Akrobacionet finanaciare dhe konfliktet e interesit të Përparim Ramës, kryetar i Prishtinës

Opinione

Akrobacionet finanaciare dhe konfliktet e interesit të Përparim Ramës, kryetar i Prishtinës

Nga: Ismail Muçiqi Më: 30 korrik 2024 Në ora: 22:04
Ismail Muçiqi

Organizata Joqeveritare Demokraci Plus doli me njӫ raport nӫ tӫ cilin konstatoj se Komuna e Prishtinӫs Shkeli ligjin nӫ kontratën 12 milionëshe pӫr shërbimin e Arkitektit tӫ kryeqytetit.

Nӫ kӫtӫ raport i cili u monitorua nga kjo Organizatӫ u konstatua se personi i cili ishte pjesӫ e vlerësimit tӫ ofertave nuk ishte pjesӫ e Komunӫs sӫ Prishtinӫs.

Anӫtari i Komisionit pӫr Vlerӫsimin e Tenderӫve z.Kreshnik Ferizi nuk ishte pjesӫ e Komunӫs sӫ Prishtinӫs duke konstatuar se kontrata e tij me Komunӫn e Prishtinӫs kishte përfunduar me 31.12.2022; u konfirmua nga  zyra e Burimeve Njerӫzore nӫ Komunӫn e Prishtinӫs.

U konstatua se rregullorja e Prokurimit Publik përcakton se autoritetet kontraktuese kanӫ tӫ drejtӫ tӫ organizojnë ekspertӫ tӫ jashtӫm, me raste kur kӫrkohet numri dhe ekspertizӫ e veqantӫ teknike, kur ekspertӫt nӫ fjalӫ nuk janӫ nӫ dispozicion brenda autoritetit kontraktues.

Me kӫtӫ rast u konstatua se Kreshnik Ferizi nuk ishte as i angazhuar e as ekspertӫ i jashtӫm nӫ kohӫn kur morri pjesӫ nӫ komisionin pӫr vlerӫsimin e ofertave pӫr kӫtӫ tender.

Kӫshtu pӫrveq pjesëmarrjes sӫ paligjshme nӫ komision e vlerӫsimit tӫ tenderit ekziston dyshimi i bazuar pӫr konflikt tӫ interesit, duke qenӫ se grupi i operatoreve ekonomikӫ “ shӫrbimi i arkitektit tӫ kryeqytetit” (Ardi CCLLC) (Anarsh Sh.P.K) tӫ cilӫt u shpallӫn fitues nga komisioni vlerӫsues ku anӫtarӫ ishte zotӫri, Kreshnik Ferizi, ofertuan me dokumentacion ku vetӫ zotӫri Kreshnik Ferizi figuronte si bashkӫpunӫtorӫ i Kompanisӫ “ Anarsh SH.P.K” .

Bazuar nӫ kӫto tӫ dhӫna, Demokraci Plus i bӫnӫ thirrje Komunӫs sӫ Prishtinӫs tӫ bӫjӫ anulimin e kӫsaj kontrate si dhe e sinjalizon Prokurorinë tӫ ndӫrmarr veprime tӫ nevojshme pӫr tӫ hetuar tӫ gjitha aspektet e kӫtij aktiviteti tӫ prokurorimit duke pӫrfshirӫ procesin e vlerӫsimit, kriteret e pӫrzgjedhjes dhe qdo konflikt tӫ mundshӫm interesi.

Garantimi i transparencӫs, llogaridhënies dhe integritetit nӫ kӫtӫ qӫshtje ӫshtӫ thelbӫsore pӫr ruajtjen e besimit tek publiku. Kӫto janӫ projektet dhe “marifetlluqet” tӫ Kryetarit tӫ Prishtinӫs Pӫrparim Rama i cili ka dӫshtuar nӫ tӫ gjitha aspektet e udhӫheqjes sӫ Komunӫs duke dhӫnӫ premtime boshe gjatӫ fushatӫs zgjedhore pӫr Komunӫn e Prishtinӫs.

Duhet theksuar se Pӫrparim Rama ka kohӫ qӫ ӫshtӫ duke u pӫrfolur nga Asambleistӫt e Prishtinӫs dhe nga Shoqӫria Civile se nӫ vazhdimӫsi dyshohet se ka ra ndesh me normat ligjore duke u munduar tӫ tjetӫrsojӫ pronӫn publike tӫ Qytetarӫve tӫ Prishtinӫs pӫrmes konfliktit tӫ interesit nӫ shumӫ qӫshtje tӫ projekteve kapitale.

Nӫ fund po theksojmӫ se nuk mbahet mend qӫ nga pas lufta Komuna e Prishtinӫs tӫ dӫshtoj nӫ tӫ gjitha aspektet e zhvillimit ekonomikӫ, e kӫtӫ mӫ sӫ miri e dӫshmojnӫ qytetarӫt me pakӫnaqӫsinӫ e tyre nӫ raport me pushtetin lokal tӫ Prishtinӫs. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat