Kanal minjësh!

Opinione

Kanal minjësh!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 1 prill 2023 Në ora: 06:53
Zejnullah Jakupi

Këta, edhe në ditë ramazani të shtyjnë të bësh mëkate, sepse nuk mundesh pa u nervozuar dhe pa lëshuar ndonjë të sharë pa nevojë dhe natyrisht të shpie në nivel jo të këndshëm dhe jo të lejuar..!

Kanali 10 politico paska edhe gazetë dhe po merret me prognoza politike dhe po na çajnë hallin me analiza, besa edhe duke bërë thirrje për prishjen e rendit publik, rrëzim të qeverisë dhe shkarkimin e presidentes Osmani përmes Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, në asnjë vend, s´paku jo në ato një të tillë të zhedhur në mënyrë demokratike që ne po synojmë, nuk e rrëzon një qeveri, por as një presidente, më të miren që e ka patur ky vend ndonjëherë, e këtë duhet ta dijnë disa kalemxhinjtë të shkretë që nuk e kanë mësuar akoma as ABC-në e shkollës fillore. Natyrisht, Gjykata Kushtetuese, nëse akoma ka mbetur e kapur, mundet të pësojë imazh dhe ta rrezikojë sigurinë e vendit me veprime të tilla.

Çfarë dëshiron ky kanal i (minjësh) – trazira, rrëzim të qeverisë dhe çka tjetër jo?! Ja pse po them se ndëkombëtarët na kanë ndihmuar ta bëjmë shtetin dhe t´i ngrisim institucionet nga A- deri në ZH, por nuk na ndihmuan sa duhet që të kemi mediet, medie profesioniste, të na kishin ndihmuar në shkollim, në kuadro etj. Ose këta opinionistat me prirje nihiliste kanë mbetur të kanalit dhe vetëm llomotisin. Zatën këta gazetarët që po i ndërrojnë kunjat, si Batoni,Berati, Halili dhe tani ky Kushtrimi e kanë vërtetuar se janë labil dhe debil- se kurrë një pronar i mirë i medieve nuk i përjashton gazetarët e mirë. E nuk ka mbetur atyre tjetër pos të llomotisin – të manipulojnë dhe të kurdisin agjenda poshtruese në debat para publikut.

S´pari, po pyes; - pse duhet të na mbajnë ligjerata këta minjët e kanaleve? Defekti se edhe mediet e tyre- bosët i kultivojnë tipat zullummadh. Se këta as shkollimin nuk e kanë patur si duhet në gazetari. A mund t´ja hedhim fajin UP-së - se nuk po e di se ku janë shkolluar këta bosa-, por e di se gazetaria deri tani u mësua në kolegje dhe UP- e cila ishte e kapur dhe shumë vonë ose akoma gazetaria e mësuar aty nuk po arrinë të bëhet një fakultet profesional që përgatit të rininë tonë për ta ushtruar profesionin si duhet dhe natyrisht këtu e kam fjalën edhe për zhvillimin e aspektit shkencor. Se kemi gazetari profesioniste nuk do të thotë ta mbasim këtë me debate të panumërta të zhvilluara në TV, por edhe ta marrim parasysh kualitetin e debateve të tilla-jo thirrje pë dhunë. Sikur të kishte më shumë përgjegjësi për fjalën e thënë, do ishte ndryshe, por nuk ka. Ja si shmbull se si nuk duhet të shpekulojnë gazetarët dhe ta manipulojnë opinionin publik duke thirrur për "ndryshim politik", rrëzim të qeverisë, duke citur Gjykatën Kushtetuese dhe duke i aluduar asaj që të bëjë lojrat e pista si deri tani për të ndikuar në rrëzimin e qeverisë, është ky debati- ndër to edhe ky i datës 29.03.2023 me titull: Dridhjet kushtetuese dhe politike në Politiko në Kanalin 10 te Kushtrim Sadiku. Se këta gazetarë janë të rrezikshëm për rendin dhe opinionin publik e dëshmon ky debat dhe natyrisht kjo nuk ka të bëjë me mendimin e lirë kur fillon të shpekulosh për interesa grupore dhe subjektive politike, institucioneve të zgjedhura me votën e lirë. Gazetari, gjithmonë duhet ta përkrah interesin e përgjithshëm, parimet, normat, ligjet dhe rendin kushtetues. Gazetaria profesionale duhet të përkrah gjithashtu njerëzit e mirë, të pakorruptuar, të shkolluar – jo të kriminalizuar- dhe këto janë vlera që përmes këtyre të bëjë sadopak në edukimin dhe sensiblizimin e opinionit publik. Të trumbetosh në studio se duhet rrëzuar qeveria dhe presidentja, është thirrje për bojkot të institucioneve dhe defunksionimin e shtetit. Vjosa Osmani është presidentja më e denjët që ka pasur Kosova në historinë e saj pas Dr. Ibrahim Rugovës. Ajo i posedon të gjitha atributet që ta përfaqësojë popullin dhe shtetin e Kosovës. Ajo është e shkolluar mbi nivelin e shumë politikanëve evropianë me doktoraturë në juridik në univerzitetin amerikan, është njohëse e shkëlqyer e gjuhës angleze, posedon njohuri të shkëlqyer në fushën politike dhe oratori brilante, parimore dhe është e palëkundër për të çuar përpara proceset politike, forcimin e ligjit dhe përparimin e vendit e për ta përmirësuar imazhin e Kosovës në botë.

Për qeverinë e Kurtit gjithashtu kam mendime të ngjashme dhe jemi me fat që po e jetojmë Epokën e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Gjithashtu duhet kohë dhe natyrisht një përfshirje të ekspertëve dhe kuadrove tona nga Diaspora në institucionet e Kosovës por edhe në media dhe në debate mediatike. Kjo është e rëndësishme, sepse siç thash, ekspertët shqiptarë me shkollim të univerziteteve ndërkombëtare kanë një qasje dhe frymë ndryshe nga analistët - debatuesit e kanalit, prandaj edhe kjo betejë duhet fituar. Por, për momentin duket i pamundur. As TV-Dukagjini, as T7, por as RTK, e Klankosova nuk po i inkuadrojnë ekspertët tanë nga Diaspora. Po mjaftohen me disa që nuk po thojnë asgjë të re, të cilët, vetëm po manipulojnë me publikun dhe po e vështirësojnë edhe më shumë situatën politike në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat