SHBA dhe BE po e sanksionojnë Kosovën paqedashëse, dhe jo Serbinë hegjemoniste

Opinione

SHBA dhe BE po e sanksionojnë Kosovën paqedashëse, dhe jo Serbinë hegjemoniste

Nga: Rexhep Torte Më: 31 maj 2023 Në ora: 16:46
Autori Rexhep Torte

Departamenti Amerikan i Shtetit me në krye Antony Blinkenin, dhe BE-ja me në krye Joseph Borellin, ne vend që ta ndëshkojnë dhe sanksionojnë Serbinë gjenocidale hegjemoniste, e cila nuk përfill asgjë nga SHBA dhe BE, dhe se për qëllime hegjemoniste nëpërmjet grupeve të armatosura kriminale serbe po organizon protesta të dhunshme në Veri të Kosovës me mbështetjen e agjenturave serbe dhe ruse, padrejtësisht po e ndëshkojnë dhe sanksionojnë Kosovën demokratike pro SHBA-ve, pro BE-së.

Jefrey Hovenier ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, më 30 maj 2023 para mediave deklaroi se, “Albin Kurti duhet ta kuptojë se e ka shtëpinë në flakë, sepse Kurti ka marrë hapa të pakoordinuara, dhe se pasojat do të jenë të menjëhershme, me mos lobimin tonë te shtetet mos njohëse dhe me përjashtimin e Kosovës nga pjesëmarrja në Defender Euprope 23. Albin Kurti duhet ta tërheqjen policinë nga ndërtesat komunale dhe që kryetarët e ri të mos ushtrojnë funksione në ndërtesat komunale, sepse nuk kanë marrë më shumë se 3-4 përqind të votive”, deklaroi Hovenier.

Aleksandër Vuçiq-Presidenti i Serbisë, pas takimit me ambasadorët e QUINT-it më datë 30 maj 2023, tha se, “Kam diskutuar me ambasadorët e QUINT-it për ngjarjet aktuale në Kosovë, dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj komunitetit serb, gjë që na largon nga paqja dhe stabilitetin i qëndrueshëm në rajon. Tërheqja urgjente e kryetarëve shqiptarë në Veri, si edhe i njësive policore të Kosovës është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë”, tha Vuçiq.

Joseph Borell-Shef i BE-së për politikë të Jashtme dhe siguri më 30 qershor 2023, deklaroi se “ Kosova t’i pezullojë operacionet policore rreth komunave në Veri të Kosovës.

Peter Stano-zëdhënës i Joseph Borell-it, deklaroi se, “Dhuna në Veri të Kosovës ka ardhur nga të dyja palët. Kjo situatë nuk ka ardhur vetvetiu, por është pasojë e rrethanave dhe zhvillimeve, për të cilat janë përgjegjëse të dyja palët”.

Të gjitha këto veprime të djeshme diplomatike të SHBA-ve, të BE-së, kanë për qëllim që për dështimet e tyrer ndaj Serbisë dhe Rusisë ta fajësojnë padrejtësisht Qeverinë e Albin Kurtit, që është mburojë e forte e pavarësisë dhe e integritetit territorial të Kosovës.

Daniel Server, Profesor në Universitetin Jons Hopkins dhe njohës i zhvillimeve në Ballkan, më 30 maj 2023, lidhur me situtën në Veri të Kosovë, deklaroi se, ”A e ka denoncuar Sekretari Antony Blinken akoma dhunën e djeshme ndaj KFOR-it? Ende po pyesim se me cilën anë dëshironi të jeni”?

Daniel Server më 31 maj deklaroi se, “E kuptoj dëshirën e Kryeministrit Albin Kurti për të ushtruar autoritetin ligjor në tërë Kosovën, kjo është dakorduar edhe nga Serbia në marrëveshjen e Brukselit 2013, dhe është e qartë se Presidenti i Serbisë Alekdsandër Vuçiq nuk është duke bashkëpunuar dhe përkundrazi, ka krijuar një situatë ku Kosova është braktisur nga SHBA-të, nga aleati më i fuqishëm i saj.

Nuk pajtohem me amerikanët për atë se çfarë po bëjnë , por duhet të jemi realist se Kosova ka nevojë për pranim nga BE-ja dhe SHBA-ja për të gjitha veprimet që do ti ndërmer në vijim. Besoj se amerikanët po e mbështesin Beogradin 100% në këtë situatë. Amerikanët nuk i kanë kritikuar banditët serbë për sulmet e tyre ndaj trupave të KFOR-it, nuk e kanë kritikuar Serbinë. Nëse amerikanët kërkojnë që kryetarët e porsa zgjedhur shqiptarë të qëndrojnë në një objekt tjetër, nuk mendoj se ky është problemi më i madh në botë. Por e shoh si problem kërkesën për tërheqjen e Policisë së Kosovës”.

Nga sa u tha më sipër, SHBA dhe BE, në Kosovë e shkelën me të dyja këmbët demokracinë të cilën e kanë në majë të gjuhës.

Kjo e shpërfaq paaftësinë totale të Departamentit Amerikan të Shtetit për t’ju kundërvënë Serbisë dhe Rusisë gjenocidale dhe për t’ju kundërvënë grupeve të armatosura kriminale serbë në Veri të Kosovës.

Ky ndëshkim dhe sanksionim i SHBA-ve ndaj Kosovës demokratike, është bërë me të vetmin qëllim për ta mbuluar paaftësinë e Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe për këtë paaftësi po e bën fajtore Qeverinë e Kosovës.

Kjo paaftësia e SHBA-ve e ka zanafillën që në kohën e Presidentit Donald Trump, kur John Bolton, Mathew Palmer dhe Richard Grenel, së bashku me Hashim Thaçin, Vlora Çitakun dhe Edi Ramën, në bashkëpunim me Aleksandër Vuçiqin, e pëgatitën planin për ndarjen e Kosovës, realizimin e të cilit e hodhi poshtë Angela Merkel-ish Kancelarja e Gjermanisë.

Vetë fakti i stër zgjatjes së dialogut Kosovë-Serbi, tani edhe me Planin Franko-Gjerman për realizimin e të cilit pritet të kalojë më shumë se një dekadë derisa Serbia ta njeh Kosovën, favorizimet që SHBA dhe BE po ia bëjnë Serbisë gjenocidale hegjemoniste, është treguesi më i mire që hedh ditë mbi paaftësinë e diplomacisë së SHBA-ve dhe të BE-së ndaj të drejtë së Kosovës.

Koha do të dëshmojë për paaftësinë dhe tradhtinë që SHBA dhe BE po ia bëjnë Kosovës demokratike dhe besnike ndaj SHBA-ve dhe BE-së, dhe se me siguri ky qëndrim i gabuar i SHBA-ve dhe i BE-së, do tu kthhehet si boomerang.

Miku i mire dëshmohet në ditë vështirë

“Më mirë një mik se një çiflig”, thotë thënia popullore filozofike shqiptare ndër shekuj.

Kombi shqiptar për fat të keq as nuk ka pasur dhe as nuk ka miq të vërtetë, kjo për vetë faktin se kombi shqiptar është komb fisnik, bujar dhe besnik, virtyte morale të cilat mjerisht nuk i kanë kombet dhe popujt e tjerë.

Këtë më së miri e ka dëshmuar historia e kombit shqiptar ndër shekuj me shembuj e fakte që tregojnë për padrejtësitë, tradhtitë dhe okupimet që i janë bërë kombit autokton shqiptar dhe trojeve të tij nga fuqitë vendimmarrëse.

Kjo më së miri u kuptua edhe më 29 maj 2023 gjatë protestave të organizuara në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, nga bandat e armatosura kriminale serbe, të mbështetura nga agjenturat serbe dhe ruse.

Këta protestues banditë serbë e rusë, nuk i përfillën as kërkesën e KFOR-it, as kërkesën e Policisë së Kosovës për të protestuar qetësisht, por paraqitën kërkesat e tyre nacionaliste ekstreme që të tërhiqen katër kryetarët e zgjedhur shqiptarë dhe të tërhiqet Policia e Kosovës nga Veriu i Kosovës.

Të njëjtat kërkesa serbe sot ia paraqitën Qeverisë së Kosovës edhe Krimineli Aleksandër Vuçiq, edhe SHBA-të edhe BE-ja .

Lind pyetja pse SHBA dhe BE kanë lejuar që deri sot në Veri të Kosovës të formohen strukturat paralele, bandat kriminale serbe dhe kontrabanda e organizuar serbe, dhe pse nuk janë duke bërë asgjë që këto banda kriminale të shkatërrohen?!

Tërheqja e Policisë së Kosovës nga Veriu i Kosovës do të thotë shtrirje e kthetrave të Serbisë gjenocidale hegjemoniste në Veri të Kosovës, do të thotë okupim i Veriut të Kosovës nga Serbia.

Fajësohet Qeveria e Albin Kurtit në vend që të fajësohen Serbia dhe banditët e saj

Si është e mundur që për 30 ushtarë të plagosur të KFORF-it, për sulmet ndaj policisë së Kosovës, për djegien e veturave të Policisë së Kosovës, për sulmin me armë të veturës së TV SYRI, për heqjen e targave të veturës së TOP CHANNEL-it, për gjuajtjen me gurë të gazetarëve, për dëmet materiale të ndërtesës së komunës së Zveçanit, të arrestohen vetëm pesë protestues serbë, e të dërgohen në mbajtje 48 orë vetëm dy prej tyre?!

Si është e mundur që për sulmet e protestuesve serbë të bandave të armatosura kriminale serbe të mbështetura nga Beogradi dhe Rusia, të fajësohet Kosova demokratike që është duke e respektuar Kushtetutën demokratike të Kosovës për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj, për luftimin e bandave të armatosura kriminale serbe dhe të kontrabandës së organizuar në Veri të Kosovës?!

Sipas Policisë së Kosovës nga 5 protestuesit serbë të arrestuar gjatë protestave të 29 majit, për sulme me mjete shpërthyese dhe njëjtë të forta ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë së Kosovës dhe ndaj gazetarëve vetën dy protestues serbë janë ndaluar në mbajtje prej 48 orëve. Për shkak të dyshimit se kanë qenë të përfshirë në sulme ekstreme të dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Dy meshkuj sebë më vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës janë dërguar në mbajtje , ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime të mëtejme nga njësitet relevante”.

Në Leposaviq, edhe më 30 maj 2023 janë sulmuar nga protestues serbë të maskuar mbi dhjetë media. Veturat e mediave shqiptare të A2 CNN dhe Panorama , që raportojnë nga Veriu i Kosovës Janë vandalizuar nga serbët e maskuar. Sulmi ndaj tyre është kryer ndërsa kanë qenë brenda veturave kur janë gjuajtur me tulla e gurë. Pranë kanë qenë ushtarët e KFOR-it, por në vend që tu ofrojnë mbrojtje ata janë larguar. nga vendi i ngjarjes.

Kosova nuk duhet të lejojë që miu serb të kalojë nëpër mustaqet eë saj

Sot më 31 maj banditë serbë po i vazhdojnë protestat e tyre në Veri të Kosovës, dhe se sot e kanë shpalosur edhe flamujt gjigand në Zveçan e Zubin Potok, dhe se edhe sot protestuesit serbë Iisuluan sërish gazetarët, dhe se organizatorët e protestave i përsëritën kërkesat e djeshme që të largohen kryetarët shqiptarë në katër komunat, dhe të largohet edhe Policia e Kosovës nga Veriu i Kosovës.

Kjo tregon qartë se qëndrimet e djeshme të SHBA-ve dhe të BE-së, i kanë stimuluar edhe më shumë protestuesit e grupeve kriminale serbe që të këmbëngulin për kërkesat e tyre nacionaliste hegjemoniste.

Qeveria e Kosovës përkundër sanksioneve dhe kërcënimeve të SHBA-ve dhe BE-së, duhet të jetë e vendosur që në Kosovë të mos themelohet asnjë asociacion serb i cilit do lloji qoftë, sepse qëllimet e Serbisë nëpëmjet këtyre protestave dhe kërcënimeve janë okupuese dhe se qëllimi i tyre është për t’i shti në dorë minierat e Trepçës dhe Liqenin e Ujmanit.

Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vendosur që ta krijojë Kishën Autoqefale Ortodokse të Kosovës, sepse, kishat, manastiret dhe patriarkanat për të cilat Serbia thotë se janë ortodokse serbe, fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptarë, të ndërtuara nga shqiptarët në tokën shqiptare dhe të ruajtura nga shqiptarët. Serbia me okupimin e Kosovës këtyre objekteve kulti të krishtera shqiptare u a ka ndryshuar pamjen dhe i ka përvetësuar, dhe për këtë ekzistojnë dëshmi e fotografi.

Serbia gjenocidale hegjemoniste planifikon që nëpërmjet themelimit të Asociacionit serb në Kosovë dhe nëpërmjet menaxhimit të kishave, manastireve dhe patriarkanave nga Beogradi, ta mbajë Kosovën nën kontroll dhe presion për jetë të jetëve.

Kjo nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë, sepse siç thotë thënia filozofike popullore, ”Po e lejove miun të kalojë nëpër mustaqe, ai do ta mësojë këtë rrugë dhe do të Kalojë sa herë ti teket”.

Opozita mjerane në Kosovë duhet t’ia vë gishtin kokës, duke i lënë interesat meskime për tu rikthyer ne pushtet.

Opozita në Kosovë duhet të angazhohet së bashku me Qeverinë e Albin Kurtit për ta mbrojtur Kosovën nga qëllimet ogurzeza të Serbisë gjenocidale hegjemoniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat