Dinakëria politike serbe, bleu kohë për shërim nga “pleqnarët e demokracisë”!

Opinione

Dinakëria politike serbe, bleu kohë për shërim nga “pleqnarët e demokracisë”!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 1 qershor 2023 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë tonë, ndërmjetësit ndëkombëtar i filluan bisedimet me Serbinë! Butësia e tyre “demokratike” ishte e një natyre krejtë ndryshe, falë edhe butësisë tonë politike në ekstazë! Duket sikur shtetin e Kosovës e lan anash, dhe respektuan më tepër sa sa që duhet këtë bishën e plagosur të Ballkanit!

Kjo ide u shkoj për shtati të gjitha qeverive të pas luftës, të cilat edhe ia panë hajrin gjatë tanë kohës sa ishin në pushtet!

Këta, ndërmjetësit e bisedimeve me Serbinë, paskan bisedue për lisa, kurse me palën tonë për fshisa, pra ato që u janë thënë organeve tona shtetërore nuk janë bisedua me palën serbe, dhe e kundërta!

Kjo harmoni e përafërt me taktikën e pleqnarëve tanë për ngatërresa, u cilësue sukses përafrimi në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Disa edhe u bënë gati për çmimin Nobel, por nejse..!

Derisa, dinakëria e politikës serbosllave ushqehej nga Perëndimi dhe Europa, ajo u ngop edhe me dollarë dhe euro, kurse ish qeveritë tona vraponin pas tenderëve dhe pasurisë shtetërore!Silleshin ndëgjueshëm edhe ndaj ndërmjetsuesve, për të mos nxitë asnjë veprim shtetëror ndaj shtetit të Serbisë!

Kur qeveria e tashme nguli këmbë që të veprohet si shtet përballë Serbisë, “pleqnarët ndërmjetësues” u nxënë ngushtë nga një deklaratë e fashistit Vuçiq. Ai haptas zbuloj sekretin, dhe sulmoj tanë botën demokratike; se askush nuk i paska kërkue që të njoh shtetin e Kosovës”! “Çfarë është kjo që kërkoni tani, kush është ky faran, Albin Kurti? Ndalone more, përndryshe Serbia nuk e duron!

Është për të dyshuar se bisedimet e ndërmjetsuesëve me palën e Serbisë, n’a paskan qenë në frymën e një dëshire të vetme, të përafrimit t’Serbisë me botën demokratike!

Ky koncept i këtij përafrimi, (jo si dy shtete, por në emër të lirisë njerëzore dhe mallrave) është gurë themeli i t’keqes në vazhdimësi! Të gjithë jemi dëshmitarë të reciprocitetit për mallra serbe në kohën e Ramushit kryeministër! Ky ishte fillimi më i shëndoshë i veprimit të Kosovës si shtet!

Pse atëherë u ngulfat nga të njëjtit ndërmjetësues, të cilët sulmojnë edhe Albin Kurtin! Diçka që s’përbihet dhe është për turp, janë sjelljet e Ramushit me tanë opozitën, u mbajnë ison këtyre “pleqnarëve” të cilët nuk lejuan të ngacmohet Serbia me veprime shtetërore!

Të shpresojmë në qëndresën dhe sinqeritetin e qeverisë së tashme si dhe ndjenjën e të gjithë atyre shqiptarëve që e kan kuptue se vetëm bashkarisht mbahemi dhe përparojmë shtetin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat