Kundër “disave” që thonë jo Basha kryetar i PD; kur guximi, vizioni dhe alternativa e tij janë zgjidhja

Opinione

Kundër “disave” që thonë jo Basha kryetar i PD; kur guximi, vizioni dhe alternativa e tij janë zgjidhja

Nga: Skënder Kapiti Më: 1 qershor 2023 Në ora: 08:24
Lulzim Basha

Unë alternativën që parashtron Basha e kuptoj kështu, dhe përgjigjen time po jap në formë pyesori: a duhet të ndahemi nga e shkuara dhe nga tranzicioni; a duhet të cmontojmë sistemin e korrupsionit; a duhet bërë dekomunistifikimi dhe dekorruptimi i politikës; a duhet bërë VETTING-u i politikës dhe dhëne a duhet dhene mbeshtetje Vetting-ut të drejtësisë; a duhet që përfaqësuesit e popullit, deputetët e kuvendarët t’i zgjedhë demokracia e ligji dhe jo korrupsioni, servilizmi dhe autokracia, pra jo kryetari i partisë ; dhe a duhet mbështetur politika proSHBA-ve. Dhe a nuk janë këto zgjidhja që kërkohet dhe që si alternativë e program e ka Basha?

Kundër “disave” politikanë që thonë jo Basha kryetar i PD, kur vizioni dhe alternativa e tij janë zgjidhja e duhur dhe kur ai është edhe partneri më i besueshëm i SHBA-ve, kur askush tjetër nuk e pati dhe nuk e ka guximin intelektual për t’u përballur e sfiduar me të këqijat korruptive e me zullumet publike të llumit të politikës së vjetër.

Takimet e të rinjve me Lulzim Bashën shprehin besim e shpresë te Partia Demokratike për ndryshimin, gjë e cila ka shqetësuar shumë politikën e vjetër , foltoren , rilindjen socialiste dhe politikanë mjeranë e servilë, intelektualë sahanlëpirës e mediatikë mercanarë dhe oligako-politikën.

Dhe të rinjtë e opinioni ftojnë Bashën në takim, dhe kjo detyrimisht i imponon atij që të vazhdojë dhe të kandidojë për drejtimin e Partisë Demokrtike.

KUR TË RINJTË DHE INTELEKTUALËT E MIRËFILLTË FTOJNË BASHËN ATËHERE KJO IA IMPONON ATIJ PUBLIKISHT DHE DEMOKRATIKISHT TE DREJTËN QË TË VAZHDOJË APO EDHE TE RIZGJIDHET KRYETAR I PD-SË.

Dhe është përgjegjesi dhe detyrim moral, intelektual, politik e qytetar që Basha t’u jetë mirënjohës respektit publik që të rinjtë dhe demokratët kanë për të. Dhe prandaj edhe Basha po u përgjigjet ftesës së të rinjve dhe realitetit për cfarë ata pyesin, shqetësohen dhe që kërkojnë alterntivë për zgjidhje.

Rinia, realiteti dhe koha ftojnë rikthimin e Bashës.

Pas zgjedhjeve të14 Majit 2023, ajo se cfarë u konstastua është pjesmarrja e ulët në votime e cila tregon se qytetaret shqiptarë janë të zhgënjyer nga politika dhe se ata e kanë humbur besimin te ajo dhe te politikanët shqiptarë.

Ata që nuk shkuan në votim më të shumtët ishin elektorati i djathtë , pra demokratët.

Demokratët nuk shkuan në votime pasi pas vendimit të gjykatës e cila njohu si Parti Demokratike atë institucionale me kryetar Bashën; dhe pasi për ditë e më shumë po kthjellohen jo vetëm demokratët por edhe rinia e opinioni publik, ata po ndërgjegjsohen se demokratët me Berishën dhe me grupin foltorist antiSHBA kurrë nuk ndëshkohet Rama, dhe demokratët nuk vijnë në pushtet.

Duke parë realitetin politik , të rinjtë kudo në Shqipëri kanë nxjerrë konkluzionin se Basha është politikani vizionar e misionar për të drejtuar opozitarizmin për rrëzimin e korrupsionit dhe të sistemit kriminal të tij që e ka montuar “Trekëndëshi i Bermudës”. Dhe prandaj ata e ftojnë Bashën në takime për të dëgjuar vizionin, programin dhe alternativën e tij. Basha alltenativën e tij e ka shpalosur edhe ne fushatën elektorale të vitit 2021 dhe megjithë kundërvënien e të gjiithë politikës së vjetë, blerjes se votes nga pushteti dhe të arsenalit korruptiv të mediatiko-oligarkisë kundër tij, Basha arriti rezultat të jashtëzakonshëm.

Basha edhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022 paraqiti programin e vizionine tij per cmontimin e “Trekendëshit të Bermudës”por në ato zgjedhje haptazi dhe tejet egersisht kunder Bashes, kunder SHBA dhe PD-së institucionale shpërtheu Berisha e Ilir Meta. Dhe po kjo aleancë puciste antiPD e anti Basha u pa edhe në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

Të rinjtë dhe elita e re politike shqiptare shohim me besim te Basha sepse ai është partner i besueshëm edhe te SHBA, dhe dihet mirë se pa ndihmën e SHBA-ve në këto kushte ku gjëndet sot opozita shqiptare ajo nuk vjen në pushtet.

Të rinjtë shohin edhe atë se cfarë sot është te PD institucionale, shohin atë se deputetët e saj, jo pak prej e tyre kanë xhelozi për Bashën kanë smirë dhe në pamundësi për të dalë e shpalosur program e alternativë ata sajojnë edhe alibi e hipokrizi si ajo e ndonjë dordoleci e që si meritë karriere në politike dhe mandatin e deputetit e kanë prej superservilizmit e që thonë se duhet të iki edhe Berisha edhe Basha.

Ka deputetë që nuk e duan Bashën pasi ndoshta e ndjejnë se Veting-u që kërkojnë Basha dhe demokratët i përjashton ata si deputetë apo kandidatë në të ardhmen.

Ka nga ata deputetët dy apo më shumë fytyrësha të cilët deklarohen kundër Bashës pasi mendojnë se kështu do e kenë të justifikuar shpërblimin politik nga Berisha apo edhe nga ai kushdoqoftë tjetër që mund të bëhet kryetar i PD.

Ka deputetë që nuk e duan Bashën edhe për faktin se duke qenë Basha kryetar i PD-së mund edhe të bëhen zgjedhje të parakohshnme dhe ata duke e ditur se nuk do jenë më kandidatë mjaftohen dhe janë të kënaqur me rrogën edhe për nja dy vjet e gjysëm gjë e cila vërehet pasi shumë prej tyre nuk dolën e as nuk mbështetën demokratët në zgjedhjet e 14 Majit 2023 si p.sh. në rastin që e braktisën kandidatin për kryebahkiak z. Bejko dhe të tjerët që nuk dalin nga Tirana për të takuar demokratët pasi janë shkëputur tërësisht prej tyre, por vetëm japin ndonjë deklarim sa për t’u dukur se janë deputetë.

Ftesa që të rinjtë dhe shumica e demokratëve të vërtetë dhe të sinqertë i bëjnë Bashës është edhe kjo: sepse te Basha dhe te Elita e Re Politike e guximshme si Alibeaj, Bejko e disa të tjerë ata shohin besimin dhe shpresën për bashkimin dhe forcimin e Partisë Demokratike.

Dhe këto janë arsyet kryesore se përse intelektualizmi i pakorruptuar e progresiv dhe ai i pastër rinor ftojnë Bashën në takime për të dëgjuar atë dhe për alternativën e tij e te cila jep besim e shpresë për ndryshim.

Pra, Bashën e ftojnë rinia dhe i shprehin atij besimin dhe mbështetjen për të vazhduar misionin e tij, atë të cmontimit nga politika të politikës së vjetër; cmontimin e sistemit të korrupsionit; për dekriminaslizimin e politikës, pra për Vetting-un politik dhe atë të drejtësisë, si dhe i japin atij mbështetje për trumfin e demokracisë, patriotizmit real dhe për integrimin e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat