Shenja “Z” ruso-serbe, a nuk mjafton që perëndimi ta kuptojë se kah po shkon Serbia fashisto-kriminele e pasuesit të Millosheviqit, Vuçiq

Opinione

Shenja “Z” ruso-serbe, a nuk mjafton që perëndimi ta kuptojë se kah po shkon Serbia fashisto-kriminele e pasuesit të Millosheviqit, Vuçiq

Nga: Hafiz Shala Më: 30 maj 2023 Në ora: 21:29
Autori Hafiz Shala

Pse akuzohet Kryeministri Kurti për gjendjen e krijuar në pjesën veriore, ku grupet terroristo -kriminale të dirigjuar nga krimineli Vuçiq, sulmuan, jo vetëm policët të cilët iu qëndruan provokimeve jo vetëm ofenduese përmes parullave por, edhe përdorimin e forcës tani edhe ndaj atyre të KFOR-it dhe EULEX-it.

A do ta kuptojnë shtetet e QUINT-it se, sjellja e këtyre grupeve më së miri e shpjegon së, Serbia nuk donë paqe të përhershme por, gjendje të afatgjatë tensionuese në territorin e shtetit të Dardanisë të cilën dëshiron ta realizojë përmes asociacionit si formë dhe praktikë për t’i shantazhuar jo vetëm organet shtetërore, por edhe ato ndërkombëtare.

Aleksandër Vuçiqi, dje në televizionin kombëtar gjoja do t’i informojë për të vërtetën, e vërteta e tij ishte se, nëse i kanë vërë shenjat “Z” dhe katër germa cirilike “C”, nuk ishte përdorim force e as provokim, përderisa forcat e KFOR-it i sulmuan serbet të cilët protestonin në “ mënyrë paqësore”, e çka jo tjetër nga gënjeshtrat profesioniste serbe.

Vërja e shenjave “ Z “ dhe simbolet e Serbisë katër “ C “ ne mjetet ushtarake të KFOR-it dhe të atyre policore, ishte provokim i parapërgatitur nga forcat e grupit Ëagner të cilat janë prezente në veri për çka të gjithë janë në dijeni dhe sot ishte provokimi më i vrazhdë qe, nënkuptohet se ishte planifikuar nga Kremlini ku e vërtetojë edhe Ministri i punëve të Jashtme i Rusisë, Lavrov, “duke u brengosur “ se, një vatër e re krize po ndodhe në zëmër të Evropës.

Prandaj, Serbia dhe Rusia janë një në të gjitha veprimet duke pritur se Rusia do të triumfoj në luftën kundër Ukrainës e pastaj t’i kthehet Evropës ku Ballkani Perëndimor është një bure e baritit duke i përfshirë, Dardaninë, BeH-nën, Malin e Zi dhe, më kryeministrin me emër shqiptar në krye të Qeverisë së Tiranës me mbiemër Vuçiq, do të dal edhe në Durrës.

Ja, ky na qenka “ Ballkani i hapur” i këtyre dy anti - dardanëve i cili donë që përmes Serbisë t’i dërgoj në Evropë. Këta ideatorë i ndarjes së Dardanisë të cilët më këto provokime dëshirojnë që në çfarëdolloj bisedimeve, opsioni i vetëm për të “krijuar paqe” me Serbinë, falja e pjesës veriore. Dorën në zëmër, as me ketë opsion Serbia nuk do të ishte kënaqur pasi, qëllimi i saj i përjetshëm është që shteti i Dardanisë të defunkcionalizohet deri në dorëzim me ndihmën e argatëve dhe kuislingëve jo vetëm në Dardani por edhe në shtetin shqiptar, duke iu paraprirë grupeve opozitare, mjeteve të informimit të sponzoruara nga Serbia dhe televizionet hibride të cilat, pa kurrfarë turpi e marrin anën e shtetit kriminal e gjenocidal, Serbinë.

Bashkësia ndërkombëtare, bese kësiheri nuk ka nxjerrë përfundime se më në fund kush është Serbia, atëherë, për tragjedinë tonë qe gjeografikisht gjendemi në Evropën e të Madhit Fishta, ekzistenca jonë si popull si komb dhe si qenie njerëzore, është në pikëpyetje.

Ju lutem, mos talleni me organet shtetërore duke kërkuar qe, qofshin ata edhe udhëheqës teknik, këto shërbime t’i ushtrojnë në lokalet e fshatrave për mos t’i provokojnë grupet terrorist-kriminale të dirigjuara nga pasuesi i Millosheviqit.

Dhe, për fat qe edhe ndërkombëtarët tani janë mësuar me këto gënjeshtra dhe nuk do të bien pre, të asaj të cilët Vuçiqi i informoj opinionin serb.

Jam në përkrahje të udhëheqësve shtetëror, Presidentes zj. Osmani dhe Kryeministrit Kurti, sepse, po e zbatojnë Kushtetutën e Dardanisë, po i respektojnë simbolet e shtetit ashtu çfarë na janë janq imponuar dhe janë të vendosur se shërbimet të garantohen për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

Qeveria Kurti, sipas kërkesave të miqve tanë ndërkombëtar, i anuluan zgjedhjet, i plotësuan kërkesat e ndërkombëtarëve për të gjetur zgjedhje të duhur dhe të pranueshme, ama, nuk mund të lejohet qe një grup terroristo-kriminelesh t’i shantazhojnë organet shtetërore duke krijuar skena të rrezikshme sikur ajo e sotme ku, u lënduan shumë policë e ushtarë të KFOR-it edhe disa civilë të cilët nuk janë banorë të veriut, por grupe të organizuara nga jashtë duke u identifikuar si qytetar të pjesës veriore. Jam i bindur se, policia dhe KFOR-i, i kanë identifikuar ata individ të cilët, në emër të qytetarëve serb të veriut, organizuan veprime vandaliste me qellim te ketë edhe viktima, qoftë të vrare nga vetë ata si praktikë e tyre qe kanë ndodhur sikur në rastin “ Panda” në Pejë prandaj, Qeveria e Dardanisë, duhet të dalë me qëndrim të parapërgatitur në konsultim më organet e sigurisë, të AKI-së të FSK-së, se çfarë të kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme dhe stabile.

Një pikë shpresë më ngjalli kur, forcat e KFOR-it, nuk lejuan qe flamujt e shtetit mos të largohen nga katër Komunat gjë qe, duhet të jetë garantues edhe në të ardhmen kur të ndodhin ndryshimet me qeverisjen e këtyre komunave nga ana e përfaqësueseve serb se, flamuri i shtetit të Kosovës( Dardanisë) duhet të valojë në ato komuna por edhe në te gjitha komunat e Dardanisë sipas Kushtetutës. Përndryshe, do të ketë përsëri ngjarje të njëjta sepse, pakica serbe, nuk dëshiron ta njoh shtetin e Dardanisë. Kjo, do të jetë e pa pranueshme nga ana e institucioneve.

Ky element duhet të theksohet si parakusht i çdolloj marrëveshje për të ardhmën.

Po qe së nuk gjendet një zgjedhje e pranueshme për të dy palët, paqe e as qetësi, në atë pjesë, kurrë nuk do të ketë.

Unë, nuk preferoj që muri i shpuar, të mbulohet më një tapetë letre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat