Nderohet jeta dhe vepra e dëshmorit Sokol Duq Mehmetaj

Opinione

Nderohet jeta dhe vepra e dëshmorit Sokol Duq Mehmetaj

Nga: Milazim Maraj Më: 14 janar 2026 Në ora: 11:38
Milazim Maraj

Më 13. janar 1992 Sokol Duq Mehmetaj ra dëshmorë i lirisë dhe demokracisë në moshën 47 vjeçe. Themelimi i LDK në Istog u përcoll me pengesa të mëdha dhe të pa ndërprera nga policia serbe dhe shërbimet sekrete të tyre. Rruga e themelimit të saj ishte e përgjakshme. Aktivistët arrestoheshin dhe vriteshin pa dhimbje.

Bisedat e quajtura informative ishin të përcjella me dhunë të rëndë fizike, shpesh herë më pasoja jetësore për aktivistet. Më 13 janar të vitit 1992 pas përfundimit të mbledhjes së LDK, të aktivit në Zabllaq i Komunës së Istogut, ku ishin caktuar shtëpitë ku do të mbahej mësimi pasi qe shkolla ishte mbyllur për nxënësit shqiptarë, nga okupatori serb.

Vullneti dhe gatishmëria e qytetarëve anëtar të LDK ishte në nivel të lartë. Mbledhja u mbajt në shtëpinë e Osman Dervishaj. Një burrë mikpritës, bujar, trim dhe patriot i përcaktuar, por fjalë pak. Njerëzit lajmëroheshin të gatshëm edhe ata që nuk kishin oda. Jemi të gatshëm që t’i liroi dhomat tona jo vetëm të pritjes por edhe të fjetjes vetëm që mësimi të mos ndalet; deklaroheshin shumë anëtarë të LDK të fshatit Zabllaq.

Pas përfundimit të mbledhjes ata u shpërndanë. TV Prishtina dhe Radio Prishtina ishin okupuar. Ato tani ishin të burgosura sikur i terë populli shqiptarë në Jugosllavi. Lajmet në” Radio Zagreb” fillonin për pak minuta aktivistet e palodhshëm zgjodhën të hyjnë në shtëpinë e kushëririt të tyre Adem Mehmetaj.

Pasi i dëgjuan lajmet që ishin mjaftë të dhimbshme nga se nga të gjitha pjesët e Kosovës lajmëroheshin raste dhunë të pa mëshirshme nga policia serbe dolën të mllefosur dhe bezdisur. Zëri i Amerikës, Radio Zagrebi, Radio Tirana, dhe Qendra e informimit të Kosovës (QIK) ishin të vetmet burime informative të Kosovës në gjuhën shqipe që transmetonte realitetin në Kosovë.

Këta nuk e pritën që shërbimet sekrete serbe kishin zënë prit pas gardhit përball shtëpisë së Ademit. Ora tani kishte kaluar 22.00, Sokol Mehmetaj u gjend i pari para tytave të shërbimeve sekrete serbe. Sokoli ishte ndër nismëtaret e themelimit të LDK.

Aktiviteti i tij i palodhshëm dhe i guximshëm u kishte rënë në sy kriminelëve serb. Që kishin zënë pritë për të vrarë aktivistet e LDK që po punonin për nxënësit dhe shtetin e Kosovës së okupuar. Arsimi shqip i Kosovës mbahej me plane të arsimit të Kosovës me shumë vështirësi dhe vuajtje por më përkushtim të pashoq dhe vendosmëri të plotë. Papritmas u dëgjuan rafalët dhe u panë flakët e pushkëve.

Nga rafalët e kriminelëve në këtë natë të errët dhe të kobshme, mbetët i vdekur Sokol Duq Mehmetaj, ndërsa plagohet rënd vëllai i tij Ali Duq Mehmetaj. Milicia serbe nga Istogu e arrestojnë Adem Mehmetajn e rrahin pa mëshirshëm në stacionin e milicisë në Istog. Kjo përveç qëllimeve tjera po ndodhte që të hapët frikë dhe të ua vrasin shpresën për liri shqiptarëve. Ademi ishte i tëri i mavijosur. Gjendja e tij pas këtij trajtimi ishte vështirë të përshkruhej. Pranë tij qëndronin dy të afërmit e tij që po i ndihmonin të qëndroj në këmbë gjatë varrimit të Sokolit. Këshilli i informimit të LDK-së lajmëruan menjëherë, këshilli për mbrojtje të drejtave dhe lirive të njeriut, morën shënime dhe fotografi, që ishin rrëqethëse për çdo njeri normal dhe të civilizuar.

U vranë dhe u plaguan pa asnjë vepër kriminale. Pranë derës së Ademit i cili po i përcillte. Por ata që shtien ishin kriminelet serb me detyrë nga shteti kriminel serb. Ademi ashtu i mavijosur i teri, kishte ardhur në varrimin e Sokolit. Shërbimet sekrete serbe përmes gjendjes shëndetësore të Ademit, rënduar nga dhuna jepnin mesazhin kërcënues për të gjithë 112. shqiptarët , çka do të pësojnë nëse merren me aktivitete të LDK-së.

Shushuritje e ndrojtura të ndonjë shërbëtori të mjerë dëgjoheshin me zë të shterur: “çka nuk shkon, nuk shkon, me shtetet nuk mund të shtyhem”. Të tillë shiheshin vëngër nga të tjerët. Kjo pamje ma shumë së çdo tjetër përmbante një kërcënim për këta njerëz fisnik. Kërcënimi nuk frikonte më askënd, ky akt vetëm sa acaronte dhe forconte reagimin ndaj këtij okupatori.

hqiptarët ishin të vendosur për liri ata ishin të vetëdijshëm së liria nuk vjen pa sakrifica; nuk u ndalën vazhduan më shumë vuajtje, mundime dhe humbje në familje, por lirinë e synuar e fituan me ndihmën e SHBA dhe NATO-s. Kriminelet kurrë nuk u hetuan dhe as nuk u gjetën, jo vetëm para lufte por as pas lufte. As sot e kësaj dite.

Për këto krime duhet të përgjigjët Momqillo Pantiq, Zharko Zariq, edhe Ekrem Bajroviq. Ndoshta këto krime i kanë krye Vesko Raiq me Vllatko Miniq. Varët cilët nga këta i urdhëroj Momo Pantiqi tani më i burgosur për krime lufte në Kosovë. Ai duhet të i tregojë. Ato që ndodhën ndërsa nuk u zbuluan. Mbledhja ishte mbajt në shtëpinë e Osman Dervishajt. Familje e përcaktuar dhe e dëshmuar sa herë e kishte kërkuar mbrojtja e atdheut.

Osman Dervishaj burrë që ishte i gatshëm që të jap çdo gjë për lirinë e Kosovës. Baba i tre dëshmorëve që ranë në vitin 1999 në betejën e Vrellës. Trupin e pa jetë të Abedinit e gjeta në mes të trupave të pa jetë të dëshm,orëve Skender Maraj dhe Bujar Visoqi në qershor të vitit 1999. Janarin i vitit 1992 serbet në Komunën e Istogut filluan më vrasjen e Sokol Mehmetaj dhe plagosjen e Ali Mehmetaj, për të vazhduar më pas me vrasje tjera që ishin vrasje e shkollës shqipe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat