Vuçiqi ishte me dorë të paralizuar, prandaj nuk arriti ta firmoste marrëveshjen!

Opinione

Vuçiqi ishte me dorë të paralizuar, prandaj nuk arriti ta firmoste marrëveshjen!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 30 mars 2023 Në ora: 12:13
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Në këmbë ishin ngritur SHBA, EU, NATO, Borrell, Lajqak, Rama, këshilltari i Ramës Baton Haxhiu, si dhe i tërë perëndimi. Kërkojmë marrëveshje Kosovë – Serbi, thanë.

Kurtin dhe Vuçiqin i kishin sjellur para aktit të kryer: marrëveshje ose konsekuenca. Si duket konsekuencat ishin të fuqishme, përndryshe armiqtë kryesor të Ballkanit, për pak gjë, nuk do të arrinin ti përafronin qëndrimet e tyre.

Vuçiqit si duket i ishin kërcënuar me Gjykatën e Hagës duke ia cekur krimet e luftës kundër njerëzimit, kurse Kurtit i ishin kërcënuar me kthimin e Kosovës nën sundimin e Serbisë.

Të dy popujt, shqiptarët dhe serbët ishin befasuar se si udhëheqësit e tyre, pa  një rezistencë të fuqishme dhe pa luftë, u pajtuan që ta pranonin marrëveshjen e propozuar.

Që të dy popujt po ashtu deklaruan se udhëheqësit e tyre i ishin nënshtruar një presionit të paparë, përndryshe nuk do të pajtoheshin për kurrfarë marrëveshje, ashtu siç nuk ishin pajtuar për 20 vite të tëra.

Është e njohur se Rama e Vuçiqi me disa taktizime ishin munduar që ti bindnin Kosovarët me Ballkanin e Hapur, po Ramës nuk i besonte dhe nuk e merrte askush seriozisht, duke e quajtur edhe tradhtar të popullit.

Ndodhi si ndodhi, Kurti dhe Vuçiq ishin ftuan në Ohër që ta diskutonin përfundimisht marrëveshjen dhe ishte paraparë edhe ceremonia e nënshkrimit dhe ngritja e dollive.

Pas një bisede maratonike e cila zgjati më tepër se 13 orë organizatorët Borell dhe Lajçak, dolën me deklaratë të përgjithshme: Kurti dhe Vuçiq e pranuan dhe u pajtuan për marrëveshjen.

Çështja është se do të bisedohen vetëm anët formale, afatet dhe zbatimi i përgjithshëm i saj.

Kurti ishte i gatshëm që ta firmoste marrëveshjen, po meqë Vuçiq kishte dhimbje në dorën e djathtë, marrëveshja nuk u firmos nga asnjëra palë.

Gazetarët shpërthyen me pyetje: si është e mundur të quhet i vlefshëm një dokument, kur ai nuk është i firmosur nga përfaqësuesit e popullit. Nëse një dokument nuk firmoset, sa do të jetë i vlefshëm dhe obligues etj.

Nga pyetjet e tilla të shumta askush nuk donte ta merrte përgjegjësinë dhe fjalën për arsyetimin ia dhanë vetë Vuçiqit. Ai duke qeshur, u mundua ta arsyetonte veprimin e tij.

Unë e di se ju më gjykoni se unë këtë e bëj qëllimisht duke taktizuar, akuzë të cilën ma mveshni gjithnjë.

Ju më akuzoni, unë e di këtë, gjoja se po pres se si do të zhvillohet dhe si do të përfundoi lufta Rusi - Ukrainë. Ju më gjykoni se jam në kontrollin e Rusisë dhe të Putinit. Ju më gjykoni po ashtu se nëse e firmosi marrëveshjen, e rrezikoi postin tim. Ju më akuzoni se nëse e firmosi marrëveshjen jam një person i vdekur, sikurse Gjingjiqi. Ju më akuzoni se po e firmosa marrëveshjen, opozita do të më akuzoi se e firmosa kapitullimin e Serbisë. Ju më akuzoni se po e firmosa marrëveshjen, po e legjitimoi edhe kantonizimin e Serbisë. Ju më akuzoni se, po e firmosa marrëveshjen, e kam pranuar pavarësinë e Kosovës.

Unë po ju them se nuk qëndrojnë asnjëra nga këto. Unë jam i sëmurë, por jo i çmendur, siç më quajnë disa në Serbi. Për këtë po ju garantoi. Nuk ka dorëzim.

Nëse është dikush fajtor, ai është Kurti, i cili vazhdimisht po e refuzon Asociacionin. Atij drejtohuni, e jo mua./Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat