Pozita sociale ekonomike tek njӫ numӫr i familjeve qӫ jetojnӫ nӫ Prishtinӫ ӫshtӫ shqetësuese pӫr njӫ jetӫ normale tӫ njeriut. Askush nuk qanӫ hallin, apo nuk ka bӫrӫ ndonjӫ studim, apo analizӫ qӫ nga pas lufta ku njӫ numӫr i familjeve tӫ cilat kanӫ ardhur nga viset e ndryshme tӫ Kosovӫs e tӫ cilat janӫ strehuar nӫpӫr lagjet e ndryshme tӫ Prishtinӫs jetojnӫ nӫ kushte dhe rrethana shumӫ tӫ rӫnda sociale. Kӫshtu kӫto familje kanӫ mbetur nӫ mëshirën e askujt, tӫ cilat jetojnӫ me shpresӫ se njӫ ditӫ shoqӫria apo Institucionet e Shtetit do tӫ mirӫn me hallet dhe problemet e jetӫs sӫ tyre.
Nuk mjafton njӫ ndihmӫ sociale tӫ cilӫn e ofrojnë Komunat apo Institucionet tjera Qeveritare. Tӫ jetosh nӫ Prishtinӫ me familje, me qera, apo i strehuar nӫ objektet tӫ cilat nuk i plotësojnë kushtet minimale, pӫr jetӫ, ӫshtӫ fatkeqësi e cila duhet tӫ trokas nӫ ndërgjegjen e Institucioneve tӫ Shtetit. Duke shkruar kӫtӫ vështrim mӫ thot ndërgjegjja qӫ ta njoftoj opinionin se njӫ numӫr i familjeve tӫ varfӫra tӫ cilat jetojnӫ nӫ Prishtinӫ dhe mӫ gjerӫ, pӫrpos skamjes ekonomike pӫr tӫ mbijetuar kanӫ edhe probleme tӫ pa numӫrta shëndetësore. Duhet tӫ potencoj se njӫ numӫr i familjeve tӫ cilat mezi ja dalin tӫ mbijetojnӫ pӫrditӫ trokasin nӫ dyert e Shoqatave Humanitare duke kӫrkuar ndihmӫ (miell) dhe artikuj tӫ nevojshӫm ushqimorӫ qӫ ju mungojnӫ.
Qmimet e larta, inflacioni po e rendojnë gjithnjӫ e mӫ shumӫ koston e jetӫs tӫ kӫsaj kategorie tӫ qytetarëve tӫ cilӫt jo vetӫm qӫ janӫ tӫ papunӫ, kanӫ edhe halle tjera qӫ ua sjellӫ mosha e pleqӫrise, mungesa e barӫrave dhe nevoja jetike pӫr shӫrbimet tjera shëndetësore. Pak kush apo fare nuk mirӫt me kӫtӫ kategori tӫ varfӫr ku familjarӫt ballafaqohen edhe me persona tӫ sӫmurӫ mentalӫ tӫ cilӫt pӫrpos qӫ kӫrkojnӫ shӫrbime dhe pӫrkujdesje tӫ vazhdueshme ata paraqesin rrezikӫ edhe pӫr sigurinӫ dhe ruajtjen e qetӫsisӫ brenda familjes. Mӫ thotӫ mendja se viteve tӫ fundit raportet njerӫzore nӫ shoqӫrinӫ Kosovare kanӫ filluar tӫ zbehen. Dikur kur populli ishte nӫ vӫshtirӫsi nga okupatori Serbӫ Shqiptarӫt u bashkuan dhe u betuan pӫr ta ndihmuar njӫri tjetrin përkatësisht "Familja Ndihmon Familjӫn” nӫ tӫ gjitha trevat ku jetonin Shqiptarӫt. Ai solidaritet ishte arma mӫ e fortӫ kundӫr armikut.
Humanizëm ky i cili arriti ti tejkaloj tӫ gjitha krizat duke shprehur solidaritet dhe përafrim pӫr unitet Kombëtar brenda Shqiptarӫve. Mjerisht tani vlerat humane kanӫ filluar tӫ zbehen pӫr shkak tӫ interesave materialo financiarӫ tӫ njӫ kategorie te njerӫzve tӫ cilӫt paranë e kanӫ vu nӫ planӫ tӫ parӫ. Ky fenomen po shihet dhe po thellohet gjithnjӫ e mӫ shumӫ ku shoqӫria Kosovare (populli) po ndahet nӫ klasa: Klasa e tӫ Pasurve dhe Klasa e tӫ Varfӫrve. Dallimi nӫ mes kӫtyre dy shtresave ӫshtӫ shumӫ i ndarӫ, qka do tӫ thotӫ se pӫrkushtimi pӫr njӫri tjetrin ka dalur nga binarӫt. Nӫ fund po theksojmӫ se populline Shqiptarӫ gjatӫ Historisӫ e kanӫ bekuar vlerat humane, njerӫzore, solidariteti dhe ndjenja ndaj tӫ varfӫrit. Urojӫ qӫ tӫ ndryshoj qasja dhe vetӫdija e njerӫzve pӫr ti pӫrkrahur njerӫzit, familjet dhe shtresӫn e varfӫr. Kӫtӫ e kemi obligim edhe para Zotit.