Çfarë efekti pritet nga marshi kundër drejtësisë?

Opinione

Çfarë efekti pritet nga marshi kundër drejtësisë?

Nga: Milazim Maraj Më: 1 prill 2023 Në ora: 17:34
Milazim Maraj

Serbisë i duhet tani një tollovi në Kosovë që vandalizmi i saj në veri të Mitrovicës të dukët sa më i vogël. Që botës të i tregon së shqiptarët nuk respektojnë as gjykatën e vet. Deri sa Serbia në Botë ka lëshuar misionarët e vet për propagandë dhe lobime kundër pavarësisë së Kosovës në Kosovë organizohet një protestë të quajtur “Marshim për Drejtësi” që ka synim presionin mbi Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Në SHBA Serbia po lavdërohet për lëvizje të vogla pozitive edhe pse ato janë ende deklarative. Ndërsa në Kosovë edhe BIK bënë ftesë për të dal sa më shumë në protestë kundër vendimeve të kësaj Gjykate. Kjo të bënë të mendohemi a kishte BIK lidhje më vrasjen e shqiptarëve në Kosovë? Apo a kishte ndikim shteti i Kosovës vendosja e Naim Tërrnavës në krye të BIK? Apo ndoshta ardhja e tij në krye të BIK ishte shpërblimi për bashkëpunim.

Marrshi do të konfirmojë së Kosova dhe shqiptarët nuk bëjnë shtet. Se krimi i organizuar, korrupsioni dhe delikuenca në Kosovë nuk mund të dënohet nga presioni i të tërbuarave për pushtet. Se është i lartë numri i atyre që nuk duan ligj, shtet dhe nuk respektojnë norma shtetërore dhe njerëzore, së vetëm Serbia këta i ka mbajt të disiplinuar me pushtetin e saj të egër. Krimineli Millosheviq pati deklaruar se i ka 700 spiun që i paguan në Kosovë. Rroli i tyre u pa me protestat e turpshme të vitit 2004. Këto protesta konfirmuan thëniet e kryekriminelit serb. Këtë protesta kthyen Kosovën për se paku 10 vite prapa. Këto protesta vërtetuan thëniet e armiqve tonë së shqiptarët janë popull vandal edhe pse nuk jemi, që ne jemi osmanli dhe nuk durojmë religjione tjera edhe pse është krejtësisht e kundërta. Tani më këtë marrsh do të tregoni së gjykatat në Kosovë nuk mund të punojnë,në Kosovë, se dëshmitë e krimeve në Kosovë mund të vidhen, së krimet mund të fshihen dhe së shteti nuk mund të rrëzohet sa herë të vendosin kokat kriminale.

Çka mendojnë organizatoret që do të u ndihmojnë atyre që janë në burg?. Kosova ka ofruar ndihmën e vetë juridike, paguhen avokatët më të mirë në botë. Tani ju do të tregoni së paska nevojë për përkrahjen nga rruga?. Apo fare nuk e kanë këtë qellim? A duan të arsyetojnë humbjen në politikë, apo duan më dhunë pushtetin? Pse protestuesit nuk dalin për të dënuar përzierjen flagrante të Serbisë në funksionin shtetërorë në Kosovë? Pse nuk dalin në protestë kundër shantazheve torturave që Serbia u bënë qytetarët të Kosovës më përkatësi serb? Pse nuk dilni për të protestuar për të i kthyer e qytetarët shqiptarë, të përndjekur nga veriu Mitrovicës, në vitin 2000. Ju duhej të kërkonit edhe nga ministria e kthimit që shqiptarët që u ndoqën nga bandat kriminale serbe në vitin 2000 të kthehen në pasuritë e tyre. Pse nuk po reagoni në mbrojtje e qytetarëve të Kosovës nga veriu i Mitrovicës, këtë nuk e bëtë asnjëherë?

Serbia po kërcënon shtetin e Kosovës. Brenda një jave pesë makina më regjistrim KS digjen në veri të Mitrovicës. Kryetari i grupit parlamentarë për Kosovën në Serbi Millovan Drecun përkrahu haptas kriminelet që dogjën makinat. Ai dhe Kryekrimineli Vuçiq u deklaruan së në marrëveshje nuk ka kohë të caktuar për regjistrim e makinave. Kjo do të thotë se serbet në veri të Mitrovicës duhet të vazhdojnë me tutje refuzimin e shtetit të Kosovë. Kurse në Prishtinë do të mbahet “Marshi për Drejtësi”, për të kundërshtuar gjykatën speciale të Kosovës të cilën e ka formuar Parlamenti i Kosovës dhe përkrahët nga miku jonë shpëtimtarë SHBA. Çka fshihet pas kësaj proteste? Ka të bëjë kjo me Ballkanin e hapur apo më Ballkaninë.

Ju udhëheqësit dhe organizatoret e kësaj proteste, keni pas disa shpërblime ndoshta, avans nga Evdvin Rama për shengenin e vogël apo Ballkanin e hapur. Ndihma e juaj nga rruga për të burgosurit në Hagë nuk është fare efektive. Nuk u ndihmoni asgjë. Por nëse edhe LVV përkrah këtë protestë mozaiku është endë më i çartë. Këto binarë në të cilat ju po udhëtoni; nuk shkojnë drejt stacionit tonë të synuar, Kosova Shtet Sovran Demokratik i anëtarësuar në BE dhe NATO në miqësi të përhershme më SHBA.

01.04.2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat