Vuçiq është pasardhës i Millosheviqit, kur do e kupton BE por edhe SHBA?

Opinione

Vuçiq është pasardhës i Millosheviqit, kur do e kupton BE por edhe SHBA?

Nga: Luz Tomaj Më: 26 maj 2023 Në ora: 23:14
Luz Tomaj

Kuptoni more, serbët në Kosovë i gëzojnë te gjitha të drejtat, madje janë të privilegjuar në krahasim me minoritetet tjera. Në anen tjetër, serbët, së paku në Veri, nuk e rrespektojn dhe as që e pranojnë shtetin e Kosoves, janë vetizoluar dhe, veprojnë vetem e vetem sipas udhëzimeve të Beogradit, konkretisht Vuçiqit. 

Vuçiqi ishte ai I cili, gjatë luftes në Bosnje, klithte se nëse nji serb vritet, do vrasim 100 boshnjak. Gjatë krimeve në Kosovë, Vuçiqi ishte minister në Kabinetin e kriminelit Millosheviq ndërsa, Daçiqi ishte zëdhënës i Millosheviqit. Tani, mu këta dy, janë  figurat më të popullarizuara në Serbi. 

Historia nuk e shenon se, në arenen ndërkombëtare, donji dialog ndërshtetëror është inicuar me askërkesen e shtetit aggressor, e shtetit gjenocidial.  

BE dhe te tjerët, insistoin për njifar Asociacioni. Formimi i asociacioneve është process i thjesht dhe normal, në suazat e legjislacionit të shtetit. 

Por, kjo çka serbët në veri dhe Vuçiqi kërkoin, nuk është asociacion por process për qellime tjera të mosrespektimit të shtetit. 

Befasoni ju ndërkombëtarët, me këmngulje inistoni dhe e favorizoni shtetin gjenocidial recidivist dhe liderët serb, tëcilet duhen edhe të përgjigjen si pjesëmarrës të drejtëpërdrejt të rrjetit të egzekutdimit të krimeve gjenocidiale në Kosovë. Zgjohuni more dhe kuptone se, në çdo process madje eddhe ndërkombëtar, drejtësia duhet të vij në shprehje….. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat