alibeajt, alibira të tilla djallëzore të cilat  janë bërë të gërrditshme, të  neveritshme e teper  bajate. 

Gabimi që bënë nxitimthi disa deputetë të PD-së të cilët i kërkuan Bashës dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme vendore 14 Majit  2023 , ku Basha dha dorëheqjen, kjo i ka shkaktuar një zbrazëti të jashtëzakonshme PD-së sepse Basha ishte ai i cili udhëhoqi mjaft suksesshëm PD-në në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 pavarësisht angazhimit maksimal të të gjithë makinerisë shtetërore ,potencialeve shtetërore, blerjes së votave nga Rama;  pavarësist se edhe mediat ishin mercenare të pushtetit dhe oligarkët financues të rilindjes; dhe sikur nuk mjaftuan këto   kundër Bashës dolën edhe devijancat dhe tradhtinë që Bashës i bënë edhe ish deputetë e ishpersonalitete të PD si dhe nga ata brënda saj që sot janë te foltorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat