Çfarë mjerimi

Opinione

Çfarë mjerimi

Nga: Lis Bukuroca Më: 1 prill 2023 Në ora: 21:17

PDK, LDK, luteni Albinin të vihet në krye të protestave përndryshe njerëzit mendojnë se po talleni!

Në vitin 2015 Albin Kurti kundër Gjykatës Speciale. E quante "Padrejtësi Speciale.”

Në vitin 2015 u ndryshua Kushtetuta për ta themeluar Gjykatën.

E aprovuan me shumicë PDK dhe LDK.

Sot këto dy parti ngrihen kundër vetvetes si vampirë.

Tani gjoja nuk e duan as Asociacionin, por për pushtet, firmosnin çdo gjë, edhe pa lexuar!

Endeshin si laviret nëpër ambasada dhe thoshin se po konsultohen me aleatët!!!

Thua se ambasadorët ishin këshilltarë të tyre, por sidoqoftë, ata firmosnin symbyllur! Çdo gjë që u hidhej para turinjve, me rëndësi të mbeteshin në pushtet.

Ja çfarë thotë sot njeriu, që kur i duhej pushteti, i duhej edhe Gjykata, madje edhe i ka akuzuar për likuidim të anëtarëve të LDK-së. "I “Marshojmë për Drejtësi”, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim! Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve.” Isa Mustafa

Ja tjetri, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi:

"Nesër, me 2 prill, nga ora 14:00, bashkë me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, do të takohemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, që të Marshojmë për Drejtësi."

Prill 24, 2014

Kosovë: Aprovimi i Gjykatës speciale, hap kyç për drejtësinë

MË: 5 Qershor 2015

Albin Kurti: Ata që e kanë kapur shtetin janë për Gjykatën Speciale

E premte, 26 Qershor 2015

Dështon miratimi i Gjykatës Speciale

Për themelimin e Gjykatës Speciale kanë votuar 75 deputetë, 7 janë deklaruar kundër, kurse dy deputetë kanë abstenuar.

27 Qershor, 2015 02:12

Isa Mustafa: Do ta themelojmë Gjykatën Speciale

28.06.2015

Hashim Thaçi, optimist: Gjykata Speciale do të miratohet

E hënë, 3 Gusht 2015

Miratohet Gjykata Speciale

Domethënë PDK dhe LDK pendohen pas tetë viteve!

Kafshatë që s’kapërdihet or vëllaështë injoranca!

Luteni Albinin të vihet në krye të protestave përndryshe nuk iu beson askush pse po protestoni!

Në fakt ju po protestoni kundër Thaçit dhe Mustafës dhe atyre 80 deputetëve, që miratuan atë Gjykatë!

Me këtë protestë po e shpallni Albin Kurtin gjeni! Profet! Kërkojini falje!

Si të mbrohen nga gjykata ata që e kanë krijuar dhe që e kanë shpallur me ligj gjykatë të Kosovës.

Si mund të protestojë politika kundër gjykatave të veta? Ajo gjykatë është miratuar në Kuvend me 80 vota!

Si mundet Kuvendi të ngrihet kundër Kuvendit? Isa Mustafa kundër vendimeve të veta e Memli Krasniqi.

Si mund ata të mbrohen nga gjykatë e pavarur që e kanë votuar vetë?

Për ta shpërndarë atë gjykatë, duhet tëdëshmohen shkelje të mëdha, por me protesta Gjykate e Kosovës në Hagë nuk tronditet.

Ata vazhdojnë punën si gjykatë e pavarur, fitojnë shumë, Kuvendi i Kosovës e ka zyrtarizuar. Ajo Gjykatë e Kosovës punon si gjykata perëndimore.

Atë gjykatë mund ta zhbëjë vetëm Kuvendi, por kurrë jo protesta.

Nëse e shpërndan Kuvendi, atëherë Mustafa e Thaçi duhet të burgosen për themelimin e saj.

E krijuan Asociacionin, pas 8 viteve u penduan.

E krijuan Gjykatën, pas 8 viteve pendohen!

E firmosën Çakorrin, pastaj u penduan.

Ata nuk ishin politikanë.

Ata ishin thjeshtë arrivistë, mashtrues dhe hajna!

Ata e shkatërruan shkollat, fakultetet, akademinë dhe identitetin!

Ata e hoqën barkën shqiptare nga Perëndimi ku e pat lënë Rugova. Nesër do të protestojnë kundër vetvetes dhe kërkojnë mbështetje. Protesta ështëpopulizëm sepse Gjykatën mund ta mënjanojë Kuvendi, jo protesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat