Dhembja më e madhe e këtij populli, kur i mungon besimi te vetëvetja

Opinione

Dhembja më e madhe e këtij populli, kur i mungon besimi te vetëvetja

Nga: Dedë Preqi Më: 10 mars 2026 Në ora: 15:38
Dedë Preqi

Ndoshta, të gjithë e menduam se mbas përfundimit të luftës në Kosovë dhe mbas përzërjes së pushtuesit serb, do të përmbushët diçka e rëndësishme apo ajo zbazëti e kahmotshme që ka munguar në këtë vend dhe do të ndërtohen shumë ura dhe rrugë për të kapërcyer pengesat tona shekullore, dhe për ta bërë jetën e njerëzve të kësaj toke dardane të lirë dhe më të mirë.

Edhe pas gjithë asaj të kaluare të hidhur e gjenocidiale që e shkakëtoi Serbia, vendeve ballkanike, në veçanti ndaj popullit boshnjak të Bosnjës dhe popullit shqiptarë të Kosovës, duke shkatërruar gjithçka materiale dhe njerëzore të kësaj qenje, ky lloj mentaliteti akoma nuk ngopët dhe nuk di të ngopët ndonjëherë me veprimet e saj djallëzore, dhe nuk e pranon fare se është fajtore.

Serbia dhe udhëhqësi i saj Aleksandër Vuçiq, para Bashkësisë Evropiane dhe SHBA-ve, sot paraqitet si viktimë, duke u ankuar që ta shpëtojnë nga situatat e tilla, posaqërisht nga politikat e ligjeve të Kosovës, dhe kryeministrit Albin Kurti, si një argument i trilluar i saj, gjëja se edhe serbët e Kosovës, janë të abuzuar dhe nuk munden të integrohen në këtë vend, pëshkak të politikave diskriminuese dhe ligjeve të këtij vendi.

Padyshim, se edhe BE-ja, ka mundur me qenë më serioze ndaj lojrave politike të Serbisë, dhe do të kishte shumë arsye të reagonte për terrorizmin e fundit në Banjska dhe në kanalin Iber-Lepenc, të cilat sulme kanë qenë nën direktivat e Vuçiqit, dhe udhëheqjen e kryeterroristit Milan Radoiçiq, të cilët kriminel sot janë të lirë dhe gëzojnë previlegje të mëdha në Serbi.

Prandaj, populli i vendit tonë, do duhej ti hap më mirë sytë dhe të këndellët më mirë pas gjithë asaj rrëmuje që na shkakëton Serbia, dhe lufta e saj hibride të cilën po e vazhdon edhe sot në veri të Kosovës, përmes Listës serbe dhe veglave tjera serbe që janë në shërbim të këtij regjimi, si edhe lloji i Vulinit dhe shumë të tjerëve, që bëjnë thirrje serbëve të Kosovës, për likuidimin e lidershipit shqiptar, apo duke zbatuar modulin e Izraelit, që bëri ndaj Iranit.

Nëse e shtrojmë pyetjen, se a duhet të merremi vetëm me Serbinë, kur kemi shumë probleme dhe çështje të ndërlikuara brenda përbrenda nga politikat dhe veprimet e lidershipit tonë, të cilat na dalin si hajmalia magjike, jo në shërbim për të na i larguar të ligat e errëta ndaj këtij vendi, por po shërbejnë si ndarje dhe përçarje në mes njëri-tjetrit???.

Prandaj, sikur dhëmbja më e madhe e këtij populli do të ishte mungesa e besimit te vetëvetja, ajo që do ta vlerësonte dhe çmonte këtë popull më së shumti në truallin e vet dardan. Dhe mungesa e besimit te njëri-tjetri, duke kuptuar se nuk mund të mbijetohet vetëm, sepse egoja apo egocetrizmi sjellin shkatërrimin e një shoqërie dhe populli.

Me keqardhje do ta thëmi, se për inate përsonale dhe përçarje ndërpartiake erdhëm deri te kjo surprizë e pa këndshme e pezullimit të Kuvendit. Një mosmarrëveshje për zgjedhjen e presidentit-es, shkakëton edhe pezullimi e punës së Kuvendit, nga Kushtetuesja, për një kohë të caktuar, duke u bazuar nga dekreti i presidentes për shpërndarje të Kuvendit(para kohe), duke ditur se Kuvendi, është institucioni dhe organi më i lartë i një shteti demokratik, që përfaqëson sovranitetin e një populli.

Kosova dhe lidershipi i saj kosovar nuk duhet të hamendet se si të orientohet, sidomos aty ku do ta gjente mbështetjen më të fuqishme nga vullneti i popullit të vet dhe bazën për të mbijetuar si shtet i lirë dhe sovran, në bashkëpunim me SHBA-të, dhe aleatët e saj.

Shoqëria e jonë dhe elita e saj politike në Kosovën dardane, ka shumë nevojë ta kuptojë njëherë e përgjithmonë, se përveç që ka shumë përballje dhe përgjegjësi para popullit të vet, ka shumë nevojë për mirëkuptim dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, sepse dashuria që krijojmë në mes veti, do të ishte ushqimi më i shëndetshëm, që do të na mbante dhe bashkonte në jetën e përditshme edhe si komb edhe si njerëz të denjë të këtij vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat