Opozita, ku po e drejton veten me bllokadë?

Opinione

Opozita, ku po e drejton veten me bllokadë?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 23 prill 2025 Në ora: 21:25
Sherif Ramabaja

Dolën të pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, po kush u ka faj përpos vetvetja. Ndoshta janë të interesuar për zgjedhje të reja, prandaj po taktizojnë me bllokadë të njëpasnjëshme në parlament.

Me zgjedhje të reja, mund të shpresojnë në përkrahje nga disa faktorë të jashtëm: Serbinë, Rusinë, Kinën, si dhe në ambasadorët Hill dhe Grenell, duke shpresuar se do ta kenë edhe përkrahjen e Shtëpisë së Bardhë, presidentit të SHBA, Donald Trump, apo Elon Musk.

Kjo mund të jetë një arsye e fuqishme në të cilën mund të bazohet sot opozita, pa llogaritur se si ndikojnë veprimet e tyre, në zgjedhësit e votës së lirë brenda Kosovës.

Shtrohet pyetja: me cilët liderë do të kërkoi opozita t´i fitoi zgjedhjet? Do të ishte ky zoti Haradinaj, Abdixhiku, Memli Krasniqi apo Duda Balje.

 Ndoshta kanë edhe lider të tjerë të cilët i mbajnë nën hije dhe sapo të hapen kutitë e votimit, do të bënin bujë me emrat e tyre. Apo ndoshta janë në pritje, që të lirohen liderët e kombit nga Haga.

Edhe mazhoranca vuan nga numri i liderëve, por këta po thirren në Albin Kurtin, i cili ka bërë emër me aksionin e teneqeve të makinave në Veriun e Kosovës.

 Përpos aksionit të teneqeve, Kurti vazhdoi edhe me hapa të tjerë të cilët e irrituan zotin Hill dhe Grenell, si dhe disa ambasador të Quintit. Por çka ti bësh, ai nuk u ndal derisa e pushtoi të tërë veriun.

 Nga veprimet e tij edhe Rama u distancua nga Kurti, duke e quajtur Veriun e Kosovës, tokë të askujt. Pra ia kaloi edhe Thaçit i cili e quante veriun, tokë të falur nga krimineli Rankoviq.

Me mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pritet të sqarohen shumë dilema. Liderët e opozitës Haradinaj, Abdixhiku, Krasniqi dhe Duda Balje, mendojnë se do të përfitonin prej tyre. Dikush mund të fitoi post, dikush ministri e karrierë, kurse dikush do të përfitoi territor. Kosova që nga fillimi duke iu falënderuar Haradinajt, Isa Mustafës e Lutfi Haziri, ka falë territore, ka krijuar komuna për komunitetin serb, e pse mos të ndaj edhe sot pak territor për Dudi - çkën, në të cilën parlamentarët shqiptar betohen, edhe pse ajo është vegël e Vuçiqit e Listës Serbe. Po i erdh rasti, territorin e saj do ia bashkoi komunave serbe. Kjo është loja, për të cilën angazhohet ajo. Kësaj i thonë politikë në të cilën, parlamentarët dhe politikanët shqiptar, nuk marrin erë. Kush ua ka fajin. Në këtë mënyrë janë tkurrur territoret shqiptare, nga bamirësia shqiptare.

Sot që ta luftojnë Kurtin, edhe pse vetë nuk janë e nuk kanë asnjë lider, i bashkohen Listës Serbe dhe Vuçiqit, sikurse dikur Esat Pasha e ish udhëheqësit komunist, për një lëmoshë, që ta luftojnë kombin e tyre.

Po mos të qëndronte ky supozim, Kosova sot do të funksiononte me organet e themeluara nga zgjedhjet. Por po t´i  kishte fituar opozita këto zgjedhje, ajo do ta kishte barrën që t´i formonte dhe konstituonte organet shtetërore. Çështja do të ishte: ku do t´i merrnin liderët që t´i fitonin ato. Liderët e tyre e kanë dëshmuar veten në të kaluarën, pra askush nuk ua ka fajin sot, për rezultatin e tyre mizarabël. Populli ka sy, e mali ka veshë. Të shohim, çdo të pjell aksioni i tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat