Letër e hapur drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu

Opinione

Letër e hapur drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 31 tetor 2025 Në ora: 18:53
Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me liderët politikë

Presidencës së Republikës së Dardanisë (Kosovës)
Zonjës Vjosa Osmani-Sadriu

Provojeni përmes votës së fshehtë ta votoni Qeverinë në Kuvend në ditët në vijim.

E nderuara dhe shumë e respektuara zonja Presidente,
në vlugun tuaj që jo vetëm ta lejon, por edhe e obligon Kushtetuta, pas gjithë angazhimeve Tuaja në aktivitetet ndërkombëtare të cilat rezultuan me njohjen që e siguruat nga Republika Arabe e Sirisë, ju lus të provoni që popullin e Dardanisë ta shpëtoni nga kolapsi ekonomik dhe të realizoni ndihmat nga Evropa, si dhe një lloj qetësimi të spektrit politik të çakorduar deri në maksimum.
Tentoni që, në një seancë të thirrur parlamentare, duke provuar edhe një herë përmes kandidatit të VV-së z. Albin Kurti, nëse mund t’ju garantojë se mund të sigurojë numrin prej 61 votash.

Znj. Presidente, unë jam i bindur se nëse shkohet me votim të fshehtë, do të sigurohen votat e nevojshme, nga vetë fakti se shumë deputetë të Kuvendit e kanë ndërgjegjen më të arsyeshme se liderët politikë të opozitës, sepse ata, në radhë të parë, i shikojnë interesat e tyre karrieriste krahasuar me ato shtetërore — gjë që e vërtetuan edhe gjatë këtyre nëntë muajve duke e bllokuar qëllimisht dhe pa kurrfarë arsyeje votimin e Kryetares së Parlamentit, siç është paraparë me Kushtetutë, që i takon partisë së parë.
Po të kishte ndodhur kjo, sot do ta kishim Parlamentin e konstituuar dhe njëkohësisht edhe testimin e mandatari për numrin e siguruar për Qeverinë.

Znj. Presidente, njëkohësisht mos harroni se deputetët e zgjedhur nuk mund të heqin dorë nga posti i deputetit dhe beneficionet që i gëzojnë, si edhe nga angazhimi i tyre në tubime, duke iu premtuar qytetarëve se do t’i mbrojnë interesat e tyre — gjë që nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me partitë politike.

Duke iu kërkuar falje për “ndërhyrjen” në punët dhe detyrat Tuaja, ndoshta edhe për shkak të mungesës së njohurive të mjaftueshme rreth neneve të Kushtetutës, por qëllimi im rrjedh nga brenga për zhvillimet në Republikën tonë. (Unë nuk mund të heq dorë, ani pse jetoj në SHBA tash 35 vite, jo pasive.)
Prandaj, jo që ju hezitoni ta bëni më të mirën, por nga pamundësia ime për të qenë i qetë, iu drejtova me një sugjerim absolutisht të qëllimmirë.

Duke iu dëshiruar sukses në lidershipin Tuaj të mrekullueshëm për vendin, sinqerisht ju përshëndes.

Hafiz Shala
New York
31 tetor 2025

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat