Përvjetorët e dhimbshëm të masakrave serbe në Kosovë!

Opinione

Përvjetorët e dhimbshëm të masakrave serbe në Kosovë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 30 mars 2023 Në ora: 18:37
Ismail Muçiqi

Sa herē vjen marsi, Kosova i përkujton masakrat dhe tragjeditë e forcave ushtarake dhe paramilitare të serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Të rralla janë familjet Shqiptare që nuk përjetuan dhunë, torturë apo tragjedi nga barbaria serbe. Këto ditë gjithandej Kosovës u përkujtuan me qindra mija të vrarë fëmijë, burra dhe gra, civil të pafajshëm e shumë dëshmorë e martirë të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe për të ardhmen e gjeneratave që vijnë pas nesh. Raportet e organizatave që merren me krimet e luftës në Kosovë dhe me personat e zhdukur po ribotohen vite me radhë duke hulumtuar për varreza masive në të cilat u tretën dhe nuk u gjetën edhe 1613 persona.  

Shtrohet pyetja se a jemi të gjithë në nivel të detyrës për ta ndarë dhimbjen me familjet që humbën më të dashurit e tyre?. Më thotë mendja se sa më shumë që po kalon koha kemi filluar ti harrojmë familjet të cilat i dhanë shumë Kosovës. Ende kemi familje që jetojnë në ankth, që nuk trajtohen sa duhet nga rrethi ku jetojnë dhe nga institucionet e shtetit. Një pjesë e njerëzve në planë të parë e kanë vu interesin personal me një fjalë biznesi dhe paraja është shndërruar në kauzë familjare dhe klanore. Kudo pothuajse në tokën e Kosovës familjet që humbën të afërmit e tyre u mungon gëzimi, normaliteti, qetësia shpirtërore, e besa besë edhe mirëqenia sociale. 

Ishte zotimi i shoqërisë dhe i shpresës se pas qlirimit të vendit të gjithë do të punojmë për unitet, për zhvillimin e vendit, për ndërtimin e shtetit dhe për të ardhmen e Kosovës. Koha po i demanton këto zotime. Sot kur shumë familje në këto përvjetore të kobshme qajnë për humbjen e më të dashurëve të tyre, lufta për pushtet po manifestohet pothuajse në të gjitha partitë politike dhe grupet e interesit. Kështu politika dhe përqarjet kanë depërtuar thellë në familjet tona, duke u përqarë pa pasur turp dhe përgjegjësi ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Tani kur bashkësia ndërkombëtare në krye me SHBA-në e vunë mbi tavolinë planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe serbisë klasa politike asesi nuk po arrin të bashkohet për qështjen madhore për fatin e vendit. Mjerisht Deputetët e Parlamentit të Kosovës janë shndërruar në arenë të debateve më primitive duke e akuzuar njëri tjetrin e sidomos rivalët pozitë dhe opozitë për dështimet e ndryshme deri në absurd të tradhtisë “kombëtare”. Andaj përvjetorët e dhimbshme të masakrave serbe kamë frikë se do ti mallkojnë të gjithë ata që harrojnë dhe shkelin mbi gjakun e atyre që e vunë bazamentin e lirisë dhe Pavarësisë të Republikës të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat