Për kujtesë demokratëve, të rinjve dhe sidomos Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut

Opinione

Për kujtesë demokratëve, të rinjve dhe sidomos Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 8 qershor 2023 Në ora: 07:30
Skënder S. Kapiti

Po ua dërgoj këtë shkrim timin të botuar me 23 Nëntor 2021, po ua dërgoj për kujtesë demokratëve si shkrim aq real dhe aktual edhe tani pas dy vitesh, ku rikthimi i Bashës ka alarmuar në maksimum të gjithë politikën e vjetër , “Trekëndëshin e Bermudës “por që cuditërisht komplotit antiBasha të tyre iu bashkangjitën kohët e fundit tinëzisht e djallëzisht edhe Tabaku e Bardhi endonji tjeter

Ai shkrim i imi ,mban datën 23 Nëntor 2021 dhe ka titullin:

“Lulzim Basha përballë frontit total të korrupsionit dhe të politikës anti-SHBA “

Ja shkrimi i plotë botuar te gazeta me e madhe e lirë dhe e poavaruar gjithshqiptare “BOTA SOT”

“Nga foltorja e tij Berisha kërkon doreheqjen e Lulzim Bashës si dhe të Gazmend Bardhit dhe te nënkryetarëve Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma dhe Jorida Tabaku, që do të thotë se Berisha @ company nuk e njohin sovranitetin e PD-së, nuk e njohin Kuvëndin e 17 Korrikut 2021. Dhe nuk e njohin tani dhe pasi Berisha u shpall “non grata” dhe kur Basha në përputhje me këtë deklarim të aleatit më të madh të shqiptarëve ,pra kur nga Shteti me i fortë demokratikisht në Botë dhe kur Superfuqia e vetme botërore, SHBA, shpalli “non grata” ish-kryetarin e PD-së.

ky fakt deklarativ i tij verteton se Berisha vuan nga deliri i madhështisë i cili urren cdo sukses, aftësi,talent si dhe për interesat e veta dhe të egos së tij shpërthen në urrejtje, cinizëm e papërmbajtje kundër të tjerëve që nuk i binden verberisht atij dhe kunder atyre qe nuk mendojnë si ai.

Kjo verteton atë të cilën unë që kur u hap foltorja e tij unë e quajta atë një si grusht shteti apo puc për ta rimarrë ai dhe “elita”pranë tij drejtimin e PD-së, pra jo për të mbrojtuar sovranitetin e PD-së por për ta rrëmbyer ai përsëri sovranitetin e PD-së e për ta përdorur atë si mjet e qëllim për të mbrojtuar politikisht veten e tij dhe të grupit të interesit rreth tij.

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike që u mbajt me 17 Korrik 2021 zgjodhi demokratikisht dhe me parimin një antar, një votë z. Lulzim Basha Kryetar të saj.

Mirëpo pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike sepse ai u shpall person “non grata” nga SHBA me anë të një deklarate shumë të rëndë kundër tij, menjëherë Berisha filloi të nxisë një fushatë shpifjesh, fyerjesh e akuzash kundër Bashës njësoj apo edhe më keq se Edi Rama, duke u munduar që ta fshehë inatin e vërtetë se përse e nisi foltoren.

Dhe kjo është si një foltore hakmarrëse së pari kundër SHBA-ve dhe pastaj edhe kundër Lulzim Bashës, pasi Lulzim Basha nuk e vuri PD-në përballë dhe kundër SHBA-ve për të mbrojtur interesat personale të Sali Berishës dhe të grupit të korruptuar të interesit që i shkojnë pas atij.

Dhe jo vetem kundër Bashës por Berisha tashmë është kundër të gjithë atyre që janë dhe e mbështesin Bashën si Duma, Alibeaj, Bardhi, Rushaj e Tabaku.

Unë në një shkrim timin “Ja pse demokratët duhet ta rizgjedhin Lulzim Bashën kryetar të PD-së”,

botuar me datë 2 Qershor 2021 te Gazeta “SOT” që del në Tiranë si dhe në disa gazeta të tjera, 1 muaj e gjysmë para mbajtjes së Kuvëndit kombëtar, shkrim ku e justifikoja dhe e arsyetoja me fakte se Kuvëndi dhe demokratët duhej ta rizgjidhnin Bashën Kryetar të saj, ku në atë shkrim e pata cilësuar dhe deklaruar se Basha ka edhe mbështetje nga SHBA, si dhe disa arësye të tjera se përse duhej të rizgjidhej Basha Kryetar i PD-së, dhe më kryesorja ishte se Basha duhej të rizgjidhej Kryetar i PD-së sepse ai ishte më i duhuri që do të përballej totalisht me tërë politikën e vjetër korruptive dhe anti-SHBA, të cilin Basha me të drejtë “Trinomin e të Keqes” Rama-Berisha-Meta e ka etiketuar si “Trekënëshi i Bermudës”, si një vorbull gjigande thithëse korrupsioni.

Pra Basha dhe PD janë sot përballë frontit total të korrupsionit dhe të politikës anti-SHBA

Dhe po të lexohet ky shkrim vërehet se pas përjashtimit të Berishës nga Grupi Parlamentar, janë Berisha dhe foltoristët mbështetës të tij e Presidenti Ilir Meta, janë e vjetra politike dhe korrupsioni ata të cilët kërkojnë të rrëmbejnë drejtimin e PD-së dhe që ta përjashtojnë Bashën dhe Elitën e Re Politike të dalë nga Kuvëndi legjitim i 17 Korrikut 2021.

Kundër Bashës është edhe rilindja e socialistëve të Edi Ramës si pushtet i korrupsionit dhe hajdutërisë aktuale institucionale.

“Ja pse demokratët duhet ta rizgjedhin Lulzim Bashën Kryetar të PD-se

“Demokratët ose me të vjetrën, ose me SHBA-të, me demokracinë, integrimin, me VETING-un e me antikorrupsionin.

Tashmë me ndëshkimin dërrmues që mori Lëvizja Socialiste për Integrim me 25 Prill 2021, dhe kryesisht këtë ndëshkim e mori prej ndërhyrjes në zgjedhje të ishkryetarit dhe kryetarit faktik të saj, të Presidentit politiko-lsist Ilir Meta, si dhe me shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, demokratët duhet të maten e të peshojnë mirë zgjedhjet që do të zhvillojë për Kryetar të saj,Partia Demokratike me 17 Korrik 2021

Antarët e Partisë Demokratike duhet të reagojnë e të reflektojnë drejt dhe mendueshëm se cilat janë arsyet se përse Partia Demokratike nuk i fitoi zgjedhjet.

Nuk është faji i Lulzim Bashës por që me siguri po e them se me Lulzim Bashën kryetar, Partia Demokratike mori një rezultat të paarritshëm nga kushdo po të kishte qenë Kryetar i Partisë Demokratike dikush tjetër.

Rezultati i zgjedhjeve dhe atë që arriti Partia Demokratike është meritë e Lulzim Bashës pavarësisht paligjshmërisë, krimit dhe batërdisë që bëri pushteti korruptiv i Edi Ramës me blerjen e votës.

Lulzim Basha ka meritën se ai e hapi PD-ne duke ftuar dhe dhënë Partisë Demokratike karakterin gjithpërfshirës, edhe themeluesve dhe të “vjetërve”, asaj që njihet si e djathta tradicionale, por edhe brezit të ri dhe pakënaqësisë e zhgënjimit gjithpopullor.

Kundër Lulzim Bashës punuan ata të cilët ishin të degraduar e të konsumuar, kundër Lulzim Bashës ishin dhe vepruan hapur si dhe shumë të tjerë me indiferentizëm tinzar e djallëzor.

Kundër Bashes dhe Partisë Demokratike punuan ata të cilët e volën dhe e shfrytëzuan Partinë Demokratike për interesa personale e familjare kur ajo ishte në pushtet, e ku më të shquarit e tipikët janë Ridvan Bode, Majlinda Bregu, Topalli, Murrizi, Hajdari, Patozi, Rusmajli, Imami, Ristani etj., si dhe sidomos ish Presidenti Bujar Nishani.

AntiBashët mezi paskan pritur që t’i turren Bashës me lloj-lloj shpikjesh e akuzash shpifarake.

Dhe nuk është e vështirë për t’i lexuar ata pasi humbjen e zgjedhjeve të Partisë Demokratike ata ia faturojnë Lulzim Bashës dhe jo fakteve e realiteteve të mësipërme.

Lulzim Basha i duhet PD-së si kryetar i saj për ta përmbushur vizionin dhe misionin historik e që janë tansformimi dhe ringritja e Partisë Demokratike, kthimi i saj në pushtet, kthimi i demokracisë në Shqipëri, lufta kunder krimit e korrupsionit të lartë shtetëror, ngritja dhe funksionimi i shtetit ligjor, ndarja me tranzicionin dhe integrimin e Shqipërisë.

Kjo realizohet nga PD me kryetar Lulzim Bashën sepse me misionin dhe me vizionin e Lulzim Bashës për Demokracinë, për VETING-un dhe për ndëshkimin e korrupsionit dhe për integrimin e Shqipërisë Basha ka mbështetjen e SHBA-ve.

PD-ja më së shumti e ka pësuar nga alenca me të tjerët dhe me LSI-në pasi kushtëzimi i pushtetit të PD – së prej aleatëve e ka detyruar Qeverinë Berisha që t’u jape atyre “lejen” dhe miratimin për vjedhje e korrupsion.

Lulzim Basha nuk ka përgjegjsi për “non grata”-n amerikane për Berishën dhe as për këto që citova më lart, ashtu sikurse edhe nuk ka përgjegjsi për atë se Sali Berisha, Ilir Meta, Presidentët Topi e Nishani, Kreshnik Spahiu, ish kryeprokurori Llalla ishin ata të cilët montuan një sistem gjyqësor politik e korruptiv,sistem i cili kishte marrë peng zhvillimin, drejtësinë, korrupsionin, integrimin, shtetin dhe demokracinë, sistem që u shërbeu atyre dhe interesave të tyre.

Dhe prandaj edhe janë pikërisht këta që e pengojnë demokracinë dhe që e sabotuan miratimin e VETING-ut dhe që ankohen edhe sot për SPAK-un.

Me Bashën janë të gjithë ata demokratë që e kanë pësuar rëndë nga drejtësia, nga gjyqtarët e prokurorët e sistemit kriminal të drejtësisë.

Me Bashën janë edhe të gjithë të pëndjekurit dhe ishpronarët e zhgënjyer e të mashtruar prej 30- vitesh; janë rinia, studentët dhe ata që nuk e shikojnë dhe as nuk e kërkojnë zgjidhjen në eksod por në Shqipëri; janë me Bashën të pakënaqurit, fermerët, mësuesit, mjekët dhe shtresa e mesme e popullsisë.

Prandaj duhet votuar Basha për kryetar edhe që të lirohet, të demokratizohet e të cpengohet Partia Demokratike nga interesaxhinjtë e xhambazët që e shohin PD-në vetëm si strehë, si mjet, si avokati politike dhe si mundësi përfitimesh e favoresh personale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat