A po pajtohen për koalicion Albini me Ramushin, për zgjedhjet e ardhshme?

Opinione

A po pajtohen për koalicion Albini me Ramushin, për zgjedhjet e ardhshme?

Nga: Faton Mehmeti Më: 30 mars 2023 Në ora: 18:48
Faton Mehmeti

Nga njëra anë akuza e nga tjetra ofendime, nuk lanë fjalë të rëndë pa i thënë njëri tjetrit, Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj u panë teksa cakërronin gotat me raki në Kullën në Glogjan.

Afërsia mes tyre ka zanafillën nga plani franko gjerman të cilët AAK i dha mbështetje, me Ramushin që nuk hezitoi t'i dal në mbështetje Albin Kurtit si dhe me kritika të forta ndaj dy partive tjera opozitare.

Natyrisht se projeksionet e një koalicioni të mundshëm mes VV dhe AAK pas zgjedhjeve të ardhshme nuk bazohet vetëm në mbështetjen e Ramushit ndaj Kurtit në dialogun me Serbinë. Preojeksionet bazohen në nevojën e pritur që mund të kenë njëra për tjetrën.

AAK është etur për pushtet për shkak të mbajtjës së anëtarësisë në rënie si dhe egon përsonale të drejtuesve të saj për të qenë pjesë e sofrës.

Në anën tjetër, VV e ka si xhoker AAK në rast se në zgjedhjet e ardhshme nuk arrin e vetëm të formojë qeverinë. Duket se "pajtimi" është për të ardhmën, mes dy prej politikanëve që kanë shkëmbyer akuza të forta në drejtim të njëri tjetrit.

Nevoja e mundshme për njëri tjetrin ka bërë që të ketë refleksion nga ana e të dyja palëve. Për VV është në interes t'i lë në opozitë sa më gjatë PDK dhe LDK, nga të cilat rrezikohet në të ardhmën.

Derisa AAK më shumë se kaq nuk rritet, veç se mund të bie. Ramushi nuk pret dy herë për t'u bërë pjesë e qeverisë, kanë bërë koalicione edhe me serbët vetëm për pushtet. Në këtë dimension, VV mund ta shtyjë nevoja për AAK, çka e bën të besuar dhe të qëndrueshme parashikimin e një koalicioni të ardhshëm VV-AAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat