Kemi mosmarrëveshje kryeneçe apo bëhet fjalë për “insan” teneqe

Opinione

Kemi mosmarrëveshje kryeneçe apo bëhet fjalë për “insan” teneqe

Nga: Dedë Preqi Më: 25 prill 2025 Në ora: 14:00
Autori Dedë Preqi

Propozimi i LVV, për kryetare të kuvendit z. Albulena Haxhiu, do të ishte propozim demokratik dhe sipas vullnetit të subjektit që i takon si fituese e zgjedhjeve dhe ky propozim e ka një motivim nga fakti se është deputetja më e votuar në këto zgjedhjet e fundit, duke marrë 125 mijë vota nga qytetarët e vendit, po ashtu e cila ka edhe një bagazh politik si deputete dhe si ministre e Drejtësisë.

Pse po kontestohet disa herë emri i saj nga partitë ish-opozitare PDK, LDK, AAK, dhe disa parti tjera të vogla, kjo është një çështje ku qëndron mundësia e tyre me këto veprime kundërshtare që i drejtohen LVV, por nëse do vazhdohet edhe më tutje me këtë lojëra të bezdisshme, Kuvendi mbetët i bllokuar për shkak të një arrogance të tillë të këtij organizimi.

Konstituimi i Kuvendit, ka domethënie të rëndësishme si një Institucion demokratik dhe ligjvënës, që buron nga populli dhe ka për detyrë t’u shërbejë interesave të popullit, që përmes kryetarit dhe nënkryetarëve të zgjedhur nga deputetët e betuar, nënkupton domethënien e strukturës funksionale të këtij legjislativi shtetëror, duke i drejtuar veprimet në shërbim të popullit dhe vendit.

Por, dëshprimisht pse do ndodh e kundërta në këtë rast në vendin tonë, duke e marrë sot një rrol tjetër deputetët e ish-opozitës, thjeshtë nga vetëdija, apo pavetëdija e tyre, duke bërë lojëra dëshpëruese, që shkojnë në favor të kundërt dhe pa përfitime të asnjërës palë.

Opozita, apo ish-opozitarët në këtë rast përmes deputetëve të vet në Kuvend, janë sikur një organ që funksionon në trupin e njeriut, apo mosfunksionimi i këtij organi, nuk do të jepte kontakt as forma jetësore shpirtit organik dhe demokratik të Kuvendit, dhe në të kundërtën mosfunksionimi ndodh edhe shkatërrimi i tërë trupit, që në këtë rast është Kuvendi, si organ kryesor i shtetit.

Kosova, si asnjëherë tjetër në shtetësinë e vet, nuk është rastisë me një opozitë pak sa të çoroditur dhe kryeneçë, dhe gjatë këtyre seancave të konstituimit të Kuvendit, mëzi presin dështimin e saj, dhe nuk gjen fjalë për ta zbërthyer këtë domethënie, që nuk lë fare përshtypjen që e kanë interesin e popullit dhe shtetit, por vetëm grabitjen e pushtetit.

Kujt do i sjell dobi kjo krizë politike dhe Institucionale, apo kësaj «opozite» nuk i intereson as gjendja në këto ditë të krizës globale dhe krizave të luftës, me ç’ rast janë disa çështje urgjente edhe për vendin tonë, që të mos rrimë duarkryq, duke e pasur në konsideratë pa paragjykime një situatë të tillë, sepse fati jonë ka qëlluar me «dreqin» në fqinjësi.

është e prekshme kjo lojë e organizuar nga PDK, LDK dhe AAK, që e trajtojnë këtë situatë të këtij ngërçi politik si madhështi të tyre, që në realitet i ngjajnë vetëm një skene të neveritshme e llojit të arrogancës dhe njerëzimit primitiv, kur sa herë dështohet konstituimi i Kuvendit, këta ndjehen edhe më krenar, duke i drejtuar shigjetat ndaj Albinit dhe LVV.

A do shikohet diçka e natyrshme përtej kësaj perdeje, që po na i verbon sytë, që po na pengon ta shohim vetveten dhe njëri-tjetrin, dhe ta kujtojmë një çik edhe të kaluarën e hidhur, kur e kemi pasur në mall Kuvendin dhe Parlamentin tonë, apo nuk duam të dimë dhe ta shfrytëzojmë demokracinë tonë dhe të drejtën parlamentare.

Sikur nuk po na shkon mendja njëherë, se jemi edhe shumicë shqiptare, dhe më e rëndësishme është se jemi vëllezër e motra të një gjaku, si një realitet që nuk mund të zhbëhet dhe kemi mundësi për të marrë vendime të rëndësishme për vetveten, dhe jo të bëhemi bisha dhe ujqër të çartur ndaj njëri-tjetrit, për shkak të ndryshimit të pozitave shoqërore e demokratike.

Nuk kemi të drejtë të ia mohojmë të drejtën njëri-tjetrit, sepse secili ka të drejtë dhe duhet të jetë pjesëmarrës i lirisë dhe demokracisë së këtij vendi, por edhe i dobisë së tij, duke pasur në një mënyrë mundësi pozitive të ndryshojë realitetin në këtë vend, të ndryshojë edhe gjendjen e këtij populli, i cili e meriton një qasje pak më ndryshe dhe më meritore.

Nëse përballë këtyre rrethanave të kësaj gjendje i shtojmë edhe shqetësimet tjera, duke ia zbehur rrolin dhe imazhin Kuvendit të Kosovës dhe Institucioneve të shtetit, dhe kështu termi i përzgjedhur si një ish-opozitë kryeneçe, apo «inisan teneqe» ndoshta do të ishte i përshtatshëm, nëse njeriu i krijon vetvetes me vetëdije një ngërç të tillë, që nuk e komandon truri logjik, por truri «rabotik».

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat