Gabriel Escobar “pro” standardeve të dyfishta

Opinione

Gabriel Escobar “pro” standardeve të dyfishta

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 8 qershor 2023 Në ora: 21:59
Prof. Dr. Zija Lleshi

Deklarata (e mërkurë, 07 qershor `23) e të dërguarit të ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, “Kosova duhet t’u japë autonomi më të madhe komunave me shumicë serbe në veri të vendit nëse dëshiron t’i afrohet anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian” – është një deklaratë që reflekton standarde të dyfishta ndaj NATO dhe EU. Kjo lehtë shihet në më poshtë në këtë shembull real.

Suedia dhe Kosova, dy shtete në Evropë. Në veri të Suedisë shtrihet qyteti Kiruna. Në veri të Kosovës kemi Mitrovicën. Në rrethinë të Kirunës janë minierat e hekurit, të cilin Suedia pas përpunimit e shndëron në celikun më kualiatativ në botë. Në rrethinën e Mitrovicës gjindet miniera e Trepcës me pasuri të mëdha kryesisht të xeheve të plumbit, por edhe të disa elementeve tjera. Në rrethinë të Kirunës ka pakicë etnike finlandeze. Në rrethinën e Mitrovicës gjindet pakica etnike sërbe. Pra janë dy raste në këto aspekte të përmendura shumë të ngjashme. Por në aspekte tjera dallimet janë krejtësisht të ndryshme.

Finlanda kurrë nuk ka treguar pretendime territoriale ndaj Suedisë për shkak të pakicës së vetë etnike finlandeze. Në këtë pjesë të Suedisë (dhe kudo që gjindën finlandezët) ata i gëzojn të gjitha të drejtat e pakicave etnike, dhe Finlanda nuk shprehë as më të voglën pretendim territorial, por përkundarzi është shembull i marrëdhënjeve të mira fëqinjësore të Finlandës me Suedinë.

E, në Mitrovicë? Si qëndron situata atje? – Serbët (ca. 50 000 banorë) në rrethinën e Mitrovicës (dhe kudo ku ata gjindën) me Kushtetutën e Kosovës i kanë të garantuara të gjitha të drejtat e pakicave etnike në bazë të standardeve më të larta të Ligjeve Ndërkombëtare për Pakica Etnike, dhe si pakicë etnike, edhe me Ligjet tjera të Kosovës, kanë më shumë të drejta se cdo pakicë tjetër në botë.

Ndërkaq, Serbia (jo si Finlanada!!) kurrë nuk është e kënaqur me ato të drejta që i gëzojn sërbët. Sepse Serbia hegjemoniste, në fakt, kërkon territore. Kërkon territore të gatshme, ose të drejta të atilla të pakicës etnike sërbe që me politikën “step by step” shpiejn më vonë, “hap pas hapi” e pak nga pak, deri të shkëputja e atyre territoreve nga Kosova dhe bashkangjitja e tyre shtetit të Serbisë. që është njëri ndër caqet që ka synuar edhe Millosheviqi. Sërbia që nga koha e “Pashallukut të Beogradit” është zgjeruat kah jugu dhe me gjenocid ndaj shqiptarëve ka marr tokat ku banonin shqiptarët autokton dhe është zgjeruar deri në kufirin e e sotëm me Kosovën. Shkencëtari i njohur Dr. Mijo Milas thot për këtë se : “Serbia ndaj shqiptarëve vitëve 1912 -1913 ka kryer gjenocidin e parë në Evropë, por heshtja për këtë vazhdon edhe më tutje !” Me atë mentalitet dhe atë politikë hegjemoniste e gjenocidale Serbia pretendon gjithnjë të zgjerohet edhe më tepër kah jugu i Evropës dhe shprehë karakterologjinë shtetërore dhe nacionale të Serbisë.

Qellimi i fundit i Serbisë dihet se është që “step by step” të arrijë deri te ujërat e ngrohëta të adriatikut si dhe të mesdheut, si dikur në përpjekjen e dështuar të “Solunski Front”, por tash të entuziazmuar, të përkrahur dhe të përforcuar si dhe bashkarisht me Rusinë drejt mesdheut. Escobar duhet të ketë parasysh se përmirësimet nuk vijnë me një qeveri tjetër në Kosovë dhe nga jashtë, por ato vijnë nga brenda në Serbi me një politikë të saj të bazuar në respektimin e ligjeve dhe drejtësisë ndërkombëtare dhe që nuk bazohet në dhunë dhe gjenocid. Alternativa “me qeveri tjetër në Kosovë”, për të cilën fletë Escobar, nuk shprehë fuqinë e argumenteve, por më parë vepron si simulim i përforcuar artificial i përcarjës dhe përmban argumentin e fuqisë.

Në pretendimet e veta hegjemoniste, Serbia përpiqet të instrumentalizojë bandat kriminale e të korruptuara të pakicës etnike serbe në veri të Kosovë dhe me trazira të përgjakshme ndaj shqiptarëve dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë, dhe ashtu me dhunë të bëjë presion tek ndërkombëtarët. Në fillim, pra, kinse për të drejta të barabarta, kurse mendon, më vonë shkëputje. Deklarata e z. Gabriel Escobar nuk i kundërvihet dhe shkon disi si inkurajim dhe në favor të instrumentalizimit të përmendur më lartë. Natyrisht, vetëm respektimi i Ligjeve Ndërkombëtare sjellë paqën dhe qetësinë në Kosovë dhe cdo shkelje e atyre ligjeve është hedhje e bensinës në zjarr dhe e përkeqëson edhe më shumë situatën dhe bëhet frymzim dhe burim i konflikteve të reja. Kosova, me dëshirë të madhe të bëhet antar i ri, përpiqët në rrugëtimin drejt NATO-s dhe BE të u përmbahet të njëjtit standard dhe të gjitha Ligjeve Ndërkombëtare ashtu sikur u janë përmbajtur edhe të gjithë antarët tjerë më herët. Zoti Escobar duhet të rikujtohet dhe ta ketë gjithnjë paraysh se Serbia, si cdo agresor tjetër, njef vetëm forcën mbrojtëse e kundëragresive.

Koha pas “Pashallukut të Beogradit” dhe shtrirja e tij, janë dëshmia më e mirë e tendencave historike të Serbisë për hegjemoni dhe zgjerim në dëm të shqiptarëve autokton.Vuciqi për Millosheviqin, pas faktit të dështimit luftarak të këtij, ka thënë: “Millosheviqi ka qenë i mirë, por metodat i ka pasë të këqija”. Prandaj Vuciqi si lider serb dhe “i biri politik “ i Millosheviqit ofrohet me metoda tjera për të arritur “qellimin e mirë të Millosheviqit”, që pa dyshim se edhe metoda e përmendur më lartë është njëra ndër ato metoda.

Por përvoja historike dhe ajo tjetër shkencore e njerëzimit tregon rregullën se “Kur egziston mundësia që zhvillimet të shkojnë mbrapësht, ato edhe do të shkojnë mbrapësht” që tërhjek vëmendjën njerëzimit për kujdes dhe syceltësi maksimale, të cilën në këtë rast e ka marr parasysh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kësaj i shtohet edhe historikisht tendencat e Sërbisë për hegjemoni qoftë edhe me metoda më të egra gjenocidale (Serbia historikisht është dëshmuar se është gjenocidale dhe që nga koha e “Pashallukut të Beogradit” e deri tani, në agresionitn hegjemonist e të egër drejt jugut, ka kryer katër gjenocide ndaj shqiptarëve autokton), që e arsyeton qëndrimin përfundimtar të qeverisë Kosovës që bazohet në Kushtetutën e Kosovës.

Serbia nën presionin e domosdoshëm ndërkombëtar duhet definitivisht të hjekë dorë nga dhuna dhe hegjemonizmi si dhe politikën e vetë me Kosovën ta bazoj në respektimin e Ligjeve Ndërkombëtare. Kurse forcat paqëruajtëse ndërkombëtare, nga ana e tyre, edhe më tutje të pengojnë cfarëdo trazira e konflikte sërbo-shqiptar dhe të sigurojnë stabilitet në Ballkan, me cka ashtu sinqerisht janë duke u dalur dhe do të u dilnin edhe më tutje në ndihmë dhe do ta nderonin edhe vetë popullin serb si dhe të ndikojnë te Serbia të riparojë marrëdhënjet me shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat