Për hatër të MëmëAtdheut tonë me 28.12.2025 shkoni e votoni me shallin Shqiponjë Kuq e Zi e jo me (për) kapuç!

Opinione

Për hatër të MëmëAtdheut tonë me 28.12.2025 shkoni e votoni me shallin Shqiponjë Kuq e Zi e jo me (për) kapuç!

Nga: Sabahate Byci Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 13:53
Autorja Sabahate Byci

Le t’i lutemi Zotit të madh me gjithë forcën shpirtërore që në fund të këtij muaji, përkatësisht të këtij viti 2025, populli ynë – të gjithë ne – e në mënyrë të veçantë masa e popullit prej 800.000 të dëbuarve me dhunë nga shtëpitë e tyre në vitin 1999 e jo vetëm, të cilëve një pjese të madhe të refugjatëve u është dashur apo u është imponuar më herët të lëshonin Kosovën drejt Shqipërisë, ku shumica prej tyre sipas UNHCR-it u transferuan nga Maqedonia në Shqipëri, ashtu siç thuhet në të dhënat historike: në kulmin e luftës së Kosovës refugjatët e asaj kohe e kalonin kufirin drejt Shqipërisë me ritëm rreth 4.000 njerëz në orë?!

Pra, t’i lutemi Zotit që kjo shumicë e kësaj popullate të gjorë e të mjerë të asaj kohe të mos lejojë assesi “ta tradhtojë” vendlindjen duke u dhënë përparësi njerëzve të cilët dikur – fjala është për disa opozitarë – ishin “dikushi”, e sot e kësaj dite na kanë lodhur duke “shitur mend” se kush ishin!

Ndërkohë sot, me tradhtitë e tyre – pra e gjithë opozita është mbledhur dhe është bërë bashkë, kompakte, e ngurtë – kundër formimit qeveritar të institucioneve shtetërore të shtetit tonë, Kosovës-Dardanisë, duke iu shkuar krejt për shtati, me ose pa dëshirë, por sidoqoftë qartësisht të solidarizuar me terroristët e Listës Serbe, armiqtë tanë permanent, me dinakërinë e tyre tradhtare, duke penguar formimin e institucioneve shtetërore këtë vit 2025?!

Për këtë arsye, jo vetëm kjo masë, por i gjithë populli ynë – (kjo është bindja dhe qëndrimi im) – shqiptar i Kosovës-Dardanisë sonë duhet të “mobilizohet” me të gjitha kujtimet dhe përjetimet plot vuajtje e mjerim të Eksodit të Kukësit të vitit 1999 në Shqipëri, si dhe me një rifreskim të memories, duke u rikthyer në të kaluarën e hidhur për të gjithë ne shqiptarët anë e mbanë botës, kudo që jemi. Po ashtu duhet të bëjmë një retrospektivë të ngjarjeve të periudhës së luftës së fundit në Kosovë (dhe jo vetëm), dhe me këtë memorie të rifreskuar, me SHALLIN SHQIP-O-NJËN KUQ E ZI E JO ME (E PËR) KAPUQ të shkojmë nëpër qendrat e votimit dhe në mënyrë masive t’i dalim zot dhe ta mbrojmë Mëmëdheun tonë të shenjtë – shtetin tonë, KOSOVËN-DARDANINË.

Me të drejtën tonë të votës, automatikisht do të mbrojmë veten nga tradhtitë e milionerëve të pasluftës, pa pikë turpi para shtetit – solidarizues dhe realizues të dëshirave të armikut tonë shekullor, fashoserdomillosheviqian, 26 vite më pas!!!

VOTO PËR SHTETIN E KOSOVËS–DARDANISË! 🙏

JO PËR MANDATARËT (MILIONERË NË SHKUARJE) – KARRIERISTË POLITIKË!

Sabahate Byci – Autore

11.12.2025, e Enjte, 12:12:57

Gjermani

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat