Opozita nëse mendon ta turpërojë pozitën dhe Albin Kurtin, gabon shumë

Opinione

Opozita nëse mendon ta turpërojë pozitën dhe Albin Kurtin, gabon shumë

Nga: Fahri Mahalla Më: 30 maj 2023 Në ora: 22:23
Autori Fahri Mahalla

Flamujt e Kosovës janë të vendosur në katër komunat në veriun e Kosovës. Në veriun e Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe nga momenti që tërhiqet Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i, banditët dhe kriminelët serb do t’i heqin flamujt e Kosovës dhe do t’i djegin.

Nëse ne i heqim flamujt, nuk ka kuptim as logjikë të hiqen flamujt e Kosovës. Flamujt nuk duhet të hiqen nga katër komunat deri në marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëse ne i heqim flamujt e Kosovës nga katër komunat në veriun e Kosovës, do të thotë po dorëzohemi para banditëve dhe kriminelëve serb, të udhëhequr nga Vuçiqi.

Policia e Kosovë, KFOR dhe EULEX, nuk duhet të tërhiqen nga veriu i Kosovës.

E kanë obligim t'i mbrojnë kryetarët e komunave, të zgjedhur nga populli i Kosovës, që t’i kryejnë punët institucionale, pa u penguar nga kriminelët serbë.

Serbët i kanë bojkotuar zgjedhjet.

Serbët duhet t’i presin zgjedhjet ardhshme, kur të mbahen, mund të dalin në zgjedhjet e ardhshme.

Tani për tani serbët duhet t’i respektojnë zgjedhjet e mbajtura. Ndërkombëtarët i kanë përkrahur dhe i kanë pranuar zgjedhjet, si legjitime. Ata deklaruan se zgjedhjet ishin legjitime. Të gjithë banoret e shtetit të Kosovës, brenda kufijve të Kosovës pa dallim, janë të obliguar t’i respektojnë Ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Një duhet ta kemi parasysh, nga momenti që tërhiqet Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX - i, flamujt e Kosovës do të hiqen nga banditët dhe kriminelët serb, dhe do të digjen. Nëse ne i heqim flamujt për të mos u djegur nga kriminelet serbë, kjo do të kuptohet se u gjunjëzuam para kriminelëve serbë si Institucione të Kosovës.

kjo është e patolerueshme. Do të ishte e turpshme që të dorëzohemi para banditëve dhe kriminelëve serb.

Disa servilë evropian bashkëpunëtor të Serbisë dhe Rusisë, mendoj se janë blerë nga Vuçiqi.

Borell dhe Lajçaku, Vuçiqi sigurisht këtyre dy ndërmjetësuesve iu ka dhënë me qindra milionë euro. Veriu i Kosovës ka më shumë vlerë se krejt Kosova, për atë Vuçiqi nuk i kursen paratë, për t’i blerë servilët.

Po shihet për fushe se janë blerë këta dy servilë, sepse në mënyrë të hapur ia mbajnë anën Serbisë dhe Vuçiqit. Po duan me turpëruar Amerikën, Kosovën dhe Evropën para Serbisë. Opozita në Kosovë duhet të angazhohen, për ta dhanë kontributin e tyre. Opozita mos të hesht. Opozita nëse mendon me turpëruar pozitën dhe Albin Kurtin gabon shumë. Në këtë rast nuk turpërohet Albini, por turpërohet Kosova, dhe shqiptarët. Për të mos ardhur deri te turpërimi i Kosovës, ftoj partitë opozitare LDK, PDK, AAK, që ta japin kontributin e tyre për Kosovën.

Flamujt e Kosovës assesi mos të hiqen nga Kuvendet Komunale ne veriun e Kosovës, deri në marrëveshjen përfundimtare Kosovë - Serbi. Kuvendet komunale dhe Flamujt e Kosovës të ruhen nga Policia e Kosovës, të ruhen Kryetarët e komunave, që ta vazhdojnë punën e tyre.

Gabim shumë i madh nëse Kryetarët e komunave largohen nga Kuvendet komunale. Kryetarët nëse largohen nga kuvendet komunale, kjo do të kuptohet se janë dorëzuar nga banditë dhe kriminelëve e Vuçiqit.

Sa më shumë që përkëdhelet Vuçiqi aq më shumë do të merr guxim për ta vazhduar me krime ndaj Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Maqedonisë, për t’ua marrën territoret. Serbia dhe Vuçiqi, duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë, se Kosova kurrë nuk do të ndahet, dhe kurrë nuk do ta arrijë ta pushtojë Kosovën, as fqinjët. Për momentin duhet të bëhet një aleancë e përbashkët për t’u mbrojtur nga Serbia.

Një aleancë e përbërë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat