Çfarë “zbuloi” këtë vit sezoni turistik në Shqipëri?

Opinione

Çfarë “zbuloi” këtë vit sezoni turistik në Shqipëri?

Skender Kapiti Nga Skender Kapiti Më 27 korrik 2024 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Në Shqipëri ajo e cila bie në sy është fakti se politika, diplomacia dhe mediat e publiku i paraqesin shumë pak, për të mos thënë aspak zhvillimet dhe ngjarjet madhore  në Kosovë si vizitat, takimet dhe fjalimet potente në takime ndërkombëtare të kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani, madje shumë të zbehtë Tirana paraqet edhe festën e Pavarësisë së Kosovës dhe rekordet, ngjarjet dhe fitoret e medaljet të sportisëve nga Kosova, kurse mediat e Kosovës i paraqesin me detaje çdo zhvillim në Shqipëri. Kosovarët i mbushin stadiumet kudo në botë kur luan kombëtarja e Shqipërisë, Kosova e feston me madhështi Ditën e Pavarësisë  së Shqipërisë, 28 nëntorin, dhe mediat në Kosovë i paraqesin të gjitha zhvillimet politike dhe aktivitetet qeveritare të Shqipërisë, madje i paraqesin si “telenovela”edhe emisionet me të rendomta si big brother e përputhen.

Sezoni turistik këtë vit në Shqipëri zbuloi shumë gjëra që diheshin, por që nuk bëheshin publike më parë, kjo sepse shumica e pushuesve në Shqipëri jane  nga Kosova, dhe ata nuk shpreheshin dhe nuk thonin ato se me cfarë ata përballeshin në Shqipëri. Ky sezon turistik ia grisi maskën sikur shqiptarët nga Shqipëria janë mikpritës dhe sikur kanë kulturë dhe edukatë mirësjelljeje karshi mikut dhe turistit. Mikpritja rezultoi false, jo se kosovarët kërkonin prej shqiptarëve të Shqipërisë  favore  dhe qoftë larg ndonjë gjë falas, por mikpritja rezultoi false, e korruptruar dhe shumë spekulative sidomos me çmimet dhe me  mos shërbimin e  ofruar ndaj  tyre. Pushuesit nga Kosova u ofrohej nje sjellje arrogante dhe e pa kulturë që kur ata zbrisnin nga autobuzët, me sjellje arrogante nga taksistët, mashtrim nga këmbyesit e valutës, nga kamarierët, nga akomoduesit e shezlonave në plazh,  prej shitësve ambulantë deri te ata që ua jepnin shtëpitë me qera.

Kur plazhet në Shqipëri mbusheshin me kosovarë, pronarët e hoteleve dhe restoranteve të bregdetit interesoheshin shumë në kërkim të gjetjes së pushuesve të huaj si grekë, italianë, cekw, serbë, polakë, rusw, ukrainas e të tjerë sepse kujtonin se ishin të pasur dhe do ti hidhnin paratë euro e dollar lumë e me bollëk.

Madje edhe reklamat qeveritare  promovonin e reklamonin shumë se duhet turizëm elitar perendimor dhe jo katundarë dhe nga Kosova, gjë e cila filloi që kur kosovarëve iu vu gjoba për kalimin e “Rrugës së Kombit”. Politikës antikosovare të Tiranës i shërbeu në shumë raste dhe ishte pro Serbisë, dhe kundër Kosovës.

Ku janë ata miliona turistë perendimore dhe të rajonit  sot në Shqipëri dhe që propaganda shtetërore thoshte se janë me miliona?

Kjo bëhej me shumë hipokriozi dhe me qëllim që të mos të vinin kosovarët në plazhet e Shqipërisë. Nuk mundet të ndodh ndryshe, kur nga Shqipëria janë larguar dhe largohen me mijra shqiptarë për çdo vit, dhe nuk ka se si të interesohet Tirana politike që të vijnë kosovarë, por përkundrazi po, që të mos vijnë ata.

Si ka mundësi që as intelektualët, asnjë media dhe asnjë politike e as parti politike në Shqipëri nuk u bë e gjallë për ta kundërshtuar politikën antiKosovë  të qeverisë aktuale.

Mediat në Shqipëri  të cilat në të shumtën e tyre promovojnë agjenda antishqiptare, gjë për të cilën kanë folur edhe media e politikanë edhe të huaj, edhe këto media kanë kontributin e tyre antiKosovë, që gjatë gjithë vitit botojnë dhe publikojnë opinione e komente kundër Kosovës dhe sikur do të dynden me miliona turistë të huaj, dhe kur vjen puna se nuk vijnë të huaj, dhe shumë pak nga Kosova, këto media bëjnë gjoja punën e asaj sikur u vjen keq dhe sikur “shqetësohen” përse nuk vijnë pushuesi nga Kosova, dhe për këtë qëllim thërrasin në ndihmë edhe ndonjë halabak gazetarë e opinionistë nga Kosova.   

Madje, sondazhet në Shqipëri tregonin se rreth 80% ishin pro Kryeministrit të Shqipërisë në lidhje me qëndrimn e tij në dëm të Kosovës.

Nuk është parë dhe nuk shihet gjëkundi në Shqipëri, përveçse shumë rrallë ndonjë mbështetje për Kosovën as nga ata që në Shqipëri pretendojnë sikur janë të djathtë, fisnikë, nacionalistë e patriotë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat