Shqelmat e fundit të Vuçiqit në veri, opozita për inati të Albinit nuk e mbështet Kosovën!

Opinione

Shqelmat e fundit të Vuçiqit në veri, opozita për inati të Albinit nuk e mbështet Kosovën!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 27 maj 2023 Në ora: 18:13
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

E pakuptueshme dhe krejtësisht jashtë logjike janë reagimet kritikuese ndaj veprimeve legjitime të autoriteve lokale në veri për të implementuar vullnetin e qytetarëve ndaj zgjedhjeve të fundit lokale.

Serbët e nxitur nga Vuçiqit rrethuan komunat në veri për mos të lejuar kryetarët e rinj të futën në vendet e tyre të punës.

Ishte Policia e Kosovës e detyruar e cla ka shpërndarë turmën e serbëve para objektit të komunës së Zubin Potokut, duke përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të larguar.

Vetëm ndërhyrja e policisë ndihmoi që të futet në zyrën e tii kryetari i ri Izmi Zeqiri. Disa orë më parë, njëjtë është vepruan edhe në komunën e Zveçanit. Vetëm pas ndërhyrjes së policisë është mundësuar futja e kryetarit Ilir Peci.

Imagjino, për këto veprime është akuzuar Albin Kurti, deri ku arrin servilizmi i liderëve të opozitës, në vend se të mbështesin qeverinë dhe ta përgëzonin që për herë të parë po shtrihet sovraniteti atje.

E habitshme më duket edhe reagimi amerikan që akuzojnë Kurtin për diçka të cilën vet ata e kanë mbështetur, pra zgjedhjet janë mbështetur nga ata që sot akuzojnë ata që shkojnë në punë të dala po nga këto zgjedhje.

Trazirat në veri janë pjesë e skenarit të Vuçiqit, i vetëdijshëm për humbjen e kontrollit në veri, Vuçiqi inskenon situata për të tërheq vëmendjen nga dështimi.

E habitshme se si opozita u rreshtua krah Vuçiqit në betejën anti shtetërore të Kosovës, dhe mbi çdo veprim të dikujt qoftë për interesa të ngushta politike apo për ato gjeopolitike në rajon dhe me gjerë, të gjithë të jemi unik kur është në pytje interesi i vendit.

Kërcënimet e Vuçiqit për futjen e ushtrisë janë të kota, nuk pinë më ujë, po e kupton se më nuk ka asgjë nën kontroll në Kosovë, shqelmat e fundit të ish ministrit të Millosheviqt, sot president i një vendi që ende nuk e ka kuptuar të vërtetën, jeton me iluzione të shekullit të shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat