Sindromi i “sharovit” (qen laraman) i Kryeministrit të Shqipërisë, në vend se t’i mbrojë “delet” nga llava e ujqrëve, iu bashkëngjit atyre duke i prerë pa meshirë

Opinione

Sindromi i “sharovit” (qen laraman) i Kryeministrit të Shqipërisë, në vend se t’i mbrojë “delet” nga llava e ujqrëve, iu bashkëngjit atyre duke i prerë pa meshirë

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 9 qershor 2023 Në ora: 08:11

Argati i Serbisë si udheheqës i Kolonës së 5-stë në bashkpunim me korin antishqiptar të brendshëm dhe të jashtëm, po duan t’i vënë kulmin e kartonit ndërtesës se krijuar me gjakun e Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë në krye me Komadantin Legjendar Adem Jashari dhe familjën e tij emblematike Jasharaj të Drenicës heroike në luftën shekullore kundër Serbisë.

E shikova të ashtuquajturën konferencën e tij për shtyp në ndërtesën e Qeverisë me gazetarë duke i ndërprerë dhe kufizuar ata në pyetje e tyre dhe duke dhënë përgjigje të atilla që mos ta dekonspirojë gjoja “iniciativën e tij”( e futa në thojza) sepse është nga kuzhina e ASHA-s serbe e aprovuar nga vet Vuçiqi.

Po ta shikoni se si i vërvëllitëshin sytë pa ndërprerë si një aktor profesionist duke e luajtur rolin e të “brengosurit” për Kosovën (Dardaninë)”, ama, askush nuk ia kërkoi këtë por, ja që nga “shqetësimi i tij” se çka po i ndodhë Dardanisë pasi, “e krejt bota demokratike janë kundër Kurtit”.

Sombolika e titullit, anipse ofendues për njerëz normal, vërtetë e simbolizon sharovin qen laraman ashtu siç e quajnë në Dardani, në vende se t’i mbrojë “delet” nga llava e ujqërve, ai iu bashkëngjit atyre dhe i preu me zi së vet ujqit e tërbuar.

Paternalizmi e tij i sinqertë në favor të Vuçiqit, se, NATO mund ta merr kontrollin dhe t’i suspendojë autoritetet e Dardanisë, nuk ishte hipotetike por, strategji e marrëveshjëe së tyre qysh nga iniciativa e korrigjimit-ndarjës së Dardanisë së treshës, Rama-Thaçi-Vuçiq në vitin 2016 në takimin e Nishit.

Kjo, derivon qysh nga Marreveshja e Kumanovës të vitit 1999 kur forcat e NATO-s, e përzunë ushtrinë pushtuese gjenocidale të kriminelit Millosheviq dhe Ministrit të tijë të (dez)informatava Aleksandër Vuçiq, kryetar aktual i Serbisë.

Është shume simptomatike dhe brengosëse që rrjedh nga ajo marrëveshje kur qeveria franceze përmes gjenaralit Jakson, e kushtëzojë pjesëmarrjen në forcat e përbashkëta të NATO-s me kusht që të vendosën në pjesën veriore, që përputhet me strategjin e kësaj tresheje pasi, siç iu kujtohet kur turma e qytetarëve shqiptarë i kërkonin Thaçit që të kthehën në shtepitë e tyre të cilëve iu premtoi se do të ndodhë shume shpejt, edhe sot pas 24 viteve, ata shqiptarë të përzënë me dhunë, ende janë refugjat në pjesën jugore të qytetit.

Lidhur me këtë, Qeveria e Republikës së Dardanisë, nuk duhet të lejojë kthimin e serbëve të shpërngulur para lufte, pa u kthyer 20 mijë shqiptarë të shpërngulur me dhunë nga veriu. Ani pse, në ndërkohë, u sollën refugjatët nga Kroacia dhe i vendosën në pjesën veriore pa qenë kurrë shtetas të Republikës së Dardanisë.

Këto veprime të tij pa i kërkuar askush, derivojnë nga obligimet në të cilat ka hyrë ky ndaj Vuçiqit, “vëllait” të tij siamez, për çka, vetëm ky e di por, një gjë është e sigurt se, krejt kjo për qëllim e ka, dorëzimin e pjesës veriore Serbisë, i cili, si akt më bizar tradhtie, ia bënë argatin e Vuçiqit. Tani, ky shprehet se, gjoja, nuk mund ta shoh Dardaninë duke u tkurrur e tkurrur, ndërsa, asnjëhere kur nuk e pati gatishmerinë që, t’i kërkojë Vuçiqit, as të kërkojë falje për gjenocid as ta njoh Republikën e Dardanisë sipas letrës së Presidentit Biden ku kërkohet njohje e ndërsjellë.

Për poshtërsinë e tij të një tradhtari me damkë, asnjëhere nuk e akuzoi Vuçiqin i cili, edhe pse u dakorduan rreth Marrëveshjve të Brukselit dhe të Ohrit, Albin Kurti menjëhere i pranoi, ndërsa në takimin e Ohrit rreth planit për zbatimin e Marrëveshjeve, kur bëhej fjalë për propozim projektin rreth asociacionit, Kurti pat deklaruar, “unë menjëherë e nënshkruaj ndërsa po që se doni, une gjatë natës do ta pregatis dhe nesër në mengjes t’ua dirëzojë”.

Vuçiq, në praninë e ndërmjetësuesëve e refuzoi marrëveshjen në praninë e Borrel, Lajçak e Escobar.

Idiotizmi i tij, nuk është në gjendje që ta pranojë se, presioni abnormal ushtrohej ndaj Kurtit e jo ndaj Vuçiqit.

Me pafytyrësinë e tij, asnjë fjalë nuk e thotë se, grupet terroristo-kriminale të dirigjuara nga Vuçiqi, shkaktuan tensione në veri, duke u arsyetuar, por, edhe ky serbi i Tiranës duke i përkrahur se, gjoja, Kurti është fajtor sepse, pas zgjedhjeve ashtu çfarë ishin por demokratike, legjitime e ligjore, të pranuara edhe nga faktori ndërkombëtar që asgjë tjetër nuk bënte pos zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit, përsëri, fajtor e konsideron Kurtin.

Ku e ka zavallin ky monstrum me ëmer shqiptar e me vepra anti-kombëtare, duhet kërkuar tek skandalet në të cilat është drejtëpërdrejtë i involvuar që nga rasti MCGonigal, për çka shkroi edhe gazeta më prestigjioze botëtore, “The New York Tims”, e cila, pos kësaj përmend edhe rrjetin “industrisë narkotike” si rrjeti me i përfolur duke e cekur Shqipërinë por, në të njejtën “industri” është e përfshirë edhe Serbia.

Në dëshminë e 18 majit e organizuar në Uashington DC nga Senatori Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Marrëdhenie me Jashtë, para tijë u rrefyen, Ndihmës Sekretari Cholet dhe Gabriel Escobar ku, përpos çështjës rreth asociacionit, u pyeten edhe për shkrimet në “The New York Times”, rreth lidhjeve të Aleksandër Vuçiqit me krimin dhe kriminelet, që të dytë ia vërtetuan si shkrime me bazë. E njëjta gjë është edhe me të apostrofuarin në fillim të këtij teksti se edhe ky është i lidhur me krimin që për habinë, Departamenti i Shtetit ende nuk e shpallur person non grata, përderisa për Dr. Berishën edhe pas dy viteve, nuk ofruan kurfar provave dhe nuk iu kërkuan organeve të drejtësisë që t’i hulumtojnë akuzat të cilat, deri më tani, duken të pa baza përpos linçimit politik njërin ndër me të përkrahurit nga partia e tij.

Me qëllim që i apostrofuari në kryetitulln e këtij shkrimi, të dal në opininonin ndërkombëtare si “një lojtar i duhur për rrethanat e krijuara në veri”, si njeri i cili “dëshiron ta jap kontributin e tij” duke dëshiruar që të paraqitet si njeri i cili mund të ndihmojë për të dalë nga kjo gjendje për çka përgjegjësinë kryesore e mban Vuçiqi i cili, është duke u përballur me reagime të brendshme përmes demonstratave masive dhe, në ketë menyrë, don t’i dal krah “vëllaut tij siamez “, ndoshte edhe pjesëmarrës në këtë scenario e organizuar në veri, për t’i ndihmuar Vuçiqit që qytetarëve t’ua tërheë vëmendjen nga problemet e brendshme, gjoja, “shpetimi i Kosovës dhe Metohisë” nga okupimi i veriut nga ana e Kurtit.

Kryeministri, me të drejtë dhe i pa luhatshem deklaron se, nuk është i gatshëm qe Republikën t’ua dorzojë grupeve fashiste ndërsa, asnjëhere nuk i ka refuzuar kërkesat e ndërkombëtarëve me theks të veçant ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nëse, kërkesat e ndërkombëtarëve janë në përputhje me ato të Serbisë, e që për qëllim e kanë ndarjen e veriut që nuk kanë të bëjnë asgjë me të drejtat e serbëve të veriut, me siguri se nuk do të zbatohen.

Kryeministri është pajtuar që të shkohet në zgjedhje të reja konform ligjeve aktuale të Repubikës së Dardanisë.

Ky, turpi dhe dhe marrja e kombit, me dhunë po do të hyjë si një “ndërmjetësues” me qëllim që ta dëmtojë Albin Kurtin dhe Republikën e Dardanisë që, nuk do t’ia arrish sepse, Dardania e ka udheheqjën e saj legjitime.

Klani i kolonës së 5-stë, njëri nga ata si çifti i Lutfi Hazirit i cili, duke e ngritur lart autoritetin e të apostrofuerit e këtij teksti, është po ai i cili, ishte dhe është përseri për ndarjën e Dardanisë që e inkurajon Vuçiqin për të këmbëngul bashkë me grupet kriminale, duke ushtruar dhunë, posaçërisht ndaj ushtarëve amerikanë, po e shantazhon Evropën dhe Amerikan, duke shfrytëzuar situatën e luftës Rusi-Ukrainë.

Populli shqiptar i Dardanisë, kurrë nuk do të pranojë nënshtrimin ndaj Serbisë dhe tkurrjen e territorit, me çfarëdo çmimi.

Falë zotit se, vëllëzërit shqiptar nga Shqipëria, kurrë dhe asnjëhere nuk do t’i dëgjojë, respektojë dhe nënshtrohet direktivave të tradhtarit dhe argatit të Serbisë që, nese duhet të futemi në konflikt me Serbinë, në vendë se ta ruajm shpinën nga ky tradhtar, vëllëzërit tanë do të na bashkëngjitën sepse, rrezikohet edhe Shqipëria nga “Serbia e Madhe” apo e redefinuar në “Bota Serbe”.

Lidhur me situatën e krijuar në veri me fajin e Serbisë, por, pa drejtësisht, fajsohet viktima që me shekuj ka qenë e sulmuar nga fqinji ynë duke i përzënë nga tokat e tyre shekullore, komunitetit Shqiptaro Amerikan, i brengosur tejskajshmerisht me ndërrimin e qëndrimeve, posaçërisht atyre amerikane, seriozisht mendojme t’i drejtohemi Departamentit të Shtetit, jo vetëm me shkrim, por, mundësisht edhe organizim të një demostrate sa më masive të mundshme, duke ua bërë me dije se, e kanë marrë anën e gabuar duke e akuzuar viktimen e jo xhelatin-Serbinë.

Ja qka deklaron “sharovi”: Dardania (Kosova), është pronë e ndërkombëtarëve sepse, ata kan hedhur disa bomba, mendon për të na çliruar nga Serbia, duke harruar se, e drejta e pronësisë së Dardanisë iu takon 15 mije të vrarëve, ndër ta, 1432 fëmijë, 20 mijë femra të dhunuara, afro 200 mijë shtëpi të rrënuara, masakra e gjenocid i ushtruar, nuk po na mjaftojka që Dardaninë ta kemi pronë tonën por të bombahedhësve?! Absurd i shekullit i pa parë dhe i padëgjuar deri sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat