Pse mos të jenë përgjegjës para drejtësisë udhëheqësit e konfesionit në Manastirin e Banjskës?!

Opinione

Pse mos të jenë përgjegjës para drejtësisë udhëheqësit e konfesionit në Manastirin e Banjskës?!

Nga: Sami Arifi Më: 5 tetor 2023 Në ora: 07:44
Sami Arifi

Para drejtësisë në një shtet të mirëfillt demokratik janë të barabart si presidenti, kryeministri, bariu, hoxha prifti e popi, intelektuali e analfabeti, madje njerëzit në bazë të aftësive që kanë denimi është më i madh për ata që janë profesionalist më të ngritur, sepse edhe e keqja me vetëdije vije më e madhe prej tyre...

Para drejtësisë duhet patjetë të dalin popritë e Manastirit të Bajjskës, meqë arsenali i grumbulluar të armatimit të grupit kriminal treroristë u gjetë në oborrin dhe në lokalitetet e Manastirit, ku, bartinë përgjegjësinë udhëheqësit e këtij konfesioni në këtë Manastir...

Pse të bëhet drejtësi selekcionusese, po të ishte zënë një armatim i tillë te udhëheqësi i një konfesioni katolik-shqiptar (në lokalitetet e kishës) apo të udhëheqësit e konfesionit ortodoks-shqiptar (në lokalitetet e kishës) apo te udhëheqësi i konfesionit islam-shqiptar (në lokalitetet e xhamisë) prijësitë e tyre sigurrisht do të kishin dalë përgjegjës pranë organeve të drejtësisë...

Është fare e papërgjegjshme dhe e padrejtë prisitë e kishës së Manastirit të Manjskës mos të jenë përgjegjës pranë organeve të drejtësisë, nëse këtyre prijsëve nuk u ngritet akuza për përgjegjësinë e grumbullimit të armatimit të bandave kriminale terroriste që u gjetë në oborrinë dhe lokalitetet e Manastirit, atëherë, mund të thuhet se këta udhëheqës të konfesionit ortodoksë-serb nuk mbajnë përgjegjësi para ligjit vetëm se janë serbë dhe se kishat e serbëve në Kosovë nuk janë përgjegjëse ndaj ligjit të shtetit tonë, madje janë mbi ligjin, pranë organeve të drejtësisë në vendin tonë...

Uroj mos të ketë seleksionim te njerëzit e konfesioneve në vendin tonë, po, ata të jenë përgjegjës të barabart në bazë të veprave që bëjnë dhe kanë bërë më parë, shpërblime për vepra të mira, ndëshkime për vepra të këqia, varësishtë nga pesha e veprës së tyre të merret drejtësia dhe vetëm drejtësia...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat