Ja pse modeli i “elitës” servile si Ferdinand Xhaferraj janë kundër Bashës

Opinione

Ja pse modeli i “elitës” servile si Ferdinand Xhaferraj janë kundër Bashës

Nga: Arbër Hima Më: 2 qershor 2023 Në ora: 08:46
Ferdinand Xhaferraj

Tani kohët e fundit Ferdinand Xhaferraj i cili karriern e tij politike e ka falë servilizmit dhe mashtrimeve na deklarohet se po te vijë Basha në krye të Partisë Demokratike ai do dale i pavarur.

Mirëpo PO TA SHOHIN KARRIERËN POLITIKE TË XHAFERRAJT, POLITIKISHT AI ËSHTË I VARUR NGA SUPERSERVILIZMI.

Ky servil dhe i pa taban si dhe i paaftë por i aftë për mashtrime dhe akrobaci politike vetëm e vetëm për të siguruar një mandat të vetin për deputet, gjatë gjithë karrierës së tij ka hipotekuar servilizmin , gje që ai ia ka parë hajrin, sepse politika në PD dhe Berisha ashtu se e gjithë politika e të gjitha partive politike gjithmonë kanë mbështetur dhe ua kanë mundësuar karrierën politike spiunëve, puthadorëve dhe servilëve,

KY KA QENË NË PD SI KIRITER PER KARRIERE POLITIKE, PRA KA PASUR SPIUNLLËKUN DHE SERVILIZMIN. DHE KJO VERTETOHET SË TË TILLË JANË TË GJITHË ATA QË SOT JANË GRUMBULLUAR NE KRYE TE FOLTORES, TE RILINDJA E TE LSI.

Përse deputetë dhe sidomos ky Xhaferraj është kundër Bashës lind pyetja?

Xhaferraj është kundër Bashës sepse ai e ndjen se me Bashën fryn një erë e re politike, nje Epokë e Re , ajo e integrimit në politikë dhe në Partinë Demokratike të të rinjve, si p.sh. që sot te PD në Durrës ka të rinjë potentë shumë më të aftë se sa Xhaferraj apo edhe teper me te mire se deputetët e tjerë si Albana Vokshi, Bylykbashi, Paloka, Grida Duma etj.Xhaferraj këtë fakt të karrierës së të rinjve në PD e shikon si kërcënim për karrierën e tij politike, i cili, pra edhe Fredi i përket elitës së vjetër politike. Ai i frikësohet integrimit të të rinjve në politikë sepse elita e re politike, ku përfshihen edhe elita rinore në Durrës janë për ndryshimin, kundër korrupsionit, kundër servilizmit. Të vjetrës politike i përket edhe akrobati servil politik Ferdinand Xhaferraj i cili falë servilizmit të tij e kishte marrë me tapi të drejtën për të qënë gjithmonë ai deputet i Durrësit.

Ai katapultoi në Partinë Demokratike si kryetar në fillim vetëm falë mbështetjes të miqve të tij në kupolen politike e qeveritare të Berishës, Më pas pas humbjes katastrofike të PD -së në vitin 1997 , ai së bashku me sorollopët si Genc Pollo etj , dolën në formuan një parti tjetër atë të reformatorëve. Por se cfarë reformatorësh ishin ata u pa kthimi i tyre përsëri në ombrellën e Berishës në vitin 2005 ku moren edhe poste ministrash ,dhe madje si servilë që ishin e janë ata e asgjësuan partinë e tyre vetëm për interesa personale e servilizmi.

Ferdinand Xhaferraj u emrua Ministër Kulture ku në të gjitha deklarimet dhe pronocimet e tij në atë kohë mbahet mend për citime në ligjëratë të drejtë të citateve të kryeministrit Berisha.

Ajo që njihet si suksese i tij si ishministër është genjeshtra e madhe “historike” se se ai negocionte personalisht me palën Italiane për një marrëveshje për kthimin e eshtrave të Ismail Qemait në atdhe, kur ato kishin shumë vite vite që prehen në Vlorë.

Për këtë meritë dhe për besnikëri servilizmi, atë Berisha e cakton si kandidat për kryebashkiak në Durrës , ku mbahet mend për vizionin e tij prej supermeni për ndryshimin e cilësisë së rërës e të diellit. Në fakt ai humbi , por kjo ishte një fatkeqësi botërore sepse nëse Fredit do t’i jipej mandati për kryebashkiak , ai do përmirësinte cilësinë e diellit, pra ai do pengonte reaksionion serë dhe do shpëtonte bota nga ngrohja globale.

shpalljes non grata të Berishës, ky Xhaferraj doli fort në mbështetje të Bashës për vendimin e tij të përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar. Dhe ky e mbështeti Bashën, pasi si servil e pa se me Bashën janë edhe SHBA-të, dhe Basha ishte politikani partner I SHBA-ve.

Dhe ky akrobat politik kur komploti antiBasha fitoi zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022 , ai bashkë më të tjerë iu turrën Bashës që të jipte dorëheqjen . Dhe këtë e beri Xhaferraj për ta rregulluar e ndrequar “biografinë” servile të tij te Berisha të cilin e kishte tradhtuar disa herë. Dhe kur e pa se tashmë është i dalë boje dhe nuk e afron Foltorja, atëhere akrobati Xhaferraj tha: t’i sulmoj të dy, edhe Berishën dhe Bashën , se ndoshta vjen dikush tjetër në krye të Partisë Demokratike dhe Xhaferraj do t’i thishte: më sill kandidaturën për deputet se unë isha kundër Bashës.

Por Fredi nuk do ketë më karrierë, se tashmë janë zbuluar servilizmi, dhe akrobacirat tij nuk i mashtrojnë më të rinjtë demokratë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat