Do të quhej, Marrëveshje e shekullit. Kjo s´kishte ndodhur më parë, po ja që në Kosovë kjo po bëhet. Memli Krasniqi dhe Abdixhiku ishin marr vesh që nëse e humbin Mitrovicën, ta marrin hapin e madh në politikë.
Ata do të dorëhiqen dhe do t´i ndërrojnë anët. Memli Krasniqi do ta merr drejtimin e LDK, kurse Abdixhiku do ta drejtojë PDK.
Se si ishte arritur kjo marrëveshje mbetet enigmë, po në Kosovë kjo është si temë numër një. Dilema mbetet se kush qëndron pas këtij vendimi.
Në PDK mund të supozohet se ky propozim, mund të kishte ardhur direkt nga Haga. Ky vendim po lidhet po ashtu me kontrollin nga Gjykata e Hagës, që ua bëri kompjuterëve të cilët i ka përdor Thaçi. Pas këtij kontrolli, dyshimi lindi se vendim mund të ishte urdhër i drejtpërdrejtë nga Thaçi.
Enigma më e madhe mbeti se kush qëndron pas një vendimi të tillë nga LDK. Për ta zbuluar këtë sekret janë të interesuar Baton Haxhiu me Exit Poll - in e tij pastaj Lirim Mehmetaj, Milaim Zeka, njëfar analisti Olluri, Dr. Shefqet Krasniqi, Dr. Naim Tërnava, Fatmir Sheholli, si dhe dhjetëra qendra televizive me qendrat e tyre në Beograd, Moskë, Arabi e Turqi.
Hulumtimet e bëra nga personat e lartpërmendur dhe këto qendra televizive lënë të supozohet se pas një vendimi të tillë mund të qëndronte Isa Mustafa. Sa mund të jetë kjo e vërtetë mbetet të pritet edhe reagimi i Palloshit, si person që drejtpërdrejtë mund të ishte i përfshirë në këtë çështje.
Në bazë të reagimit të Palloshit, mund të vërtetohet se a mund të qëndronte ai pas një vendimi të tillë apo jo.
Të gjithë ndodhen në pritje që ta mësojnë të vërtetën, po Palloshi po heshtë. Ai po hesht edhe në rastin e Ballukut. Heshti ndaj Veliajt, heshti ndaj sa e sa kryetarëve të korruptuar të Bashkive. Kjo mund të ishte një strategji e tij që shqiptarët t´i mbaj në mjegull.
Nuk është hera e parë që Palloshi hesht. Ai heshti edhe në aferën e tij me Mc Gonigal, heshti edhe ndaj aferës Offshore. Heshti edhe ndaj Inceneratorëve, po hesht edhe ndaj luftës së bandave, të cilat po e tronditin Shqipërinë, prandaj pse mos të heshtë edhe ndaj këtij rasti në Kosovë. Populli thotë se heshtja nganjëherë është ar, prandaj ai mund të niset nga kjo thënie. Kush mund ta di se në fund, si do t´i del heshtja.
Sidoqoftë supozimet ekzistojnë. Kush qëndron ndaj rokadave të tilla të ndërrimit të posteve nga Memli Krasniqi dhe Abdixhiku, mbetet të vërtetohet. Tash vetëm pritet se çdo t´u sjell një potez i tillë. Kanë farë plani strategjik, që ta befasojnë skenën politike në Kosovë, apo është vetëm të mbjellin huti në popull, apo është një blof, mbetet të shihet.