Reçaku kërkon drejtësi, jo vajtorë politikë

Opinione

Reçaku kërkon drejtësi, jo vajtorë politikë

Nga: Kimete Berisha Më: 15 janar 2026 Në ora: 21:07
Kimete Berisha

Serbia i vrau.

Drejtësia e Kosovës dhe drejtësia ndërkombëtare (UNMIK-u dhe EULEX-i)

e mbuluan krimin.

Për gati tri dekada:

asnjë aktakuzë,

asnjë proces gjyqësor,

asnjë përgjegjësi shtetërore për krimet e kryera nga Serbia në Reçak.

Politika e Kosovës e dënon masakrën vit pas viti.

Drejtësia e Kosovës refuzon ta ndjekë penalisht.

- Kosova nuk i heton vrasjet masive.

Pse?

- Kosova nuk i ndjek krimet e dokumentuara.

Pse?

- Drejtësia e Kosovës sillet sikur Reçaku është ngjarje historike,

e jo krim i pandëshkuar.

Pse?

Heshtja e drejtësisë është bashkëfajësi.

Dhe ai burrë nga Reçaku që sot ndërhyri në fjalimet politike për të kërkuar drejtësi...

ai nuk është “plak”, siç e quajnë mediat.

Ai ka emër.

Ka histori.

Ka të drejtë.

Ta quash “plak” është mënyrë për ta çarmatosur moralisht,

për ta nxjerrë nga sfera e drejtësisë

dhe për ta futur në folklor.

Reçaku nuk është folklor.

Është dosje e hapur penale.

P.S.

Presidentja shkoi në varreza me pallto të bardhë.

Pikëllimi ka tjetër ngjyrë.

AUTOKRITIKË

Kujt t’i qahem?

S’kam se kujt t’i qahem.

Pse?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat