Shteti sovran nuk mund të mbahet peng me dorëzanë e me ndore

Opinione

Shteti sovran nuk mund të mbahet peng me dorëzanë e me ndore

Nga: Hafiz Shala Më: 28 maj 2023 Në ora: 17:08
Autori Hafiz Shala

Ku është dhe kush po e cakton se, deri kur Serbia fashite, kriminale e gjenocidale, të ushtrojë dhunë ndaj një shteti sovran e të pavarur përmes bandave terroristo-kriminale për ta mbajtur gjendjen e tensionuar ndaj një shteti, rajoni dhe kontinenti sikur ai i Evropës, në koordinim me Rusinë cariste të Vladimir Putinit i cili është i shpallur si kriminel lufte dhe duhet të sillet para Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, për t’u përballur me akuza rreth veprimeve gjenocidale që po ushtron ndaj popullit liridashës të Ukrainës.

Tani, si mundet Evropa dhe Amerika, symbyllazi të tentojnë që me “dhunë” ta mbajnë Vuçiqin pranë Evropës- Përendimit, përderisa ai haptazi me veprime, por jo edhe me deklarata, si gjithmonë mashtruese e demagogjike, gjoja se është i interesuar të “jetë me Evropën”, kuptohet, kur duhet të shfrytëzohen ndihmat financiare rreth investimeve ekonomike por, megjithate mbetet me Rusinë.

Deklarata e Sekretarit Blinken, ishte e ashpër, anipse miqësore sepse, miku mikut shpesh ia thotë troç shumë gjëra të cilat mund të dalin nga kontrolli por, ajo që me shqetëson është se, me çfarë dioptrie Sekretari Blinken e pau “dhunën” e ushtruar, nga kush dhe, pse nuk iu drejtua atij që po provokon kriza të rrezikshme sipas direktivave të Kremlinit. Pse, zoti Sekretar? Pse ndaj viktimës, gjithnjë.

Z. Blinken, dhunën e ushtruan bandat kriminalo-terroriste të dirigjuara nga Vuçiqi, të cilat ushtruan dhunë ndaj policisë e cila po e zbaton Kushtetutën dhe mbron sovranitetin e shtetit për t’ua mundësuar udheheqjës se re të krijojë kushte për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim.

Dhe, z. Sekretar, gjatë dhënies së betimit nga ana e kryetarëve të sapo-zgjedhur, e filluan sipas përbërjes së popullatës në veri, pra, në gjuhen serbe. A nuk mjaftoi kjo që ata kryetarë të zgjedhur nga pakica shqiptare në vert, të cilët nuk janë fajtor pse serbët e veriut të shantazhuar dhe dirigjuar nga Vuçiqi, mos të marrin pjesë në zgjedhjet demokratike shumë mirë të organizuara nga Komisioni Zgjedhor Shtetëror, gjithnjë duke menduar në ndarjen e pjesës veriore për t’ia bashkëngjitur Serbisë e cila gjë, me çfarëdo çmimi kurre nuk do të lejohet, prandaj, policia e Dardanisë, ishte në veri për t’i mbrojtur serbët e veriut të cilët nuk janë pjesë e këtyre bandave terroriste qe i bie se me kësi lloj deklaratash, si po legalizohen këto veprime dhe po trimërohen banditet të cilët duan që ta marrin ligjin në duart e tyre dhe ta pengojnë në shtrirjen e sovranitetit të shtetit në tërë territorin.

Gjatë Lobimit në SHBA, gjithnjë dhe pa ndërprerë kemi bashkëpunuar ngushtë me Kongresin dhe Senatin Amerikan si fuqi politike dhe të gjitha tjerave, kundruall Departamentit të Shtetit i cili, shpeshherë ka qenë në diskrepancë me përfaqësuesit e popullit karshi administratorëve qeveritar të cilët, dhashtë zoti të jam i gabuar por, mund të ndikohen nga rrymat e ndryshme dhe nga fuqia korruptive e emrave të njohur, sikur, ndikimi i sorosëve, të cilët nuk duhet edhe anashkaluar.

Dëshmia e fundit në Senatin Amerikan i udhëhequr nga Senatori Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme, dhe zavëndësimi i zotit Escbar me zotin O’Conell, e arësyetoi brengën tonë dhe të qytetarëve shqiptar, se, veprimet e disa diplomatëve janë shqetësuese.

Partitë opozitare, dhe shumë (b)analistëve nëpër studiot televizive hibride, përjashto këtu, RTK-në, televizion shtetëror, gjatë deklarimeve të tyre, nën presion nga qytetarët rreth ish politikave të tyre korruptive, koncesioniste ndaj Serbisë, japin sinjale jo të qarta duke shpresuar se, Kryeministri Kurti do të dështojë duke i shkuar prapa sikur dhelpra pas dashit në pritje se, mos po i bijnë “matarët” a më vonë dhe ta marrin pushtetin për t’i shpetuar drejtësisë. Turp.

Turp, sepse, po rrezikohet shteti, përderisa, Kryeministri Kurti stoikisht po i përballon shantazhët nga të gjitha anët, nga Evropa më arrogancën e pa parë, vetem sepse po e mbronë shtetin sipas obligimeve kushtetuese. Në të njëjtën vijë, fatbardhësisht, po ëendronë një zonjë e hekurt, një Margaret Thaqer e Dardanisë, njëherit Komadante e Forcave Ushtarake të Republikës, zonja Vjosa Osmani. Dhe, kjo, na bënë krenarë dhe na jep shpresë dhe siguri. Asesi nuk duhet ta lëmë anash Kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca i cili, vërtetë i takojnë mirënjohjet dhe lëvdatat rreth udhëheqjes së seancave të Parlamentit në të cilin, gjatë debateve, çdo gjuhë tjetër mund të jetë por jo parlamentare nga shumë deputetë.

Kryesorja dhe më e rëndësishmja është se, sikur Kryeminstri e Presidentja, edhe ky është në të njëjtat valë, mbrotja e integritetit territorial, shtrirja e sovranitetit, dhe funksionimi i shtetit, zbatimi i ligjeve për të gjithë qytetarët pa dallim etniteti.

Z.Lajçak gjatë vizitës së fundit në veri, ishte tejet i brengosur rreth deklaratave të grupeve kriminalo-terroriste në veri, për, “presionin” që Kryeministri Kurti po ushtroka ndaj “serbëve të veriut për t’i dëbuar nga shteti i Dardanisë”.

Zoti Varheley i cili, edhe ai zbarkoi në veri për t’ua dëgjuar hallet e dertet grupeve kriminalo-terroriste, të cilët nuk “po mund t’i durojnë këto presione” prandaj, këta të dy dhe zoti Borrel, vetë ua kan mprehur brirët serbëvë të Vuqiçit në veri që mos të heqin dorë nga pretendimet e tyre, rreth Asociacionit me kompetenca ekzekutive e pastaj të tjerat me radhë.

Të ndëruar dhe të respektuar udhëheqës shtetëtor të Dardanisë të zgjedhur me vullnetin plebishit të popullit, zbatojeni Kushtetutën dhe ligjet e Dardanisë si obligim shtetëtor për çka e keni marrë betimin dhe jeni përgjegjës, prandaj, pa marrë parasysh presionet nga brenda dhe jashtë, jemi të bindur se kështu unik siç jeni, do t’ia dilni.

Një porosi njeherit edhe kërkesë për juve udheheqës të shtetit se, nuk mund të ketë kthim të serbëvë të vetëlarguar nga Dardania pas luftës së vitit 1999, pa u kthye 20.000 shqiptarë të shpërngulur nga veriu më dhunë. Për këtë, duhet më parë siguruar banesa, shkolla dhe infrastrukturë të nevojshme për një jetë normale të cilët qe 24 vjet janë emigrant në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës jugore.

Të sigurohet buxhet i posaqem qoftë edhe kërkesë nga BE-ja që të ndihmojë financiarisht për të krijuar një ambient të qetë ndër-etnik në veri.

Deri më tani, jeni në shërbim të popullit dhe atdheut. Zoti iu ndihmoftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat