Ardhja eventuale e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, rrezik permanent për Republikën e Dardanisë, sovranitetin, integritetin dhe tërësinë territoriale të saj

Opinione

Ardhja eventuale e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, rrezik permanent për Republikën e Dardanisë, sovranitetin, integritetin dhe tërësinë territoriale të saj

Nga: Hafiz Shala Më: 1 gusht 2024 Në ora: 17:07
Autori Hafiz Shala

Trampomania e 6 janarit 2021, sipas deklaratave shqetësuese, të tij “fitore ose gjakderdhje”, rrezikon të shndërrohet në destabilizim deri të largqoftë ngjashëm me Luftën Civile në SHBA të 12 prillit 1861 deri me 9 prill të vitit 1865

Duke u nisur nga trashëgimia politike e demokratëve ndaj shqiptarëve që nga Woodrov Wilson, Presidenti i 28- të demokrat i SHBA-ve dhe presidentët e tjerë, kanë qenë në anën e Republikës së Dardanisë në të gjitha etapat e zhvillimeve politike para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte.

Kujdesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë ekzistenciale ama, në momentet kritike edhe vendimtare që, disi, demokratëve iu ra hise të marrin vendime historike deri te shpëtimi i shqiptarëve të Dardanisë nga përzënia me dhunë nga shtëpitë dhe trojet e tyre deri të zhdukja, sipas Hitlerit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq-it.

Pasardhësi i tij dhe bashkëpjesëmarrësi në krimet e veprimet gjenocidale, Aleksandër Vuqiq, është jo vetëm duke shkuar nëpër fërkemet e tij por edhe duke ia tejkaluar. Kjo i bie se, atë që nuk e ka kryer Millosheviqi, përmes politikave destabilizuese e gjenocidale i përkrahur nga Rusia dhe i përkëdhelur e toleruar nga Evropa ai, para disa dite përmes Kuvendit Gjithë serb, vazhdon ta kërcënoj përpos Dardanisë, Malin e Zi, edhe “trashjen” e marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut duke krijuar aleancë sllave siç ishte marshimi i ushtrisë serbe në territorin e saj, duke ua bërë shqiptarëve me dije se, aleanca me serbet është politikë afatgjate, prandaj, është një tentativë që t’i disiplinojë shqiptarët duke i konsideruar si “pakicë” e jo element shtet-formues i këtij shteti, si parakusht për të jetuar në paqe me shqiptarët, të cilët nuk do të mund ta pranojnë një status nënçmues të një pakice bile edhe të diskriminuar.

E bëra këtë ri kujtesë që nuk është e pa njohur as për Evropën e as Amerikën të cilët, duke i pranuar gënjeshtrat, e lojën “e viktimes” nga Vuqiqi, po e tolerojnë, trimerojnë deri në atë masë sa që, do t’u del telashe për ta ulur në tokë në aspektin politik, duke i pasur parasysh aleancat e tij, përpos Rusisë dhe Kinës, edhe Hungarinë e Viktor Orbanit i cili hapur është rreshtuar në anën e Rusisë e kundër interesave të Evropës së përçarë, tani në krye të detyrës së Kryesuesit të Këshillit të këtij Kontinenti me të vjetër.

Serbia, me vëmendje e pritshmeri, e pret fitoren e Donald Trump, duke e konsideruar edhe si fitoren e saj në aspektin e përkrahjes publike nga ish Presidenti Trump, nga Richard Grenel ish i dëgjuari i tij rreth raporteve Dardani-Serbi, kur ky i fundit siç i kujtohet opinionit, pat organizuar puç politik rreth rrëzimit të Qeverisë Kurti i cili, me përkrahjen e mbi 51%, u kthye në pushtet me i fuqishëm. Richard Grenel, lobist i paguar nga Serbia, është duke organizuar tubime përkrahëse të komunitetit serb në favor të Doald Trump bashk me ish governerin e Illinoisit Rod Blagojeviq ( me origjinë serbe), i cili në vitin 2009 është dënuar 14 vite me burg për korrupsion dhe është dërguar në vuajtje në burgun federal të SHBA-ve.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, pas vizitës së Putinit i njëjti e vizitoi edhe Donald Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach Home në Florida në rezidencën e tij.

Për votuesit amerikan, është i qartë pozicioni i Trump përmes Projektit 2025 i cili deklaron se, pas kësaj fitoreje, ju nuk do të keni nevojë me të votoni sepse, sipas idesë së tij i gjithë pushteti do të centralizohet për herë të parë pas 248 vite të ekzistencës, që i ngjanë sikur do t’i shndërrojë SHBA-të në monarki, duke propaganduar zvogëlimin e administratës dhe shpenzimeve tjera administrative, deri të mundësia e lënies si trashëgimi sikur sheikët, fëmijëve të tij. Imagjinatë e shfrenuar.

Qëndrimet e tij rreth fuqisë ushtarake verio - atlantike NATO, nuk janë afirmuese e bashkuese por përçarëse e shkatërruese e cila u shkon për shtati aleatëve, Rusi- Kinë, kundërshtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Evropës.

Ardhja eventuale e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhe, është rrezik permanent për Republikën e Dardanisë, sovranitetin, integritetin dhe tërësinë territoriale të saj.

Kam përshtypje, por edhe sipas deklaratave të tij së për 24 orë do ta ndalte luftën Rusi-Ukrainë, përmban zgjedhjen e papranueshme për Ukrainën, e cila duhet ta pranoj gjendën faktike, që i bie se Ukrainë për të jetuar në paqe, duhet t’i sakrifikoj pjesët e okupuara nga Rusia duke mos i marrë parasysh viktimat në njerëz nga të dyja palët.

Ndërsa, në rastin e Dardanisë siç ishte propozimi i vitit 2020 rreth korrigjimit-ndarjes së veriut, do të perfundojë “saga gati 15 vjeçare e bisedimeve të dizajnuara sipas ish udhëheqësve shtetëror të Dardanisë, Serbisë dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhe e cila, për fatin e Dardanisë dështoi, por, ende rreziku nuk është eliminuar.

Me siguri se dikush do të thotë se, as kjo Administratë nuk e përfundoi këtë dialog të stërzgjatur, mund të thuhet edhe të dështuar, pasi Evropa ishte ajo e cila duhej “ t’i vëjë kapak” edhe me përkr ahjen e Amerikës e kjo nuk ndodhi, sigurishtë sepse, nga ana e Evropës, Serbia u përkëdhel, u tolerua dhe trimerua, bile edhe duke ndihmuar financiarisht edhe përmes investimeve pa i vënë kurrfarë masave apo sanksioneve për refuzimin e Marrëveshjeve edhe përmes deklaratave publike zyrtare nga ana e shtetit serb,

Dardania, shantazhohet, sanksionohet, kushtëzohet, ndërhyhet në sovranitetin e sajë qoftë edhe duke iu dhënë vizat serbëve të Dardanisë me pasaporta të lëshuara nga organet paralele të Serbisë të instaluara me dhunë në Dardani, duke e paraqitur Dardaninë pjesë të Serbisë dhe duke e legalizua pjesën veriore edhe si pjesë të saj.

Qeveria e Dardanisë, duhet t’i kërkojë Bashkimit Evropian që, këto viza ilegale të përfundojnë me 1 shtator 2024, duke i detyruar poseduesit serb të këtyre pasaportave, ta bëjnë ndërrimin në pasaporta të Republikës së Dardanisë.

Mendoj se kjo çështje duhet të trajtohet në Parlament duke marrë vendim që të kufizohen sipas propozimit të cilin e ceka.

Komuniteti shqiptaro-amerikan, duhet të dal në përkrahje të Nënpresidentes dhe kandidaten për President znj. Kamala Harris, trashëgimtare e demokratëve dhe e Presidentit Biden i cili për me tepër së tri dekada në cilësinë e Senatorit dhe Kryetarit të Komitetit për Politikë të jashtme në anën e Dardanisë i cili, me deklarimet e tij si President se marrëveshja Dardani-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe se Republika e Dardanisë është çështje e kryer, është shtet i pavarur dhe sovran, është dëshmia të cilën ai e ka deklaruar disa here. Fatkeqësisht, sa po duket ka pasur pengesa, ngecje dhe anashkalime rreth qëndrimeve të tij nga një pjesë e administratës e cila edhe ndikojë në ftohjen e marrëdhënieve me Qeverinë Kurti pasi ky, nuk i pranoj qëndrimet kushtëzimet nga BE-ja, posaçërisht kur bëhej fjalë rreth Asociacionit.

Mendoj se, znj.. Harris, me të zgjedhur në krye të SHBA- ve, duhet të bëjë ndryshime në administratë duke përzgjedhur njerëz të sinqertë, të pa korruptuar e ndikuar nga jashtë nëse mendon të jetë e suksesshme dhe t’i plotësojë kërkesat e qytetarëve.

Lidhur me këtë, shqiptaro-amerikanet në mënyrë të organizuar, duhet t’ia bëjë me dije Stafit të kampanjës së sajë zgjedhore se, jemi në përkrahje të saj me arsyet, nën një, për hir të trashëgimisë së politikave të demokratëve ndaj Dardanisë dhe nën dy, se duhet ta vazhdoj aty ku e kanë lënë, Clinton, Ollbright dhe Biden, Clark etj, pasi Amerika gjatë gjithë periudhave historike e ka shpëtua Dardaninë dhe se populli shqiptar i Dardanisë është i vetmi popull në rruzullin tokësor, miku me i sinqertë dhe mirënjohës ndaj Amerikës. Prandaj, me këtë rast, përjetësisht ua shprehim mirënjohjen.

Sipas mendimit tim, Donald Trump, është i rrezikshëm në rëndë të parë për Amerikën, për aleatët e sajë Evropën, me theks të veçante për Ballkanin duke patur parasysh marrëdhëniet me Putinin dhe aleatët e tij si Kina, dhe Hungaria e Viktor Orbanit, me theks të veqant për Republikën e Dardanisë të cilës, sipas kërkesave të pa ndërprera dhe primare nga ana e Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe kërkesë e Beogradit por jo edhe të komunitetit serb vetëm nen presionin dhe kërcënimin organizatave terroriste, që nënkupton, faza e parë e shkëputjes së pjesës veriore përmes një deklarimi lokal.

Deklaratat ruse se çështja e Krimesë dhe pjesëve tjera të okupuara të Ukrainës nga Rusia kanë ngjashmëri me pjesën veriore të Dardanisë, nënkupton se një zgjedhje në interes të Rusisë e njëjta duhet të ndodhë edhe me veriun e Dardanisë.

Shteti i Dardanisë, duhet ta trajtoj këtë çështje si të brendshme duke e eliminuar Serbinë në ndërhyrje në punë të brendshme, nëse dëshiron të ketë marrëdhënie fqinjësore normale ne mes këtyre dy shteteve dhe paqe të qëndrueshme në Ballkan, Evropë dhe me gjerë.

Me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhe, dyshimet e mia, janë bindëse se, kjo nuk do të ndodh.

Dhe se fundmi, Donald Trump, dje në takimin me përfaqësuesit e mjeteve të informimit të komunitetit me ngjyrë, mund të thuhet se përjetoj fiasko duke e sulmuar në mënyrë false kandidaten për Presidente Kamala Harrisë në baza racore dhe tallje ndaj saj duke shtruar pyetjen se, a është ajo e “zezë apo indiane”. E rëndë dhe e pa pranueshme.

Sondazhet tregojnë se komuniteti me ngjyrë, 77% identifikohet në favor të demokratëve.

Jam shume i bindur se elektorati demokrat amerikan, nuk do të bie pre e, kërcënimeve, shantazhimeve dhe frikësimeve nga pretendenti republikan për Shtëpinë e Bardhe sepse, populli amerikan voton sipas bindjes së dhe vullnetit të tyre.

Shteti amerikan është aq i fuqishëm e mirë organizuar sa që këtyre kërcënimeve, do t’ua vë kapakun pa pasoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat