Projektligji i ri për zbatimin e IA në Norvegji është dorëzuar për shqyrtim!

Opinione

Projektligji i ri për zbatimin e IA në Norvegji është dorëzuar për shqyrtim!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 14 gusht 2025 Në ora: 22:36
Ilustrim

-Pyetja e rradhës është se; çka është kah bëhet në Kosovë dhe Shqipëri?

-Ku qëndrojmë  si shtete dhe komb i përbashkët në këtë platformë?

Të mbesim mbrapa kësaj risie dixhitale është me rrezik për t’u manipuluar dhe shfrytëzuar dobësitë e njerëzve dhe trajtimi me pasoja tepër negative për ta. Mungesa e këtij ligji  për AI në vendin tonë është një portë e hapur drejt ferrit për të gjithë njerëzit e ndërgjegjshëm dhe të moralshëm të cilët mundësisht do shantazhohen në mënyrën më primitive nga “mbamendja e ligë e njeriut hakmarrës për qëllime personale!

Norvegjia do të bëhet vendi më i dixhitalizuar në botë deri në vitin 2030, njëherit pretendojnë të jenë në ballë të përdorimit etik dhe të sigurt të IA-së. Pas konsultimit për projektligjin e ri Norvegjia do të kenë ligjin e vet dhe rregullat për inteligjencën artificiale. 

Ligji zbaton Aktin e IA-së të BE-së i cili u bënë të mundur bizneseve dhe institucioneve publike norvegjeze të shfrytëzojnë mundësitë e natyrshme në zhvillimin dhe përdorimin e IA, thotë Ministrja e Dixhitalizimit dhe Administratës Publike Karianne Tung nga (Partia e Punës).

Periudha e konsultimit është pranuar,  

përderisa Qeveria e Partisë Laburiste është në përgatje që Akti i Inteligjencës Artificiale të hyn në fuqi nga fundi i verës 2026, përafërsisht në të njëjtën kohë kur pjesa kryesore e rregullores së IA-së zbatohet në BE!

Qeveria tashmë ka vendosur të krijoi këtë arenë të re kombëtare për IA inovative në një sandbox të përgjegjshëm! (Sandbox është një mjedis i sigurt dhe i izoluar që përdoret për të testuar softuer ose për të analizuar kod potencialisht dashakeq pa ndikuar në sistemin kryesor)!

-Propozimi përfshin gjithashtu rregulla kombëtare mbi fushën e zbatimit, strukturën administrative kombëtare, gjobat shtrënguese, tarifat e shkeljes dhe trajtimin e ankesave.

-Ky propozim kontribuon në harmonizimin midis rregullimit të IA-së në Norvegji dhe BE.

Kjo rregullore e parë në vend, është gjithëpërfshirëse, sepse siguron harmonizimin me të gjitha shtetet anëtare, duke e bërë më të lehtë inovacionin me IA-në, brenda një kuadri ligjor të shëndoshë dhe të sigurt.

-Rregullorja lehtëson IA-në e sigurt dhe etike e cila mbron në mënyrë efektive shëndetin, sigurinë dhe të drejtat themelore, siç janë konsideratat demokratike, siguria ligjore dhe mjedisi.

-Rregullorja përcakton poashtu kërkesa të ndryshme për sistemet e IA-së bazuar në nivelin e rrezikut, sepse disa sisteme të inteligjencës artificiale paraqesin rreziqe të papranueshme, (rasti  i  2 shkurtit 2025) kur ato u ndaluan në BE , sepse sistemet të cilat shkelin  vlerat themelore dhe të drejtat e njeriut, për shembull duke manipuluar dhe shfrytëzuar dobësitë e njerëzve me pasoja negative për ta.

Shtrirja e sistemeve me rrezik të lartë është e kufizuar dhe e paracaktuar se cilat produkte dhe aplikacione kritike bien në këtë kategori rreziku. Sistemet e IA-së me rrezik të kufizuar duhet të jenë në përputhje me kërkesat e transparencës që përdoruesit të jenë të vetëdijshëm se po bashkëveprojnë me IA-në.

Gjithëçka në përputhje me pajtueshmërinë me rregullat e të drejtës së autorit.

Një shembull i modeleve të IA-së për qëllime të përgjithshme janë edhe modelet e mëdha të gjuhës gjeneruese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat