Pse Kryeministri i Shqipërisë është i pabesueshëm në Kosovë?!

Opinione

Pse Kryeministri i Shqipërisë është i pabesueshëm në Kosovë?!

Nga: Skënder Kapiti Më: 10 qershor 2023 Në ora: 18:46
Rama, Thaçi, Haxhiu

Mbi “Draftin” e Kryeministrit të Shqipërisë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë , dhe pse ky draft nuk pranohet qoftë edhe pa u parë e lexuar. Kjo sepse Rama është i pabesueshë se bën ndonjë gjë të mirë për Kosovën dhe do bënte mirë që ai të mos përzihej fare.

Edi Ramën në Kosaovë e duan Hashim Thaci dhe Baton Haxhiu Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ai ka propozuar një draft për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Mirëpo askush nuk beson se Edi Rama bën donjë gjë të hajrit për Kosovën, madje kujdes duhet pasur shumë kujdes edhe kur dicka duket si e mirë prej tij. Kjo duke parë qëndrimet dhe veprimtarinë e tij në lidhje me Kosovën , ku opinioni në Kosovë kurrë nuk është pajtuar me Ramën, madje gjithmone ka kritikuar e kundërshtuar Ramën I cili më pranë është me Vucicin se sa me Abinin Kurtin Dhe ky draft i tij për Bashksinë e komunave serbe i ndëmarrë pa pyetur dhe pa u konsultuar me qeverinë e Kosovës dhe as me Albin Kurtin , edhe sikur të jetë i mirë, përderisa ai nuk është konsultuar me Prishtinën zyrtare është i papranueshëm. Edi Rama të gjithë aktivitetin e tij politik në lidhje me Kosovën e ka bërë për ndarjen e Kosovës, cdo nismë apo “projet” i tij ka qenë mbështetja e cdo projekti serb në shërbim të strategjisë serbo-ruse për ndarjen e Kosovës.

Rama jo vetëm që nuk duhet të kishte hartuar projekt, por ai as nuk do të duhej që ta ndërmerrte një hap të tille, sepse është bërë i neveritshëm dhe i padëshirueshëm në Kosovë me qëndrimet e tij antiKosovë.

Edi Ramën në Kosovë e duan Hashim Thaci dhe Baton Haxhiu.

Si po flet realiteti në Shqipëri, Ramën e akuzojnë se prej korrupsionit e keqqeverisjes socialiste Shqipëria po shpopullohet, ndersa në Kosovë Ramën e akuzojnë se është me Vucicin kundër Kosovës. Do ishin të mjaftueshme këto fakte e deklarime të mëposhtme nga vetë serbët që vertetojnë se Edi Rama punon kundër Kosovës:

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, i ka dërguar dy letra homologut të saj shqiptar. Top Channel raporton se Brnabiq kërkonte nga Rama që shteti shqiptar ta rishikojë qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu të heqë dorë nga ushtria dhe taksa 100%.

Letra mban datën 16 nëntor 2018

“Po jua kërkoj meqenëse keni njohur të ashtuquajturën ‘Republikë të Kosovës’ si një shtet të pavarur, në mënyrë që ju të përdorni ndikimin tuaj ndaj Prishtinës, që t’iu bindet marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare. Në rast se, në kundërshti me ndikimin tuaj, ata vazhdojnë të shkelin marrëveshjet dhe paktet ndërkombëtare, ju kërkoj të rishikoni pozicionin tuaj në mbështetje të Pavarësisë”,

shkruhet në letrën e parë të Brnabiç, 16 nëntor 2018.

Dhe tjetra se Edi Rama është përdorur si kukull nga Beogradi kundër Kosovës.

Këtë e verteton më së miri ajo se cfarë ka deklaruar Kryetarja Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko që

“Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi …… Të gjithë tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit , përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar” dekraronte Biserko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat