Xhelozia në politikë, shpesh me reagime emocionale dhe irracionale, në shumicën e rasteve paraqet një formë rivaliteti të dinamikes së egër në pushtet, e cila aspak nuk ia vlen dhe nuk është një element frytdhënës që duhet të ketë për qëllim motivimin pozitiv të rinisë, pra të ardhmërinë e të gjitha gjeneratave të reja.
Gjynahi i Zotit për të ardhmen e rinisë, më shumë se 90% shqiptarë të Shtetit tonë Kosovë Dardani, që për të të vendoset me taktika të bixhozit!
Çdo fjalim i takimit vjetor shërben qëllimisht për të bashkuar grupe të ndryshme shoqërore dhe për të diskutuar sfidat e ardhshme me qëllim të forcimit të demokracisë përmes dialogut.
Presidenti ose presidentja promovon shkëmbimin mes shoqërisë civile, politikës dhe biznesit, ku diskutohen sfidat kryesore si:
Arsimi
Ekonomia
Siguria sociale
Me këtë rast, synohet të gjendet kohë për zgjidhje dhe kompromise, dhe për të pranuar dhe forcuar mendime të ndryshme të shoqërisë përmes takimeve me tërë grupin diplomatik shtetëror.
Në mbledhjen e fundit për vitin 2024, presidentja për çudi përdori një formë retorike të papërshtatshme (kështu ishte mendimi im), të cilën mund të quaj „ashpër laterale“, e fokusuar në një drejtim që vetëm ajo e dinte kujt iu drejtohej në momentin e fjalës së saj. Ndërkohë, siç dihet, kreu i shtetit – presidenti ose presidentja – përfaqëson vendin brenda dhe jashtë tij.
Gjithashtu, presidentja mishëron unitetin kombëtar.
Ajo vepron mbi çështjet e përditshme politike dhe nënshkruan ligje. Praktikisht, roli i presidentit ose presidentes është më shumë përfaqësues dhe integrues sesa politik i pushtetit.
Që prej fillimit të legjislaturës së vitit 2021 deri në mbledhjen e fundit të vitit 2024, tandemi udhëheqës politik i vendlindjes sonë humbi „shkëlqimin“ e parë, dhe që prej atëherë dezorientimi dhe disbalancimi lateral morën rrugën e tyre, sipas fokusit të planifikuar, me ose pa qëllim nga vet presidentja.
Që atëherë, me një qëndrim naiv dhe ndoshta pa qëllim, presidentja VOS filloi ta anashkalojë ose të „harrojë“ se përkrahja e saj nga shumë burrështetas dhe grash të shquara botërisht, si presidente e një shteti në shtetformim (ende nën marrëveshjen e 9 qershorit 1999, nënshkruar nga Gjenerali Michael Jackson me RFJ-në dhe miratimin e Rezolutës 1244 të OKB-së), i ishte dedikuar shtetit tonë Kosovë, i cili domosdoshmërisht ka nevojë për ekspozim dhe promovim nga shumica e shteteve të botës, duke mos e anashkaluar intelektin dhe talentin e saj.
Mirëpo, qëllimi kryesor i ndërkombëtarëve si SHBA, BE dhe më gjërë është afirmimi i vendlindjes sonë si shtet funksional, parlamentar dhe pluralist, jo simpatia apo antipatia ndaj presidentit/es VOS apo kryeministrit AK.
Rrespekti ndaj postit nuk ka të bëjë me personat që e mbajnë atë. Ky aspekt duhet të vlerësohet, në mënyrë që populli të mos përqendrohet në „kush gëzon më shumë autoritet“ nga ndërkombëtarët, por të kuptojë se shteti i Kosovës Dardani është dhe gjithmonë duhet të jetë numer një.
Në analizën e vizitave politike, veçanërisht të presidentes, shihet një „anashkalim“ i shtetërorëve ndërkombëtarë lidhur me Rezolutën e 9 qershorit 1999, shpesh për të injoruar situatën politike STATUS QUO të vendit, e cila i ka sjellë dëme ekonomike dhe politike afatgjata.
Ky qëndrim, megjithë qëllimin e mirë të ndërkombëtarëve, ka shkaktuar konfuzion tek popullsia, veçanërisht tek ata që kanë përjetuar vuajtjet e viteve ’80, ’90 dhe 2000-ta, duke e bërë çështjen e vendlindjes një „rëndësi të dorës së dytë“.
Në këtë mënyrë, ndihet një „frymë hibride“ e përçarjes, e cila dominohet nga sharje, fyerje dhe urrejtje, gjithnjë në kërkim të „fajtorit“, sikurse është tradita e armikut tonë serb fashistoid.
ÇFARË PARADOKSI SHEKULLOR!
Me gjestin e fundit, presidentja filloi të dalë „nga vetja“, të marrë krahë për „të fluturuar“ me krenari të tepruar, duke i dhënë prioritet lakmisë për pushtet, një veti e paskrupullt dhe potencialisht fatale, pasi pasuria e fituar mbi kurrizin e të tjerëve është mëkat dhe gjynah, që tejkalon kompetencat morale dhe shpirtërore.
P.S.
Rrespekti ndaj vendlindjes dhe presidentit/es së shtetit tonë Kosovë Dardani duhet të jetë gjithmonë parësor dhe falenderimi shpirtror ndaj tyre reflekton respektin për popullin. Presidenti ose presidentja është mishërimi i unitetit kombëtar presidencial.
ZOTI PËRGJITHMONË E BEKOFT SHTETIN TONË KOSOVË DARDANI! 🙏