OKB seancë mbi rrëzimin e kërkesës së SPAK nga Rama, mbi imunitetin e Ballukut!

Opinione

OKB seancë mbi rrëzimin e kërkesës së SPAK nga Rama, mbi imunitetin e Ballukut!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 13 mars 2026 Në ora: 10:23
Edi Rama, Belinda Balluku

Balluku, çfarë i bëri Shqipërisë. Ajo jo vetëm që e ka tronditur Ramën, po edhe e ka çoroditur fare. Në momente të caktuara po e humb kontrollën logjike, psikike dhe trupore mbi veten. Pon shan e bërtet, si një i çmendur.

 Pasi e kishte marr sado pak veten, kishte vendosur të blinte sa më gjatë kohë. Por kot më kot, gjërat nuk erdhën duke u qetësuar. Balluku me korrupsionin e saj megaloman, po shpërthen dita ditës si një vullkan, duke e përhap llavën edhe drejt PS. Ramës më në fund iu desh të reagonte.

 Po t´ia dorëzonte Ballukun drejtësisë, e dinte se edhe vetë ndodhej në të njëjtin kazan. I vinte inat, të binte para Vuçiqit. E organizoi PS së bashku me parlamentin që ta rrëzonte kërkesën e SPAK, mbi arrestimin e Ballukut. Tash lufta po merr edhe dimensione ndërkombëtare. Rama ose do shpëtoi së bashku me Ballukun, ose do të fundoset së bashku me te.

Ai e hodhi topin i pari, në fushën e betejës. Tash i mbetet Opozitës dhe bashkësisë ndërkombëtare, që ta fillojnë lojën. Kjo lojë nuk do të jetë aspak e lehtë.

 Rama po shpreson se bashkësia ndërkombëtare është e nxënë me luftën e Iranit, Ukrainën, shtrenjtimin e naftës, dhe pasojat e krizës së përgjithshme që mund ta përfshijnë mbarë globin.

Shpëtimi i Ramës, po duket se është i lidhur me fatin e Mullave. Sa gjatë që arrijnë të qëndrojnë ata, edhe Rama do mbetet në këmbë. Ai tash në Malin e Tomorit po lutet, që Mullat mos të dorëzohen.

 Po kapitulluan Mullat, i tërë perëndimi do ti orientoi sytë drejt Tiranës, se si Rama, nga një profet me mjekër të bardhë, i shpalli luftë drejtësisë. Gjërat po shkojnë drejt konfrontimit.

Është krijuar situatë destabilizuese. Opozita ka arsye të reagoi tash e tutje edhe më fuqishëm. Perëndimi jo që s´do të ketë mëshirë ndaj Ramës, por do të kërkoi llogari prej tij.

Ramës nuk do t´i mbetet tjetër, përpos të bëhet një me forcat e rendit dhe ushtrinë. Do të thirret gjoja në rend dhe kushtetutë. Deti u bëftë kos, mund të thotë. Postin nuk mund ta dorëzoi. EU dhe të tjerëve do t´u sqaroi se fjala është vetëm për 200 milion euro, për të cilat po i bihet në qafë Ballukut. Ajo atë shumë do ta kthej mbrapa.

Vjosa tha se nuk është pejgambere që mos të gaboi. Duhet ta dini se ne jemi ende vend Ballkanik. Për atë unë po insistoi që të na fusni sa më parë në EU, në mënyrë që mos të ballafaqohemi me probleme të tilla. Për këtë unë, pa zhurmë (në fshehtësi) iu drejtova edhe EU, së bashku me vëllain tim Vuçiqin, me programin tonë të përbashkët të përfaqësimit në EU.

 Ju do të ishte mirë të merreni me korrupsionin në shtëpitë tuaja, e mos të merreni me Shqipërinë e Serbinë, do tu drejtohet Rama ndërkombëtarëve, nëse i bien në qafë.

Mars - Rover (Satirë)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat