Z. Gabriel Escobar, me Albinin “ujk”, me Vuçiq-in, “lepur”

Opinione

Z. Gabriel Escobar, me Albinin “ujk”, me Vuçiq-in, “lepur”

Nga: Hafiz Shala Më: 7 qershor 2023 Në ora: 19:33
Autori Hafiz Shala

Pse zoti Escobar, fajin e juaj, po ia hidhni Albin Kurtit, që ju po e quani individ, që, me të njëjtin parim edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit mund ta quani individ, bile atë me plotë të drejtë sepse, nuk është i zgjedhuri i popullit amerikan por i nominuar. Atëherë, ky edhe mund të quhet individ. Sepse, nuk po sillet konform parimeve dhe standardeve demokratike Amerikane.

Nuk besoj që, të dy Dhomat, ajo e Kongresit dhe e Senatit, pajtohen më këto veprime të Qeverisë Amerikane kundrejt mikut më të besueshëm në botë.

Kur iu drejtova juve, zoti Escobar, të nënkuptohet që këto kritika, i përkasin në të vërtetë, shefit tuaj Antony Blinken, dhe të gjithë trupave diplomatike gjithandej ku e prezantoni politikën e jashtme amerikane, posaçërisht të ambasadorit Cristopher Hill i cili, është shndërrua në zëdhënës dhe propagandues i politikës fashiste e gjenocidale të Aleksandër Vuçiqit, duke shkuar deri aty sa që, për turpin e tij dhe të kësaj qeverie, ai kërkon falje për disa dhjetëra viktima të RTS (Radio Televizionit të Serbisë, ku ka punuar edhe nëna e Aleksandër Vuçiqit si gazetare por, ai e njoftoi atë paraprakisht për sulmet e NATO-s në ndërtesën e TV dhe i sugjëroi që mos të shkoj në punë pasi, si Ministër i (dez)Informatave, ka qenë në dijeni).

Se Beogradit pa kurrëfarë ndjenjash dhe respekti ndaj masakrave kundër civilëve të të gjitha moshave dhe gjinive, me theks të veçantë ndaj 1432 fëmijëve, e tregon fytyrën e vërtetë të Vuçiqit.

Të dyve juve pyetje shumë të thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë se, pse ju zotëri nuk i dhatë ultimatum Vuqiçit që, mos t’i urdhërojë serbet e veriut që mos të dalin në zgjedhje të organizuara dhe të përgatitura nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Dardanisë, në mënyrën demokratike si askund në Evropë.

A, nuk mbani përgjegjësi se, nuk ndërmorët masa të duhura preventive dhe parandaluese qe mos të vijë deri të kjo situatë apo, Vuçiq iu shpërfilli ashtu siç edhe na u rrahën ushtarët, për të mos ardhur deri të eskalimi i këtillë i situatës nga grupet terroristo-kriminale të dirigjuara nga krimineli Vuqiq.

Dhe, pyetja e tretë se, si nuk reaguat në mënyrën e duhur kur u sulmuan trupat e KFOR-it, posaçërisht ushtarët amerikan.

Jam shtetas amerikan të cilin, besoj se e dus dhe e respektoj shumë më shumë se ti z. Escobar sepse, nëse ti e ke një arsye për ta dashur Amerikën, unë i kam dy dhe më tepër.

E kam dhënë betimin se për këtë vendë do të japi gjithçka, sepse, për më tepër e shpëtojë popullin tim nga zhbërja nga shteti i Dardanisë nga i cili kam emigruar, për t’i shpëtuar burgut pastaj, pa i ditur fare planet shfarosëse të Millosheviqit, që më vonë edhe të likuidim si të gjithë të tjerët.

Pa kurrëfar respekti ndaj zgjedhësve të popullit kur bëhet fjalë për kryetarët e zgjedhur shqiptar, ani pse në numër të vogël përkrahësish aq sa edhe ishin sipas popullatës pakicë në veri, por, megjithatë të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ju, si përfaqësues zyrtar amerikan, pasi i njohët dhe i pranuat zgjedhjet, në ndërkohë, e ndërruat mendjen dhe kursin ndaj viktimës, në ketë rast të dobëtit, duke iu urdhërua se, këta kryetar nuk duhet të shkojnë në zyrat shtetërore të komunave por në ato alternative, sipas kërkesave të Listës serbe parti e vetme e minoritetit pakicë në Republikën e Dardanisë. Arsyeja, se bandat terroristo-kriminale serbo-ruse, nuk lejojnë dhe do të reagojnë, prandaj, kërkesat e tyre “duhet të pranohen”.

Një analogji të cilën, e di se nuk do t’u pelqen por, a nuk ka një ngjashmëri më ate të 6 janarit 2020 kur, përkrahësit e Donald Trump, nuk i pranoni rezultatet zgjedhjeve dhe, për turpin e Administratës së atëhershme amerikane, pas 242 viteve të themelimit të këtij shteti më demokratik në botë, u sulmua shtëpia e demokracisë, Capitoll Hilli ku grupet vandaliste demolonin çdo gjë qe u gjendej para tyre, duke e marrë Sallën e Kongresit pa i përfillë urdhrat e policisë e cila, mu ashtu siç vepruan forcat speciale të policisë së Dardanisë, duhej t’i mbronin objektet shtetërore nga grupet ilegale paralele fashiste të Vuçiqit.

Data e 6 janarit 2020, po mos të reagohej më vendosmëri, për pak nuk erdhi deri të lufta qytetare e dirigjuar dhe e iniciuar nga ish Presidenti Donald Trump.

Tani, pyetja për Administratën Amerikane: pse, nuk kërkuat dhe nuk lejuat qe, Kongresmen, Senator dhe Stafi Administrativ të shkojë në zyra alternative derisa të ftohën gjakrat e grupeve të dhunshme ku pati edhe viktima.

Pse zotëri standarde të dyfishta ndaj grupeve të rrezikshme vandaliste kudo qofshin ato dhe atyre terroriste-kriminal në Republikën e Dardanisë.

Dua ta citojë Profesorin e nderuar të Univerzitetit John Hopkins, Daniel Serëer i cili pos tjerash në mënyrë kritike iu referohet juve zotëri kur thotë:

“Amerikanët shprehën mbështetje për zgjedhjet, por nuk duan të respektojnë rezultatet. Ata mbështesin sundimin e ligjit, por nuk duan që policia e Kosovës ta zbatoj atë. Ata duan që Kosova të jetë sovrane, por nuk janë të gatshëm t’i shohin institucionet e saj të funksionojnë nga zyrat e kryetarëve atje. Sekretari i Shtetit Blinken kritikon të dyja palët kur banditët e sponzoruar nga Beogradi sulmuan dhe plagosën ushtarët e KFOR-it. SHBA-ja nuk e tha asnjë fjalë për alarmin e shtuar dhe vendosjen e ushtrisë serbe në kufirin më Kosovën”.

Tani, si do të reagohet ndaj Vuçiqit nëse ai nuk do t’i përfill qëndrimet euro-amerikane.

Nëse ai nuk i pranon këto kërkesa ultimative, a do ta gjeni një Vuçiq tjetër në Serbi sikur në rastin e Dardanisë siç e paramendoni ju.

Nëse, 80% të serbëve në Serbi deklarohen se nuk janë për BE-në por për Rusin, sipas sondazheve të organizuara nga mediet amerikane në biseda me qytetarët serb, si do të silleni ju, zoti Lajçak, përkëdhelës dhe anues i Serbisë dhe, ju zoti Escobar.

Nëse zoti Escobar e vazhdon praktikën ultimative të z. Richard Grenell i cili, për interesa karrieriste dhe përfitime politike bashkë më ish Presidentin Trump, duke aluduar edhe për pranimin e Çmimit Nobel “për zgjedhjen e konfliktit shekullor në mes të dy popujve”, të njëjtën gjë e ndërtoni edhe ju të dy, pasi, pritet që t’i informoni organet e juaja euro-amerikane, me të njëjtat aludime.

E kamë përshtypjen , bile edhe me bindje të thellë se do të dështoni.

Është e pa ndershme, jo humane dhe jo njerëzore, dobësi morale kur të dobëtit të shtrirë për toke e të shantazhuar, t’ia shtrosh zullumin deri në pa mbarim.

Richard Grenell, në vlugun e pandemisë kur popullit i duhej kujdesi dhe angazhimi i qeverisë për të shpëtuar jetë njerëzish, ai, me ndihmën e opozitës, ishte i gatshëm qe te sakrifikojë çdo gjë për pushtet, duke iu bashkëngjit këtij puçi politik dhe e rrezuan Qeverinë Kurti I, për t’u kthyer më një fuqi votash si asnjëherë në historinë tonë me mbi 51%.

Takimet e Escobarit me disa parti opozitare dhe të emisarëve të tyre si edhe kjo e fundit, e kam përshtypjen se, dikujt nga këta ia ka treguar zarfin e hapur ku mund ta katapultoj emrin e ndonjërit si në rastin e Atifete Jahjagës.

Kanë vdekur kuvertat për individ sepse, kuverta e vërtetë dhe e qëndrueshme, është ajo të cilën ta hap sovrani.

Administrata Amerikane, me siguri se e njeh shumë mirë opozitën dhe udhëheqësit e tyre të cilët, shumë nga ata i kin futur duart në xhepat e popullit duke u pasuruar në mënyrë antiligjore, disa nga ata qe falen territore prandaj, ata si të shantazhuar, e kanë hallin se, po qe se fuqizohet një sistem ligjore dhe luftohet korrupsion si dukuri shumë e rrezikshme në shoqëri e qe, dorën në zemër kjo qeveri ka dalë ndër vendet e para sipas sondazheve zyrtare evropiane në luftimin e kësaj dukurie, mund të kenë pasoja në përballje me drejtësinë e pa kapur dhe e kontrolluar nga pushteti.

Kjo opozitë është unike, jo në angazhim për shtet ndërtim të mirëfilltë, por për pushtet, që për qellim e kanë ta rrezojnë ketë qeveri për ta marrë pushtetin.

Këta, me “Amelikën” në gojë e duart në xhepat e popullit, sigurisht se iu konvenon.

Po t’i ktheheni në retrospektivës së qeverisjes 20 vjeçare nga kjo opozitë, gjendja e krijuar në çdo aspekt, politik, ekonomik, demokratik dhe funksionimi i shtetit ligjor, është rezultat i dështimeve me fatalitet.

Problemet ne veri, datojnë nga ish pushtetet të cilat nuk i kanë zbatuar obligimet e nënshkruara nga ata, ani pse, çështja e veriut ka qenë qeshtje e brendshme e Dardanisë të cilet, ne marrëveshje me Vuçiqin e shëndërruan në obligim ndërkombëtar duke e votuar me votën e tyre të lirë në Parlament.

Zoti Escobar, gjithnjë po të drejtohem ty sepse, ne prej Evrope kurrë nuk kemi pritë diçka të mirë, si mund ta arsyetosh Vuçiqin i cili për asnjë milimetër nuk është zmbrapsur nga kërkesat e tij ultimative.

Bile, sot në veri zhvillohen demonstrata provokative duke brohoritur, Rusia, Rusia..

Veprimet e grupeve terroriste-kriminale të Vuçiqit në veri, a nuk iu mjafton juve qe ta vëreni se qëllimi kryesor është aneksimi i veriut që, do të derivojë më një luftë të pa parë të përgjakshme ku, fatkeqësisht në rrjedhat e lumit Ibër, në vend të ujit, do të rrjedhe gjak.

Asnjëherë nuk u shkoi ndërmend se, përpos Trepçës aset kryesor ekonomik, është liqeni i Ujmanit i cili është i ngjashëm me rëndësinë jetësore me lumin Jordan në shtetin e Jordanisë të cilin e kontrollon Izraeli dhe po t’u shkoj mendja t’ia ndryshojë rrjedhat, populli i Jordanisë do të ngordhe sikur peshqit në zall. Prandaj, ekonomia e Dardanisë është e varur nga ky liqen të cilin Donald Trump deshi ta ndaj me Serbinë si aset të përbashkët pasi qëndron me 95% në territorin e Republikës së Dardanisë, bile, duke ia vënë emrin e tij.

Qëndrimi i juaj nuk është në përputhshmërinë e interesave jetike te qytetarëve të këtij vendi.

Deklaratat e juaja zyrtare se, e sigurojmë integritetin territorial dhe “sovranitetin e Republikës së Dardanisë”, deri në këto momente nuk keni dhënë kurrfarë provave duke i parë sjelljet e grupeve kriminale dhe qëndrimet e pa luhatshme të Vuqiqit.

Ju, edhe mund ta rrëzoni Qeverinë Kurti II më ndihmën e kësaj opozite të pa moralshme. Edhe, mund ta quani Kryeministrin Kurti “ individ” tentim për ta shkëputur nga populli, por, mos harroni se ai popull është Albin Kurti pasi ky njeri, nuk është i shantazhuar nga askush, nuk e ka vjedhur e shitë shtetin dhe popullin e vetë prandaj, edhe “ pas rrëzimit të Kurtit”, përsëri do të keni Kurtin- popullin me të cilin do të keni telashe si opozitë.

“Njerëzit e poshtër e mbështesin njëri tjetrin, kjo është arsyeja qe ata ja dalin gjithmonë”( Aleksandr Solzhenitsyn).

A do t’i ndodhe kjo Dardanisë, fjalën e ka populli në përzgjedhjen e tij: të lirë me territor të kufijve ekzistues apo nen diktatin e Serbisë duke ndërhyrë dhe pa mundësuar funksionimin e shtetit për të cilin u flijuan heronj e martirë për një të ardhme të shpresës dhe prosperitetit, duke iu siguruar gjeneratave të reja qe mos te kenë probleme me Serbinë.

Z. Escobar, qëndrimet e Administratës Amerikane sipas këtyre veprimeve të deritanishme, nuk na e sigurojnë një gjë të tillë. Është më se e nevojshme qe Kongresi Amerikan t’i rishikojë veprimet e Qeverisë Amerikane sepse, një mos revidim i menjëhershëm, mund të ketë pasoja për Amerikën dhe aleatët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat