Sadizmi, dhuna dhe fyrjet përbënin “moralin” e shqipfolëse të UDB-ës!

Opinione

Sadizmi, dhuna dhe fyrjet përbënin “moralin” e shqipfolëse të UDB-ës!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 10 gusht 2024 Në ora: 20:12
Ilustrim

Më në fund po bëhet një shpalosje publike e kujtesës historike (për harresën tonë kolektive gjithëshqiptare) ndaj poshtrimit, dhunës dhe trishtimit të përjetuar nga shipfolsësit e pushtuesit, me nofkën UDB! Kjo hallkë e zingjirit të pushtuesit ishte t’merri vetë për të gjithë ata shqiptarë që u përballën me dhunën nëpër dhomat e torturës. Dhuna ishte simbol i daulles për të gjithë shqiptarët që të durojnë robërinë, kurse izolimi dhe injorimi familjarëve ishte përjetimi tjetër shtesë i rradhës! Mbase janë shumë vëllezër e motra, të cilët nuk përjetuan çlirimin dhe lirinë e sotme të vendit, kurse më të devotshmëve nuk u dihet as varri!  Nga kjo ndjenjë e ndërgjegjes njerëzore buron modestia personale e ish të burgosurve politik, pse këta  

 heshtën kujtesën e dhimbëshme, për dhunën dhe trishtim e përjetuar!

Këta heshtën edhe përpara familjes, shoqërisë dhe shtetit!

Vërtetë, ne jemi me fat që mbijetuam këtë dhunë, ne jemi me fat që u bashkuen familjet tona përpara burgjeve, por ne jemi dëshmitarët e fundit të kësaj dhune, sepse t’merret e armikut ishim prezent ndër shekuj dhe ndër breza! Më në fund, lista e udbashëve shqipfolës po bëhet publike, një e vërtetë e historisë për gjeneratat kombit dhe shqiptarinë! Një pjesë e “këtyre punëtorëve të zellshëm” për ish pushtuesin, besohet se nuk janë në jetë së bashku me  barrën e turpit. Të varrosesh me këtë barrë, është e rëndë për familjarët, nëse vërtetë këta i ndjejnë frytet e lirisë së këtij vendi! Ermal Panduri në debat plus është duke bë publike tregimet e heshtura të burgosurve të ndërgjegjes, por porosia për të gjallët  udëbash, gjykatës dhe prokurorë është që të urdhërojnë të mbrojnë fytyrën e turpit. Një pendesë morale qoftë edhe nga distanca kundër idealeve të errëta të të kohës i bën mirë shoqërisë, ardhmërisë dhe familjes. Shqiptari përherë din me falë të gjithë ata që (kërojnë falje dhe pendohen) për hatër të lirisë dhe shqiptarisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat