Kush e mbanë peng politikën e shtetit të Kosovës

Opinione

Kush e mbanë peng politikën e shtetit të Kosovës

Nga: Dedë Preqi Më: 1 prill 2023 Në ora: 18:05
Dedë Preqi

Brazdën e nisëm mirë, përmes së cilës i përfituam edhe miqtë ndërkombëtar, por kjo brazda e fundit që nuk mundet të lakmohet dhe as të pëlqehët fare, me ndikimin e një politike primitive dhe e bazuar në egoizëm me koncepte partiake e klanore, popullin e këtij vendi e nëpërkëmbën, duke i dhënë kahe të pa shpresë.

Dikush u pasurua me të madhe në kurriz të këtij populli, që janë ata të cilët e morën pushtetin në dorë në emër të «komandantëve të luftës» duke e përbuzur edhe gjakun e dëshmoreve të lirisë, dhe nuk deshën të ndalen për deri sa populli i ndëshkoi një ditë edhe pse ishte vonë, të cilët edhe sot po krokasin si kukuvajkat, që ta rikthejnë edhe një herë pushtetin e tyre të korruptuar deri në fyt.

Prandaj, zhgënjimi i një politike jo e mirëfilltë në qeverisjen e Kosovës, nga vetë njerëzit e saj dhe Institucionet e shtetit përshkak mungesës së respektimit dhe zbatimit të ligjëve, por dhe Kushtetutës së Kosovës, si një zhgënjim i përgjithshëm edhe në reformat zhvëllimore, duke i dhënë goditje të rëndë edhe gjithë evinimentit tonë historik.

Plasaritjet politike në Kosovë, të cilat nuk janë fare të shëndosha dhe e shqyejnë çdo cipë të arsyeshmërisë, sepse duke u ndodhur Kosova në një gjendje okupuese, të gjithë e kemi lënë fajtor regjimin serb, ndërsa sot, cilit duhet t’ia hedhim fajin për gabimet tona të pa falshme.

Një qëndrim i tillë, një egoizëm i tillë dhe i turpshëm i pushteteve të kaluara, pikërisht kjo dëshmon pozitën fyese për shqiptarët si shumicë, duke dhënë një imazh që jep me kuptue se, sikur shqiptarët nuk dinë të vetëqeverisin, nuk dinë të mbajnë në duart e veta shtet të pavarur dhe sovran…

Diçka e pa kuptimtë në shoqërinë tonë demokratike, deri këtu na sollën politikat e pushteteve të korruptuara dhe të dështuara, duke e vra të vërtetën dhe lirinë e këtij populli, dhe duke e nënvlerësuar ndihmën e ndërkombëtareve dhe fuqive të mëdha të botës demokratike, që u ngritën në këmbë të na japin dorën, që të na ndihmojnë në krijimin e shtetit të ri të Kosovës.

Dhe sot në vend që të veprohet ndryshe për t’a mbajtur shtetin dhe s‘forcuar Institucionet e vendit, bëhën orvatje të pa nevojshme, duke u pajtuar me pasqyrën skandaloze të udhëheqjes së pushteteve të fundit të Kosovës, nën udhëheqjen e PDK, LDK dhe AAK, nga të cilët vërehet një ofensivë dhe instrumetarium politik, që ka vetëm një moto, për ta rrëzuar qeverinë Kurti, sepse po i pengon për të vazhduar avazin e mbështjellur me petkun e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Prandaj, për shoqërinë tonë kosovare është koha më e nevojshme të veprojmë ndryshe në favor të vlerave universale, të cilat japin shansa më të mira për mirëqenjen e qytetarëve të Kosovës, sepse edhe jeta shoqërore na detyron të i kushtohemi me vemendje çdo veprimi të mundshëm në të mirën e popullit dhe vendit.

Nëse shoqëria e jonë kosovare nuk i lufton vet dukuritë negative sa do pak me forcën që ka dhe dhe potencialin e saj të fuqisë së infrastrukturës intelektuale, për t’a shpëtuar vetë instituticializmin shtetëror dhe vetë respektin shoqëror, apo pret prej të tjerëve dhe forcave të huaja gjithherë çdo gjë të evitohet dhe rënditet kjo shoqëri, duke e humbë ndjenjën për të qenë një shoqëri e mirëfilltë dhe një shoqëri e zhvilluar demokratike e një shteti sovran dhe të pa varur.

Është e vërtetë se shumica e shoqërive njerëzore është e ndarë në grupe edhe pse jetojnë në një shtet të përbashkët, dhe pse një grup i rrezikshëm e dëmton një shoqëri të tërë, por përpjekjet e vetëdishme të pjesës së shëndoshë shoqërore, në pajtim me ligjet dhe zbatimin e tyre, mundësohet dhe arrihet deri te një destinacion i volitshëm i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit.

Shumë herë shpresat janë ato që e ruajnë optimizmin njerëzor, por nga njëherë janë ato që na dëshpërojnë, duke ditur se populli shqiptarë i Kosovës e ka shpresën dhe optimizmin e saj të gjallë, kur e ka përpara një armatë të fuqishme të rininë së shëndoshë dhe intelektuale, e cila është vlera më e madhe dhe pasuria më e ndritshme e shtetit të Kosovës.

Ata që e mbajnë peng politikën e shtetit e Kosovës, në krye me PDK, LDK, dhe AAK, janë njerëz të ligj dhe shërbëtorë direkt të armikut serb, sepse përpjekja për t’u koncetruar vetëm në shpëtimin e „egos“ dhe mëkatëve të tyre politike, tregon mospërfilljen totale në çkado që nuk i shërbenë popullit dhe vendit në përgjithsi.

Politika e shtetit të Kosovës po mbahet peng nga politikat e pushteteve të kaluara, të cilat po i vuan populli dhe qeveria e tanishme e Albin Kurtit, sepse vetëm një nënshkrim i tillë i këtyre pushteteve të nënshtruara dhe të imponuara, sikur nënshkrimi i Asociacionit të komunave serbe, po e degradon një shtet dhe të ardhmën e këtij shteti, poashtu duke i hedhur shqiptarët si shumicë në margjina historike, apo si një nënshtrim i tyre.

Të kultivosh një politikë të tillë ndaj shqiptarëve shumicë në Kosovë, do të thotë të kultivosh padrejtësinë dhe tradhëtinë ndaj të vërtetës dhe ndaj realitetit, poashtu dhe ndaj qenjes së tyre kombëtare, një nënshtrim para të drejtave «mitologjike», të cilat trumbëtojnë për Kosovën, si zemër e Serbisë, një gjë që nuk qëndron dhe nuk përputhet me realitetin historik fare, duke ditur se e vërteta është krejtë tjetër.

Kosova u përketë të gjitha nacionaliteteve që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet, këtë duhet kuptuar dhe pranuar botërisht dhe jo rrëfimet mitologjike serbe, të cilat zgjojnë urrejtjen dhe revoltën e serbëve kundër shqiptarëve, apo kundër njëri-tjetrit, duke e përshkallëzuar situatën dhe duke krijuar mosbesim të njëri-tjetri për një harmoni dhe bashkëjetesë në një shtet të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat