Që 34 vjet na e keni thì flokët me këtë gjuhën shqipe "zyrtare" në RMV që nga koka e teposhtë deri në mes të këmbëve. Si mund të jetë zyrtare gjuha 20%?, si mund të jetë zyrtare gjuha shqipe kur nuk është kurorë kushtetuese, por në grupin ligjeve të pakicave.
BDI-ja kur ishte lartë ishte e verbuar, tani poshtë në opozitë e sheh veten në pasqyrë sesa është gjuha shqipe zyrtare?
Sinqerisht pyesim qytetarët: A është gjuha shqipe zyrtare apo jo në RMV?
Pajtohem me kryeministrin, Mickoski, që tha se "nuk do lejojmë anarki" gjuhësore. Te shkollat shqipe të përdoret dygjuhësia, maqedonisht-shqip, kurse te shkollat maqedonase vetëm maqedonishtja.
Shqipja do jetë zyrtare dhe e barabartë me maqedonishten kur 20% i maqedonasve në shkollat e Tetovës do shkruajnë në dy gjuhë, shqip- maqedonisht, gjersa arsimtarët shqiptarët të Tetovës do shkruajnë vetëm shqip, e njëjta do jetë dhe në qytetet maqedonase ku 20% i arsimtarëve shqiptarë do përdornin dygjuhësinë, maqedonosht- shqip, gjersa arsimtarët maqedonas do përdonin vetëm maqedonishten.