Në fjalimin e tij të sotëm në AP të OKB-së, Vuçiqi, e gënjeu rëndë opinionin botëror me shpifje dhe akuza ndaj Kosovës

Opinione

Në fjalimin e tij të sotëm në AP të OKB-së, Vuçiqi, e gënjeu rëndë opinionin botëror me shpifje dhe akuza ndaj Kosovës

Nga: Rexhep Elezaj Më: 22 shtator 2023 Në ora: 00:00
Rexhep Elezaj

Fjalimi i sotëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, i presidentit të Serbisë, A. Vuçiq, fund e krye e krye kishte përmbajtje fashiste, urrejtëse dhe armiqësore ndaj Kosovës dhe qeverisë së saj, i cili, siç e kanë serbët traditë rrenën dhe manipulimin me fakte, krejt çfarë tha për Kosovën dhe pavarësinë e saj, për Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, për bombardimet e Serbisë nga NATO-ja, etj., gjithnjë sipas tij, ka qenë shkelje e normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare si dhe të Kartës së OKB-së në vitin 1999, kur bëhet fjalë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, “të cilës i është marrë krahina e saj jugore, Kosova dhe Metohija”, duke akuzuar 19 vendet anëtare të NATO-s për bombardimin e Serbisë pa vendim të KS të OKB-së, duke kryer krime ndaj Serbisë, etj.

Pra, me paturpësinë dhe nivelin më të ultë moral, përsëriti me dhjetëra gënjeshtra dhe akuza për rastin e Kosovës, duke mos përmendur qëllimisht faktin, se shkak i vërtetë i bombardimit të Serbisë nga ana e NATO-s, kanë qenë krimet, masakrat, spastrimi etnik dhe gjenocidi që regjimi fashist i Serbisë i ka kryer ndaj 2 milion shqiptarëve në vitin 1998/99, duke vrarë mbi 13 mijë civilë, duke i dëbuar mbi 1 milion shqiptarë nga vatrat e tyre shekullore, fakte të cilat regjimet e Serbisë kanë vazhduar t’i mohojnë dhe fshehin me poshtërsinë më madhe qe 25 vite dhe para gjithë opinionit botëror !

Fashistit dhe antishqiptarit më të madh në Serbi, siç është A. Vuçiq, ia kishte verbuar sytë edhe takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, duke e akuzuar atë, Bidenin, se në takim e ka pritur presidenten e një shteti të rrejshëm, siç tha, të krahinës jugore të Serbisë..!?

Ndërsa, për luftën në Ukrainë ai nuk e tha asnjë fjalë të vetme, përveç se Serbia e përkrah sovranitetin e Ukrainës, ashtu siç e përkrah sovranitetin e të gjitha vendet e botës, duke shtuar se me Rusinë vendi i tij, Serbia, ka miqësi tradicionale si dhe bashkëpunim të madh bilateral.

Me një fjalë, fjalimin e sotëm para AP të OKB-së, presidenti i Serbisë, A. Vuçiq, pothuajse pjesën më të madhe ia kishte kushtuar gjendjes së “vështirë të serbëve në Kosovë dhe Metohi”, të cilët gjoja nga A. Kurtit po ndiqen dhe burgosen, duke gënjyer opinionin botëror, se gjoja serbët po vuajnë shumë nga qeveria e shtetit të rremë, Kosovës, por i përkrahur nga fuqitë e mëdha botërore!

Pra, nga ajo që tha A. Vuçiq në selinë e OKB-së në New York, duhet nxjerr konstatimin, se regjimi kriminal i Serbisë i udhëhequr nga fashisti A. Vuçiq, për asnjë çast nuk e ka ndryshuar logjikën fashizoide, kriminale dhe hegjemoniste ndaj Kosovës dhe tokave shqiptare në Ballkan, dhe se krerët politik të Serbisë, përfshirë opozitën çetnike, duke e ndryshuar vetëm taktikën e veprimit, natë e ditë po punojnë për ripushtimin e Kosovës, ndarjen e Bosnjës dhe aneksimin e Malit të Zi, me synimin kolonialist-barbarë për krijimin e “Botës serbe”, alias Serbinë e madhe, në gjithë territorin e Ballkanit perëndimorë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat