Të gjithë shqiptarët në mbrojtje të Shtetit dhe të Policisë së Kosovës

Opinione

Të gjithë shqiptarët në mbrojtje të Shtetit dhe të Policisë së Kosovës

Nga: Gani Qarri Më: 30 maj 2023 Në ora: 11:19
Gani Qarri

Të mos harrojmë se në politikë, asgjë nuk ndodhë rastësisht!

Kosovës, ka kohë që po i përgatiten ndërskëmca dhe hile të mëdha, demonstratat e sponsorizuara të vandalistëve dhe bandave kriminale serbe, loja e PDK-së me dy kryetarët e sapo-inauguruar të komunave në veri dhe vizita rrufe, e Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale në Kosovë, në këto çaste kaq delikate, assesi nuk mund të kenë vetëm arsye “humane”.

Se PDK mbetet në mbështetje të Serbisë dhe në shërbim të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, e dëshmon edhe loja meskine që këto ditë kritike po bënë me kryetarët e sapo-inauguruar të Zveçanit dhe Zubin Potokut

Kosovës, në këto momente të rënda e kaotike, mjerisht, duket se vërtetë, po i kërcënohet një e keqe shumë e madhe!

Prandaj Udhëheqjes së Shtetit dhe POLICI-së heroike të Republikës së Kosovës, të gjithë shqiptarët, që ia duan të mirën atdheut, popullit dhe shtetit të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, në këto çaste të rënda që po kalon trualli ynë shekullor, i madh e i vogël, duhet t`ua shprehim publikisht solidaritetin tonë!

T`ua ofrojmë mbështetjen tonë të pakursyer për përkushtimin e madh e meritor, që POLICIA dhe udhëheqja e vendit, po tregojnë në vijimësi, për ruajtjen e tërësisë territoriale, mbrojtjen e shtetit, shtrirjen e rendit e të ligjit dhe paprekshmërinë e territorit e të institucioneve tona.

Dhe me shpirt e zemër, tu themi botërisht, se edhe ne jemi të gatshëm, që në të gjitha format dhe mënyrat, të japim kontributin tonë, moral e fizik dhe të bashkohemi, kudo që e do nevoja, tok me Ju!

Sot e në çdo rast dhe situatë, pa marrë parasysh përkatësinë partiake, jemi dhe mbetemi me POLICINË heroike të Kosovës, e cila e vetme, po kryen të gjitha detyrat për mbrojtjen e kushtetutshmërisë, sovranitetit të vendit dhe shtrirjen e shtetësisë në të gjitha këndet e shtetit të Kosovës!

Ata janë gardianët e dëshmuar dhe mbrojtësit më besnik të këtij vendi, luanët të cilët nuk kanë hezituar asnjëherë ta sakrifikojnë shëndetin, jetën dhe trupat tyre për minimizimin dhe sanimin e pasojave tragjike të udhëkryqit katastrofal, ku shqipfolësit e shitur e të shantazhuar nga Serbia Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Avdullah Hoti etj, guxuan ta fusnin Kosovën.

Lojërat meskine të PDK-së edhe në këtë gjendje,me kryetarët e Zveçanit dhe të Zubin Potikut, si dhe vizita rrufe në këto çaste delikate, e Thaçit nga Gjykata Speciale në Kosovë e ndërlikon edhe më tepër situatën dhe bënë atë edhe më misterioze, ngase nuk mund të ketë, assesi vetëm arsye humane, shëndetësore a familjare.

Ju-Polici e shumë-respektuar jeni-Ata që tash e sa vite, bëni të pamundurën, për ta shpëtuar Kosovën nga ndarja e shkatërrimi ndaj ne, të gjithë, në çdo kohë dhe situatë, jemi me ju, edhe në përballimin e akteve renegate, si më poshtë, që ndërmorën shqipfolësit Hashim Thaçi e Isa Mustafa:

1.Thaçi dhe Mustafa nënshkruan dy herë marrëveshjen për zajednicën!

2.Thaçi dhe Mustafa bashkuan votat e deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së me ato të organizatës kriminalo-terroriste të Vuçiqit të ashtuquajturën “lista serbe” dhe miratuan formimin e “zajednicës” edhe në Kuvend.

3. Hashim Thaçi i dërgoi letër edhe sekretarit të NATO-s për mos dërgimin e ushtrisë së Kosovës në veri!

4. Avdullah Hoti miratoi grupin menaxhues të “zajednicës” vetëm nga deputet të Kuvendit të Serbisë dhe anëtar të partisë së Vuçiqit, pa asnjë shqiptar dhe pa asnjë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës!

5. PDK dhe LDK janë dhe vazhdojnë të mbeten në shërbim të plotë të Vuçiqit, madje edhe në këto çaste të vështira që po kalon vendi, ato po dëshmohen publikisht, si mbështetëset kryesore dhe më besnike të kauzave kriminalo-hegjemoniste të Serbisë fashiste në Kosovë!

Të gjitha këto veprime tradhtare, të shqipfolësve të lartcekur, me pozita të larta shtetërore, bashkë me partitë e tyre, e kanë bërë Serbinë hisedarë në veri të vendit tonë dhe i kanë krijuar hapësirë të pafund presidentit kriminel serb Aleksandër Vuçiq, për ndërhyrje të përhershme në çështjet e brendshme të Kosovës, i cili për vite të tëra, përsëritë e rikthen dhe mbanë të gjallë në vijimësi konfliktin e hapur në këtë pjesë të pa ndashme të Republikës së Kosovës.

Gjendjen kaotike, në të cilën sot edhe sulmet e kriminelëve serb, nga ndërkombëtarët, dënohen vetëm kur atakohet KFOR-i dhe EULEX-i, e jo edhe kur lëndohen e plagosen me armë zjarri, nga bandat e Radojçiqit, policët e Kosovës, ne nuk duhet pranuar!!!

Kështu që duam t`u sigurojmë edhe me këtë rast, se ne shqiptarët, kauza jonë shtetërore, e drejta legjitime, ligji e Kushtetuta e vendit, e shpresojmë edhe ndihma e Zotit, jemi dhe përherë do të mbetemi të pa lëkundur, tash e në të ardhmen dhe në çdo rast e situatë me Ju, në mbrojtjen e të gjithë territorit, institucioneve tona, rendit e të ligjit dhe çdo pëllëmbe të atdheut tonë të shtrenjtë-Kosovës heroike!

Gani Qarri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat